Alsat 2019-09-27T15:47:16+02:00
Zoran Milevski – Kiçeec do të vendosë nëse dëshminë e tij para Vilma Ruskoskës do t’ua japë për ta parë avokatëve të Boki 13 dhe Katica Janevës. Avokati Aleksandar Novakovski, i cili përfaqëson Kiçeecin, shpjegon se udhëzimet se si do të ndërtojnë mbrojtje vijnë nga klienti i tij. Në mënyrë plotësuese, sipas tij, mbrojtja nuk ka pse të jetë identike me çdo kusht për të gjithë të dyshuarit në “Reket”. Avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës reaguan ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë së Krimit të Organizuar për t’u siguruar atyre qasje në të gjitha provat, përveç në deklaratën e Zoran Kiçeecit, i cili është i dyshuari i dytë në këtë rast.
“Dëshmitë e të akuzuarve nuk janë prova në procedurë, dhe për këto arsye nuk ka përse t’u jepet”, thonë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.
Dy avokatët e Katica Janevës edhe sot i shqyrtuan dëshmitë ndaj saj. Nga e hëna do t’i shqyrtojnë edhe dëshmitë e siguruara me masa të posaçme hetimore. Pritet deklasifikimi i tyre, por për momentin nuk dihet nëse Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht apo është përgjuar celulari i saj. Para se të burgoset dhe t’i shqiptohet paraburgimi, Katica Janevës iu mor një celular, ndërsa për tjetrin thoshte se e ka humbur. Por, prokuroria e gjeti edhe atë, megjithatë ai tashmë ishte formatuar dhe, edhe përmes ekspertizës nuk u gjet asgjë. Hetimi për rastin “Reket” tashmë ka përfunduar. Boki 13 dhe Katica Janeva janë në Shutkë, ndërsa Zoki Kiçeec është në arrest shtëpiak.
Bojan Stojanovski
Loading…




