Alsat 2019-09-27T15:47:16+02:00 Zoran Milevski – Kiçeec do të vendosë nëse dëshminë e tij para Vilma Ruskoskës do t’ua japë për ta parë avokatëve të Boki 13 dhe Katica Janevës. Avokati Aleksandar Novakovski, i cili përfaqëson Kiçeecin, shpjegon se udhëzimet se si do të ndërtojnë mbrojtje vijnë nga klienti i tij. Në mënyrë plotësuese, sipas tij, mbrojtja nuk ka pse të jetë identike me çdo kusht për të gjithë të dyshuarit në “Reket”. Avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës reaguan ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë së Krimit të Organizuar për t’u siguruar atyre qasje në të gjitha provat, përveç në…
Author: almakos
European Union and Macedonia. The concept of relationship between EU and Macedonia. Alsat 2019-09-27T15:42:36+02:00 Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar perspektivën e afërt të vendit në procesin e euro-integrimit. Autoritetet në Shkup, pas vendimit pozitiv të Gjermanisë, presin vendimin e Francës e cila gjatë periudhës së kaluar ka qenë skeptike për procesin e zgjerimit të BE-së. I sapokthyer nga Berlini ku ishte prezent në marrjen e vendimit të Bundestagut për Maqedoninë e Veriut, zv. kryeministri Bujar Osmani për emisionin 360 gradë i cili do të transmetohet sonte në Alsat, deklaroi se vendimi i tetorit do të…
Alsat 2019-09-27T15:38:11+02:00 Godina ku pritej të vendoset administrata e Qytetit të Shkupit do të shihet. Sipas Petre Shilegovit, objekti në fjalë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë të punësuarit. Nga gjithsej 650 të punësuar, objekti ka vend vetëm për gjysmën e tyre apo për 350 punonjës. Përveç kapacitetit, për Shilegovin kontestues është edhe lokacioni i saj rreth bregut të Vardarit, duke vlerësuar se vendi i qytetit duhet të jetë në qendër. Le të fillojë procesi, të shohim nëse e shesim, ta shohim nëse ka të interesuar. Pastaj me fondet që do t’i sigurojmë, do të sigurojmë një zgjidhje…
Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor në Kosovë dikush po do t’i shfrytëzojë për të përfituar para. Kosovarët kanë filluar të japin oferta për shitje të votës, përmes faqeve që përdoren për shitblerje në internet. Nuk dihet nëse është shaka apo e vërtetë, mirëpo qytetarët kanë caktuar edhe çmimet për votën e tyre, e kjo varion edhe nga subjekti politikFlorim Shkreta nga PDK’ja kishte mbajtur 6 muaj burg nën akuzën se kishte vjedhur vota në zgjedhjet e vitit 2017. Madje për këtë ai kishte thënë se është ndjerë mirë, pasi sipas tij është mirë të shkosh…
Alsat 2019-09-27T15:29:56+02:00 Pothuajse të gjithë hotelierët, pronarët e restoranteve dhe kafenetë përskaj liqenit të Ohrit në Kaneo kanë filluar t’i heqin platformat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ata kishin hyrë madje disa metra në Liqenin e Ohrit. Pasi inspektorët komunalë me ndihmën e policisë dhe ekipet e shërbimeve publike arritën këtë mëngjes për të filluar aksionin e prishjes, pronarët kërkuan që ta bëjnë vetë këtë. Disa prej tyre më pas filluan t’i përzënë gazetarët. Për këtë shkak, Alsat aksionin e xhiroi nga një varkë në liqen. Qytetarët me të cilët biseduam kanë mendime të ndara rreth aksionit. “Unë mendoj…
Alsat 2019-09-27T15:19:57+02:00 Gjykimi për rastin “Thesari”, është shtyrë për të hënën, për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Sasho Mijallkov. Raport i një specialisti është dorëzuar në gjykatë nga avokati i tij, Ljupço Shfërgovski. Ish shefi i policisë sekrete është i sëmurë, ka ethe dhe probleme me stomakun. Lënda është në fazën e procedurës së dëshmisë dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve. Në rastin “Thesari”, Mijallkov akuzohet për blerje të paligjshme të pajisjeve për Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ku janë përvetësuar më shumë se 800.000 euro. Loading…
