Alsat 2019-08-22T14:30:58+02:00 Avokati i prokurores speciale Katica Janeva, Stevan Pavlleski ka deklaruar se grumbullon dokumentet e nevojshme dhe se deri në mbrëmje do të dorëzoj ankesë deri tek Këshilli Penal për masën e paraburgimit. Masën e paraburgimit mbrëmë vonë e caktoi gjykatësi i procedurës paraprake Sead Rexhepagiq duke pasur për bazë, rrezikun nga arratisja, përsëritjen e veprës dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve. Loading…
Author: almakos
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë edhe hapin e fundit si kryeparlamentar duke e nënshkruar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, raporton Gazeta Express.Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut vetë Veseli, derisa ai ka shkruar se ka marrë iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarje. “Si Kryetar i Kuvendit i kam marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për…
Presidentit i Kosovës përmes një komunikate për media është deklaruar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.Thaçi ka deklaruar se shpërndarja e sotme e Kuvendit përshpejton hapat për organizimin e zgjedhjeve. “Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re”, deklaron Thaçi. Thaçi është shprehur se në bazë të kompetencave kushtetuese shumë shpejt do të marr vendim për shpalljen e zgjedhjeve. “Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje…
Alsat 2019-08-22T14:10:44+02:00 Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva, mëngjesin e sotëm nën shoqërim të policisë nga Burgu i Shutkës u nis drejtë Gjevgjelisë për të marrë pjesë në varrim të nënës së saj e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Megjithatë raportohet se Janevës i është lejuar vetëm të përshëndetet me nënën e saj në morgun e varrezave të qytetit, por jo edhe t’i bashkëngjitet kortezhit funeral. foto e huazuar nga www.slobodenpecat.mk Loading…
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër I.B., ish – drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” .Sipas aktakuzës, i akuzuari I.B., prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, të përcaktuara me ligj. Kjo gjykatë njofton se ai brenda periudhës kohore të cekur më…
Prej disa ditësh pyjet e Amazonës i kanë kapluar vatra të mëdha zjarri, duke bërë që ngjarja dhe dëmet të marrin përmasa serioze.Vatrat e zjarrit po përpijnë me ritme të frikshme pyjet e shiut në Amazonë, e sipas shkencëtarëve kjo fatkeqësi natyrore, do të na i vështirësojë ‘luftën’ ndaj ndryshimeve klimaterike. E cilësuar si mushkëria e botës, pasi pyjet e shiut në Amazonë prodhojnë 20% të oksigjenit, shkrumbimi i tyre po krijon një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit, aq më tepër kur ngohja globale është kthyer në një problem tejet shqetësues vitet e fundit. The Amazon Is on…
“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të rritesha pa baba. Dhe bëhet më e vështirë çdo vit,”-tha Julia Yllescas për CNN.Komandanti ushtrisë Robert Yllescas nuk u kthye më në shtëpi pasi shkoi në Afganistan kur Julia ishte 7 vjeçe. Dhe adoleshentja nisi vitin e fundit të shkollës së mesme në Alaska vendosi të krijonte një imazh prekës në nder të babait të saj. Ajo redaktoi foton e saj duke vendosur një imazh engjëllor të Robert, ku ai kishte dalë në fotografi para vdiste. Babi i Julias u plagos pas shpërthimit të një pajisje të improvizuar në Afganistan në vitin 2008. Ai…
Nesër takohen grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike. Takimi vjen me kërkese të VMRO-DPMNE-së opozitare pas zhvillimeve te dy ditëve te fundit. Ketë e konfirmuan edhe nga Qeveria. Ora e takimit nuk dihet akoma. The post Ekskluzive: Nesër takohen grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike appeared first on ALSAT-M.
Bashkimi Evropian në Kosovë ka përgëzuar Kuvendin që shkoi, për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.BE thotë se ky vendim siguron se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim e punësim. “Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e IPA 2018, marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian në Kosovë. [embedded content]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një shkrimi në Facebook ka uruar qytetarët për shpërndarjen e Kuvendit.“Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit”, ka shkruar Kurti. Ai ka thënë se kjo qeveri ishte krijuar me një shumicë minimale prej 61 deputetëve, dhe se kështu arriti të mbahej mezi në këmbë. “Në njërën anë, kjo ishte qeveria më e madhe e pasluftës, me 5 zëvendës kryeministra, 21 ministra e 80 zëvendës ministra, kurse, në anën tjetër, kryeministri kishte dyfish më shumë parti në koalicionin qeverisës sesa deputetë të partisë së tij në Kuvend. Kjo nuk ishte…
Deputeti i deritanishëm, Milaim Zeka, ka treguar se pse ka votuar sot kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke thënë se kështu e ka shprehur protestën e tij.“Sepse jam kundër krejt këtyre qe e kanë sjellë në këtë gjendje vendin. Hapini sytë, mendjen, shpirtin dhe dijeni se ke e votoni. Mos t’ua blejnë votën tuaj me 20-50 euro. Mos votoni kundër të ardhmes së fëmijëve tuaj”. “Spitale s’ka, duhet të shërohemi në Shkup, Turqi apo Beograd. Nuk kemi asgjë në këtë vend që të themi ‘mashallah’”. “Kjo është forma e protestës sime. Kur krejt koalicioni e bojkotonte çdo seancë, unë isha prezent.…
Bilall Sherifi nga radhët e Nismës ka thënë se tashmë kanë vendosur që të mos hyjnë në koalicion me partitë e mëdha LDK-në, Vetëvendosjen apo PDK-nëSherifi ka thënë se Avdullah Hoti harroi të falënderojë Ramush Haradinajn që e çoi vendin në zgjedhje, pasi sipas tij opozita s’do të mund të bënte një gjë të tillë asnjëherë. “Hoti si përfaqësues i LDK-së në krejt fjalimin e tij harroi ta falënderojë kryeministrin Ramush Haradinajn, që përmes dorëheqjes së tij mundësoi shkuarjen në zgjedhje, se sa për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen vendi s’do të shkonte në zgjedhje hiq deri në ditën e fundit…

