
Alsat 2019-09-27T15:15:15+02:00
Lajmi për vdekjen e familjarit të tyre, ka bërë që sërish të sulmohen mjekët. Megjithatë askush zyrtarisht nuk dëshiron të tregojë shkaqet që çuan në zënkën verbale mes personit me iniciale XH.F dhe mjekes kujdestare të Spitalit “8 shtatori” në Shkup mëngjesin e sotëm. Drejtori i Spitalit Hristijan Kostov nuk dha detaje për incidentin, por kërko nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vendosjen e masave më të rrepta të sigurisë. Pas incidentit edhe përkundër këmbënguljes së mjekëve, familjarët nuk kanë lejuar që të kryhet obduksion ndaj trupit të pajetë të pacientit 67 vjeçar.
Arsyet e sakta nuk dihen, vetë lajmi për vdekjen e familjarit te dikush ndikon shumë rëndë dhe ata momente disa njerëz i përjetojnë me agresivitet, dikush më ndryshe megjithatë kjo duhet të jetë në korniza të normales kur ndodhesh me një spital publik. 5:53 “ Është kërkuar që të kryhet obduksion mirëpo kur veçmë policia është prezente, atëherë policia së bashku me organet gjyqësore vendos nëse trupi do të shkojë për obduksion apo familja mund ta merr dhe ta tërheq nga Spitali”-pohoi Hristijan Kostov, drejtor i Spitalit “ 8 Shtatori” Shkup.
Pacienti i cili ka ndërruar jetë pas mesnatë ka qenë në hemodializë dhe njëkohësisht ka vuajtur nga disa sëmundje të tjera, ndërsa në Spital ishte sjellë pasditen e djeshme dhe ka qëndruar në Bllokun Intensiv.
Në mënyrë të dhunshme kanë hyrë në Bllokun Intensiv familjarët, ishin grup prej 5-6 personash dhe sigurimi i Spitalit së bashku me grupin kanë hipur lartë, ku ata kanë qenë verbalisht më agresiv, në atë moment ka ardhur policia dhe pastaj është qetësuar situata”-theksoi Hristijan Kostov, drejtor i Spitalit “ 8 Shtatori” Shkup.
Vetëm pak ditë më parë, përpara shumë spitaleve të vendit si dhe brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza” mjekët dhe të punësuarit e tjerë shëndetësor protestuan kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre. Ky është incidenti i tretë me radhë i shënuar vetëm brenda këtyre dy javëve. Fillimisht u raportua për rrahjen e mjekut nga Tetova i cili përfundoi në Neurokirurgji në Shkup, ndërsa me përmasa të mëdha ishte edhe incidenti i shënuar në Spitalin e Qytetit në Shkup, në mes një grupi qytetarësh dhe personelit mjekësor. Ministri Filipçe, paralajmëroi angazhimin e Agjencive për sigurim profesional si dhe forcave policore përpara Spitaleve më kritike të vendit, megjithatë deri më tash, nuk dihet se ku ka mbetur kjo procedurë.
Vjollca Aliti
Loading…



