Alsat 2019-09-27T15:29:56+02:00
Pothuajse të gjithë hotelierët, pronarët e restoranteve dhe kafenetë përskaj liqenit të Ohrit në Kaneo kanë filluar t’i heqin platformat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ata kishin hyrë madje disa metra në Liqenin e Ohrit. Pasi inspektorët komunalë me ndihmën e policisë dhe ekipet e shërbimeve publike arritën këtë mëngjes për të filluar aksionin e prishjes, pronarët kërkuan që ta bëjnë vetë këtë. Disa prej tyre më pas filluan t’i përzënë gazetarët. Për këtë shkak, Alsat aksionin e xhiroi nga një varkë në liqen. Qytetarët me të cilët biseduam kanë mendime të ndara rreth aksionit.
“Unë mendoj se platformat nuk duhet të hiqen. Nuk i pengon asgjë mjedisit ekologjik dhe është shumë mirë për zhvillimin e turizmit“.
“Platformat me sa jam informuar nuk janë përfshirë në planin urbanistik. Mund të jenë edhe ndërtesa pa leje. Unë them që të gjitha ndërtesat e paligjshme duhet të hiqen, por kjo nuk do të thotë që Ohri nuk duhet të ketë objekte tërheqëse turistike. Atraktiviteti i atyre platformave ishte vetë qëndrimi pranë liqenit … ”
Arkitekti Dimitar Zarçev, nga ana tjetër, mendon se i gjithë aksioni duhej të ishte më i organizuar.
Nuk është e mjaftueshme të shkojmë tek këta njerëz që kanë marrë vendime për t’i prishur ato objekte të paligjshme dhe t’u thoni hiqni. Çfarë duhet të heqin? Pjesën e parë, të dytë apo të tretë? Pozicioni po zgjerohet në etapa. Ata të gjithë paguajnë kompensime për instalimin e pajisjeve urbane, dhe komuna u merr para”-pohoi Dimitar Zarçiev, arkitekt.
Komuna e Ohrit thotë se aksioni për heqjen e ndërtesave pa leje do të vazhdojë. Ndërkohë, përfaqësuesit e qytetit dhe të pushtetit qendror këtë fundjavë në selinë e UNESCO-s në Paris do të informojnë atë që është përmbushur deri më tani nga kërkesat që shteti iu dha këtë verë për të ruajtur statusin e tij në organizatë.
Miki Trajkovski
Loading…




