Alsat 2019-09-27T15:19:57+02:00
Gjykimi për rastin “Thesari”, është shtyrë për të hënën, për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Sasho Mijallkov. Raport i një specialisti është dorëzuar në gjykatë nga avokati i tij, Ljupço Shfërgovski. Ish shefi i policisë sekrete është i sëmurë, ka ethe dhe probleme me stomakun. Lënda është në fazën e procedurës së dëshmisë dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve. Në rastin “Thesari”, Mijallkov akuzohet për blerje të paligjshme të pajisjeve për Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ku janë përvetësuar më shumë se 800.000 euro.
Loading…




