Alsat 2019-09-27T12:23:55+02:00 Mospasja e marrëveshjes për kërkesën e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që deputetët e tyre të shpërndahen në organet kuvendore, përsëri ishte shkak për anulimin e seancave të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili mes tjerash, duhej që të vendosë për vendin e revizorit kryesor, por edhe për ASHMAA-në, RTVM-në, Drejtorinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe pika të tjera. Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet revizori kryesor shtetëror. Muhamed Zekiri nga LSDM-ja kërkoi që gjashtë seancat e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot të…
Author: almakos
Një burrë jetoi për 24 vjet në pyll, pasi besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij.Më shumë se 2 dekada më parë, i dehur, Nikolai Gromov pati një zënkë me gruan e tij Lyubov Petrovna duke e sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena. Kur i doli pija dhe u rikthye në shtëpi, ai nuk gjeti asnjeri. Mendoi se kishte kryer një krim të tmerrshëm. Në fakt, nënë e bijë kishin shkuar në spital për ndihmë mjekësore e më pas ishin zhvendosur në një adresë të re. Por Nikolai besoi se i kishte vrarë, ndaj dhe u…
Një djalë 24-vjeçar është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare me aftësi të kufizuara për t’i shpëtuar detyrimit të shërbimit ushtarak.Zyrtarët kanë nisur një hetim për ngjarjen. Ndërkohë Alexander Kondratyuk deklaroi se kishte rënë në dashuri me kushërirën 57 vjet më të madhe dhe mohoi se po përpiqej t’i shmangej detyrimit ushtarak. Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë disa përjashtime. Nëse një burrë ka nën kujdes një grua me aftësi të kufizuara dhe mund të provojë gjendjen e saj, si edhe martesën me dokumente zyrtare, lirohet nga shërbimi. Dasma e Alexander dhe 81-vjeçares u zhvillua në fshatin Baykovka.…
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pas kontrollës administrative dhe kontrollave në terren ka përgatitur listat për pagesë të fermerëve përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2019.Deri më tani janë proceduar listat për pagesë të 13697 fermerëve, të cilët kanë përfituar subvencione në vlerë prej 11,891,328.14 euro. Prej kësaj shume, pagesa direkte për sipërfaqe për personat fizik, të cilat do të fillojnë të ekzekutohen nga MBPZHR-ja, arrijnë vlerën prej 8,097,061.22 euro, ndërkaq për blegtori 3,102,635.00 euro. Pagesat po ashtu janë në proces edhe për…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave, lidhur me veprën penale të krimit të organizuar.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër dhjetë personave me inicialet Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S., dhe Q.I. pasi që dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 281 paragrafi…
Alsat 2019-09-27T11:23:16+02:00 Qyteti i Shkupit informon se e vazhdoi afatin e thirrjes së publikuar publike në ditën 16 shtator 2019 për bursat e nxënësve me pengesa nga shkollat e mesme të Shkupit për edhe pesë ditë. Komisioni për zbatimin e thirrjes publike ka vendosur që aplikimet e kandidatëve për bursa të pranohen nga 1 tetori i vitit 2019. Me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit të nxënësve me pengesa, Qyteti i Shkupit për herë të parë këtë vit do të ndajë 25 bursa për këto nxënës të shkollave të mesme nga viti i parë deri në vitin e katërt, të…
Pesë kandidatë i kanë hyrë garës për tu zgjedhur në pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e së premtes, i ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për këtë post. Për të parin e Prokurorisë Speciale janë Haki Gecaj, Atdhe Dema, Armend Hamiti, Blerim Isufaj dhe Afrim Shefkiu, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje janë bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku në garë për këtë post janë, Kujtim Munishi, Valdet Gashi, Fitore Sadikaj dhe Fatmir Behrami. Ndërkohë, nga…
Është ndërprerë përkohësisht, seanca e së premtes, ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”.Seanca ishte paraparë që të niste në 9:30, por ajo është shtyrë për disa minuta, për shkak se njësiti i stacionit policor në Gjilan, i cili po transportonte të akuzuarin Halim Halimi, gjatë ardhjes në gjykatë, ka pësuar aksident trafiku, raporton “Betimi për Drejtësi”. Për këtë rast, ka njoftuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, e cila ka thënë se seanca ndërpritet derisa të sillet përsëri në seancë Halimi. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni…
Alsat 2019-09-27T10:53:40+02:00
Zvicra është e shtrenjtë. Por, si kudo, varet nga vendi ku jetoni dhe çfarë bëniNjerëzit në studime në Zvicër sigurojnë një përmbledhje të llojit të kostove që mund të ju presin për gjithçka, nga ushqimi deri në udhëtim dhe sigurim. Gjetja e një vendi të përballueshëm për të qëndruar mund të jetë një sfidë në Zvicër. Studentët zviceranë ose jetojnë në banesa të përbashkëta, në një apartament me qira ose në studio ose në shtëpi me prindërit e tyre, përcjell albinfo.ch. Studentët ndërkombëtarë zakonisht marrin një çmim të subvencionuar për strehimin në kampe. Ka përparësi të mëdha për të jetuar…
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke e zhvilluar partitë politike në vend.Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit. Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter. “Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai. Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje. Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së…
Alsat 2019-09-27T10:24:25+02:00 Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje, ka thënë kryeministri grek Kirijakos Micotakis lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në bisedime me gazetarët grekë pas takimit me kryepeshkopin amerikan dhe pranimin në konsullatën e Greqisë në Nju-Jork. Siç njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, Micotakis para gazetarëve ka folur për shumë tema, mes të cilave edhe për të drejtën e votës së grekëve të cilët jetojnë jashtë vendit, për vendin si destinacion investues, për çështjen qipriote, si dhe për takimet me Rexhep Taip Erdogan dhe me Zoran Zaev…

