Ilustrim
Alsat 2019-08-22T17:04:58+02:00
Një zjarr i madh pyjor shpërtheu sot në afërsi të turbinave me erë në Bogdanci, por për shkak të terrenit të vështirë tani për tani nuk mund të intervenojnë njësitë zjarrfikëse.
Lajmin për MIA e konfirmoi kryetari i komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov i cili kërkoi që të intervenohet me kanaderë për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe dhe sipas informacioneve nga kryetari i komunës Shapov, po digjen pyje të ulëta në rreth 400 deri në 500 metra nga turbinat e erës.
Zjarri mund të vërehet edhe nga rruga Strumicë-Vallandovë nga qafa “Kodra e Vallandovës” (Vallandovsko brdo).
Loading…



