Alsat 2019-08-22T20:36:19+02:00 Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së sotme të Këshilli Qendror të LSDM-së ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv. Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv/ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska. Zv/ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv/ministri i ri i Ekonomisë. Kreu i ekzekutivit, Zaev mes tjerash informoi se Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv/ministër për Sistem Politik./Alsat [embedded…
Author: almakos
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar ndaj qarkullimit në rrjete sociale të një postimi, nga një llogari e njohur për ne, ku personi në fjalë pretendon se është i angazhuar si asistent në UP. Pas përmasave që mori ky lajm i rremë, Zyra për Çështje Akademike në UP konfirmon se personi në fjalë nuk është i angazhuar në asnjë pozicion ligjërimi në Universitetin e Prishtinës.“Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinionin publik, informoheni që Universiteti i Prishtinës aktualisht është në pushim kolektiv. Rrjedhimisht, gjatë kësaj periudhe nuk është marrë asnjë vendim lidhur me angazhim të stafit…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj veçse ka filluar fushatën e tij “100 për qind shtet”. Premtimi i radhës i tij ka të bëjë me pagat.Haradinaj thotë se do të rriten pagat minimum 10 për qind për çdo vit, transmeton Gazeta Express. Ai ka përmendur zhvillimet që, sipas tij, i ka kryer gjatë dy vjetëve qeverisje. Në Viti thotë se ka pasur investime kapitale 6 milionë euro. Shkrimi i plotë i Haradinajt: Pagat do të rriten minimum 10% çdo vit! Vizioni i Aleancës u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në…
Ish-deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në VV përveç Albin Kurtit nuk ka dhe as nuk do të ketë kandidat tjetër për Kryeministër.Ai këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se edhe kundërshtarët tjerë politikë e respektojnë kandidaturën e Kurtit për Kryeministër. “Kemi punuar për këtë mundësi dhe gjithsesi se e kemi pritur si një mundësi të ndryshimit të kursit të shtetit dhe si një mundësi e shpëtimit nga një gjendje shumë e rēndë të krijuar në Kosovë”. “VV nuk gjendet as në befasi dhe as e papërgatitur që vendi…
Policia e Kosovës ka intervistuar sot një ish-zyrtar komunal në Mitrovicë dhe një zyrtare të njërës nga drejtoritë e komunës.Zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani ka konfirmuar për Gazetën Express se të dy janë intervistuar mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës. “Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani. Ai tutje ka treguar se të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Express/
Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija edhe njëherë ka parashikuar për koalicionet e mundshme. “Tik tak Ciu ciu”, është statusi që ai ka postuar në Facebook, duke paralajmëruar koalicionin ndërmjet dy partive të mëdha. “Tik tak”, është sllogani që po e përdor LDK, derisa “Ciu ciu”, është shprehje që Kadri Veseli e ka përfor vazhdimisht në përplasjet me deputetët e LDK-së. Haraqija këtij statusi ia ka bashkangjitë llogon e Listës Rugova, duke paralajmëruar rikthimin në skenë të kësaj partie.
Alsat 2019-08-22T19:12:39+02:00 Arrestimi i Katica Janevës, prokurores speciale e dyshuar për rastin “Reketi” dhe shqiptimi i paraburgimit 30 ditësh, ka mbledhur organet më të larta të LSDM-së nën drejtimin e kryeministrit Zoran Zaev. Kreu i qeverisë paraprakisht ka thënë se çdo kush që mund të ketë gabuar do të përgjigjet para ligjet. Burime brenda LSDM-së konfirmojnë për Alsat se Kiril Kolemishevski do të jetë zv/ministër i ri i Ekonomisë., ndërsa pritet që Nina Angellovska të propozohet si ministre e re për Financa. [embedded content] Loading…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se dëshiron që Rusia të kthehet në takimet e Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara të botës, edhe pse ende kontrollon gadishullin e Krimesë. Moska u nxorr nga grupi G-7 për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014. Krimeja ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Ukrainës.Ndërsa udhëheqësit e G-7-ës shkojnë në qytetin bregdetar francez të Biarritzit në Atlantik për takimin e tyre vjetor këtë fundjavë, Presidenti Trump tha se do të kishte kuptim që Presidenti rus Vladimir Putin të ishte përsëri pjesë e grupit. “Është një votë për atë që tani është…
Prefekti i qytezës gjermane Grafenwoehr, Edgar Knobloch, thotë se nuk beson që presidenti i SHBA-së Donald Trump do të përmbushë kërcënimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Gjermania.Në këtë qytezë ndodhet njëra nga bazat më të mëdha amerikane në Evropë. “Askush këtu nuk beson në atë (që thotë Trump). Ka shumë pak pohime të tilla”, tha Knobloch. Në qytezën, e cila dikur ishte pranë kufirit me ish-Gjermaninë Lindore, janë të stacionuar më shumë se dhjetë mijë ushtarë amerikanë. Baza ushtarake amerikane është edhe punëdhënësi më i madh në rajon dhe ka të punësuar më shumë se tre mijë civilë gjermanë.…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar vdekjen e Hamza Bin Ladenit, djalit të themeluesit të grupit, Al-Kaida, Osama bin Laden.“Kështu kam kuptuar unë”, ka thënë Esper në një intervistë për Fox News, kur është pyetur nëse Hamza Bin Laden është i vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. “Nuk kam detaje për këtë rast. Edhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt nëse do të mund t’i ndaja me ju”, ka shtuar ai. Mediat amerikane kanë raportuar në fillim të muajit gusht se bin Laden është vrarë në dy vjetët e fundit në një operacion që ka përfshirë…
Dhjetëra persona është raportuar të jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga disa vetëtima që janë shkrepur bashkë me një stuhi të papritur në male, në jug të Polonisë.Vetëtima është thënë të ketë goditur një grup turistësh në malet Tatra. Disa media polake kanë thënë se një fëmijë ka qenë në mesin e viktimave. “Kanë ndodhur disa vdekje në zona të ndryshme në malet Tatra”, ka thënë për gazetarët, shefi i shërbimit të shpëtimit në male, Jan Krzysztof. Katër helikopterë me ekipe të shpëtimit janë dërguar në këtë zonë, kanë raportuar mediat lokale.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.Gashi tha se LDK-ja pritet që nesër të marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim të tetorit. “Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të këtë disa vendim. Njëri pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re dhe po ashtu do të ketë debat dhe diskutime se si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që nesër do të kemi një vendim dhe normalisht do të autorizohet kryesia…