Administrata amerikane tha se planifikon të lejojë vetëm 18.000 refugjatë të strehohen në Shtetet e Bashkuara, në vitin fiskal 2020. Ky është numri më i ulët në historinë e programit të refugjatëve.“Barra aktuale për sistemin e imigracionit amerikan duhet të lehtësohet para se të jetë përsëri e mundur të pranojmë një numër të madh të refugjatëve” tha Departamenti i Shtetit, në një deklaratë. Në të njëjtën kohë, presidenti, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv duke thënë se administrata e tij, do të kërkonte miratimin e qeverive shtetërore dhe lokale për të sistemuar refugjatët në komunitetet e tyre. Çështja e migrantëve…
Alsat 2019-09-27T15:15:15+02:00 Lajmi për vdekjen e familjarit të tyre, ka bërë që sërish të sulmohen mjekët. Megjithatë askush zyrtarisht nuk dëshiron të tregojë shkaqet që çuan në zënkën verbale mes personit me iniciale XH.F dhe mjekes kujdestare të Spitalit “8 shtatori” në Shkup mëngjesin e sotëm. Drejtori i Spitalit Hristijan Kostov nuk dha detaje për incidentin, por kërko nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vendosjen e masave më të rrepta të sigurisë. Pas incidentit edhe përkundër këmbënguljes së mjekëve, familjarët nuk kanë lejuar që të kryhet obduksion ndaj trupit të pajetë të pacientit 67 vjeçar. Arsyet e sakta nuk dihen,…
Alsat 2019-09-27T15:14:12+02:00 Vendimi në Bundestagun gjerman për dhënien pëlqim për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim mori jehonë në mediat vendase dhe të rajonit. Mbështetja e Gjermanisë konsiderohet si e një rëndësie të madhe por vendimi unanim nga vendet anëtare në Këshillin Evropian do të jetë përfundimtar. Presidentët dhe kryeministrat e të dy shteteve shprehën mirënjohjet e tyre ndaj Gjermanisë dhe mbështetjes së deritanishme nga koalicioni qeveritar gjerman. Kryeministri Zaev në një reagim në rrjetin social fejsbuk tha që tani pret për vendimin final në tetor. Ndërkohë, në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara…
Alsat 2019-09-27T15:07:07+02:00 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas vizitës në Nju-Jork, duke folur për nismën për “Shengenin e vogël” dhe bashkëpunimin më të afërt ekonomik në Ballkanin Perëndimor përmes mënjanimit të barrierave, deklaroi se kjo nuk është çështje për bashkim, sepse çdoherë kur është përmendur bashkimi, disa fillojnë të flasin për hegjemoninë serbe. Lidhur me këtë, ai theksoi se Serbia së shpejti do të jetë makinë ekonomike e rajonit, kështu që ka reagim të tillë ndaj kësaj ideje. Ai vlerësoi se është me rëndësi që vendet dhe njerëzit nga rajoni të kuptojnë se kanë dobi nëse shtetet e rajonit paraqiten si…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mban mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal.Gjyqtari, i cili është arrestuar më 26.09.2019, nën dyshimin se e kishte kryer veprën penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 të KPRK. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar t’u ofrojë përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e…
Alsat 2019-09-27T15:01:48+02:00 Të hënën, ministrit të Arsimit Arbër Ademi do t’i dorëzohet zyrtarisht propozimi i ri i komunës së Gazi Babës që ka të bëj me ndërtimin e një shkolle të re periferike në fshatin Idrizovë. Nga komuna thanë se propozimi do të dorëzohet pas takimit të nesërm me banorët e fshatit ku edhe pritet të merret pëlqimi nga prindërit për ndërtimin e shkollës së re fillore me mësim në gjuhën shqipe. Pavarësisht kësaj, ministri Ademi tha se ndërtimi i shkollës nuk mund të ndërtohet brenda një periudhe kaq të shkurtër. Madje, ai apeloi që raste te këtilla mos të…

