Alsat 2019-08-22T17:50:26+02:00 Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni po zhvillohet në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës. Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra. Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për shkak të dyshimeve se mund të ketë më shumë persona të involvuar. Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka…
Author: almakos
Anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Resul Sinani, ishte i ftuar në emisionin Frontal në T7. Ai ka folur për aderimin e tij në AAK, por edhe për sulmin që PDK’ja i ka bërë të enjten ekipit të T7.Sinani ka thënë se incidente të tilla nuk duhet të ndodhin në një shtet të lirë dhe demokratik. Ai ka shtuar se politika duhet të qëndrojë larg mediave. “Konsideroj që incidente të tilla nuk duhet të ndodhin, një situatë e tillë nuk duhet të jenë në një shtet demokratik dhe të lirë, për mua kjo është një incident…
Me shumicë votash sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vendosur që të shpërndajnë legjislaturën e VI-të, duke i hapur kështu rruge zgjedhjeve të reja të parakohshme nga ku do të dalin institucionet e reja.Fundi i muajit shtator apo fillimi i tetorit, saktësisht datat 29 shtator dhe 6 tetor, janë dy datat të cilat janë përfolur si të mundshme për organizimin e zgjedhjeve të reja. Megjithatë një gjë e tillë tashmë është në dorën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka njoftuar sot se menjëherë do të fillojë procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme. “Brenda…
Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes liderëve botërorë të G7, tha një zyrtar i lartë evropian për Reuters.Shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara dhe industrializuara te globit do të takohen këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz. Formati, i njohur dikur si G8 e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit. Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë…
Ilustrim Alsat 2019-08-22T17:04:58+02:00 Një zjarr i madh pyjor shpërtheu sot në afërsi të turbinave me erë në Bogdanci, por për shkak të terrenit të vështirë tani për tani nuk mund të intervenojnë njësitë zjarrfikëse. Lajmin për MIA e konfirmoi kryetari i komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov i cili kërkoi që të intervenohet me kanaderë për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe dhe sipas informacioneve nga kryetari i komunës Shapov, po digjen pyje të ulëta në rreth 400 deri në 500 metra nga turbinat e erës. Zjarri mund të vërehet edhe…
KEDS-i njofton se disa vende do të mbesin pa rrymë për një kohë të caktuar.KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet dhe punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, gjatë ditëve të ardhshme disa vende do të mbesin pa rrymë, përcjell lajmi.net. Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet 23.08.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1. TS 35/10kV Malisheva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mirusha (Kodi: 82082002) prej orës 11:00 deri në ora 13:00 . Vendet: rr.603 Adem Jashari (1 konsumator), rr.Imer Krasniqi (7 konsumatorë), rr.605 Hamdi Berisha (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1…
Kompania që dikur ishte më profitabilja në vend veçse ka filluar procedurat e privatizimit. Telekomi i Kosovës tashmë ka një afat prej pesë muajsh, ku do të vuloset fati i saj, e kjo po ndodhë në kohën kur Kosova ka një qeveri në detyrë, e kompania po përballet me humbje të mëdha e kërcënime që po i vijnë nga borxhet milionëshe. Sidoqoftë iniciativa e tillë, që është e treta me radhë po kundërshtohet nga sindikata me arsyetimin se po “zhvendoset vëmendja nga plaçkitja që ka bërë Z-Mobile” e nga disa parti politike, derisa po shihet me dyshim edhe te udhëheqësit…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për „Zërin e Amerikës“ ka deklaruar se propozimi i tij për këmbim të territoreve nuk është pranuar nga askush në bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka zbuluar skenarët që i ka folur në Washington.Duke folur pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë tjerë të State Departamentit, Vuçiq ka thënë se „ju e dini çfarë kam ofruar kohë më parë, por askush në botë nuk e deshti këtë, as shqiptarët nuk e deshtën…“. Madje Vuçiq, në kontekst të kësaj, ka thënë se shërbime të ndryshme sekrete të botës kanë gjetur në…
Mëngjesin e sotëm ekipi i Televizionit 7 janë sulmuar nga sigurimi i kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit. Gazetari dhe kameramani janë nxjerrë me dhunë nga lokali ku po qëndronte Veseli. E Për këtë sulm, Prokuroria Thmelore e Prishtinës ka nisur hetimet, shkruan Gazeta ExpressIshin duke e kryer punën e tyre të raportimit para nisjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Por, në momentin që tentuan t’i afrohen Veselit, gazetari Mirlind Behluli dhe kameramani Raif Selimi u sulmuan nga sigurimi i Veselit. Gazetari Behluli u sulmua me grushte pas kokës nga sigurimi i Veselit. E për këtë, Prokuroria ka nisur hetimet.…
Alsat 2019-08-22T16:15:04+02:00 Të gjitha partitë politike në vend me qëndrime të ndryshme për rastin “Reket”. Për njërën palë, funksion shteti juridik ndërsa për palën tjetër, e tërë kjo është vetëm teatër i kulluar. Edhe sot kanë vazhduar përplasjet partiake mes pushtetit dhe opozitës. Në njoftimin partiak të LSDM-së thuhet se shteti juridik funksionon dhe se askush s’është mbi ligjin. [embedded content] Ngjarjet e fundit tregojnë se askush nuk është mbi drejtësinë dhe se secili do të japë përgjegjësi për veprimet e bëra. Si edhe deri më tani, LSDM inkurajon dhe fton të gjitha institucionet kompetente të vazhdojnë me hetim të…
Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të ministrisë për këtë vit.Ministrja Zivic, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon. Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast…
Alsat 2019-08-22T15:54:06+02:00 Këshilli i Prokurorëve Publik sot ka dërguar kërkesë tek Kryeprokurori i shtetit Lubomir Joveski dhe Shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Vilma Ruskovska, për të dhënë sqarime lidhur me statusin e kreut të PSP-së Katica Janeva. Edhe pse mbrëmë pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Janevën, Ruskovska tha se do ta njoftojnë Këshillin gjatë ditës, nga Prokuroria Themelorja thanë se raporti është duke u përgatitur për tu dërguar nesër. Duke pasur parasysh që gjatë procedurës para hetimore dhe hetimore nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion janë marrë një seri…

