Author: almakos

Punëtorët e ndërtimit në Aeroportin e Ri të Stambollit, projekti më i madh i Republikës së Turqisë, organizuan një paradë të kamionëve për 564 vjetorin e pushtimit të Stambollit.Një total prej 1,453 kamionësh morën pjesë në kortezhin në Aeroportin e Ri të Stambollit që shënoi pushtimin e Stambollit në vitin 1453. Rreth 3,000 personel ishin të përfshirë në shfaqje e cila zgjati një orë e 47 minuta. Përgatitjet për sfilatën zgjatën 7 orë.

Lexo më Shumë

Angus Barbieri e mbanë rekordin botëror për grevën më të madhe të urisë e cila zgjati 382 ditë.Edhe tani shkencëtarët nuk e kuptojnë ende se si ai mundi të jetoj pa ushqim për një kohë kaq të gjatë pa e dëmtuar vetën e tij. Shumica e shkencëtarëve janë të bindur se heqja dorë nga ushqimi për më shumë se 40 ditë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin tonë. Ne e gjetëm këtë raste të jashtëzakonshëm, raporton “Bright Side” dhe kemi pyetur se cilat ishin arsyet e këtij njeriu që ka bërë një gjë shumë të rrezikshme dhe si…

Lexo më Shumë

Është arritur koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, mëson Gazeta Express.Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli. Nje gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbylllur edhe punën e Nismës për Kosoven, duke mos lëne shume hapësirë per koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes. Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverrinë e drejtuar nga AAK. Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orë 02:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnasellë.Në aksident ka qenë e përfshirë në motoçikletë, ngasësi i të cilës 31 vjeçar ka humbur jetën. Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj në fshatin Llapnaselle. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti. Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën…

Lexo më Shumë

Brukseli ka marrë hapa konkret për mbrojtjen e bizneseve të veta kundër sojit të Apple dhe Alibaba.Zyrtarët e BE’së duan që të krijojnë një fond prej 100 miliardë eurove që t’u mundësojë “kampionëve europianë” konkurrimin me rivalët kinezë dhe amerikanë siç janë Google, Apple dhe Alibaba. Propozimi është vetëm një ndër planet radikale që Komisioni Europian dëshiron të fusë në agjendën e presidentës së re, Ursula von der Leyen, mandati i së cilës fillon me 1 nëntor. An Apple logo is displayed at store in Shanghai on May 10, 2019. (Photo by HECTOR RETAMAL / AFP) (Photo credit should read…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve.Ai ka shkruar në Facebook se në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar. “E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit. Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar ai. Sipas Mustafës,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-23T08:22:40+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet gjykimi për lëndën Titanik të Prokurorisë Speciale Publike. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së anëtarit të Trupit gjykues, gjykatësit Ognen Stavrev. Lënda, të cilën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova, gjendet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë rreth 4.850 nga mbi 5.900 dëshmi të propozuara materiale nga PSP-ja. Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq,…

Lexo më Shumë

Daut Haradinaj në një debat televiziv është zotuar se Kulla dhe Çakorri do të mbeten të Kosovës.Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës. “Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini. Edhe sekretari organizativ i PSD -së Dardan Molliqaj…

Lexo më Shumë

Është aksidentuar zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka. Mediet kosovare raportojnë se zv.ministri i Brendshëm është përfshirë në një aksident, ditën e djeshme.Ndërkohë, vetë Zeka ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.

Lexo më Shumë

Blerta Deliu-Kodra, ish-deputete e PDK-së, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të dalë e para.Sipas saj, PDK-ja s’do të dalë në opozitë, por do të udhëheqë qeverinë. “Ne jemi të bindur në plotni që PDK do të jetë fituese, e para në zgjedhje. Këtë e konfirmojnë qytetarët e Kosovës. Të rinjtë e të rejat që po i bashkohen Dekadës së Re. Sapo kemi përfunduar zgjedhjet e brendshme. Jemi të përgatitur. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe konsideroj gjithsesi se jemi subjekti me fuqinë më të madhe, presim legjitimitet të ri. Kosova ka nevojë për legjitimitet për…

Lexo më Shumë

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i Mitrovicës Jugore- Agim Bahtiri.Bahtiri i cili drejtimin e kësaj komune e mori në vitin 2017, i ka deklaruar 4 shtëpi. Sipas tij tre nga këto i ka të trashëguara nga prindërit kurse tjetrën nga kredia e marrë në bankë gjatë vitit 2008. Bahtiri posedon edhe tokë bujqësorë të trashëguar nga prindërit që nga viti 1961, vlera e të cilës kap shumën 6,200,000.00 euro. Tutje, i pari i Mitrovicës Jugore ka të deklaruar edhe një veturë të blerë “Audi Q7”, në vlerë prej 10.000,00 euro. Ai ka treguar…

Lexo më Shumë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjella me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t’i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.

Lexo më Shumë