Alsat 2019-09-28T16:30:02+02:00 Pas dritës së gjelbër nga Bundestagu për perspektivën evropiane të vendit, sytë e qytetarëve të Maqedonisë janë kthyer drejt Francës dhe Holandës. Nga Franca tashmë vijnë sinjale pozitive. Ne do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe pritjeve, realitetit që duhet të përmirësohet dhe të përmbushet dhe natyrisht atë që presim, thotë ambasadori francez Kristian Timonie. Sidoqoftë, nga Holanda, rreth dy javë para Samitit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, heshtje. Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane për Alsat thotë se nuk ka asnjëherë garanci të sigurta, por është e qartë se atmosfera është shumë…
Author: almakos
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD ka reaguar ndaj KQZ-së sa i përket barazisë gjinore në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.Reagimi i plotë i Instituti të Kosovës për Drejtësi. Rreth shkeljes së parimeve të përfaqësimit të përcaktuara në Ligjin për Barazi Gjinore nga KQZ dhe partitë politike, IKD ka reaguar publikisht përmes produkteve të saj, qysh në zgjedhjet nacionale të qershorit 2017. Si KQZ ashtu dhe partitë politike kanë injoruar thirrjet e IKD-së për zbatimin e obligimit ligjor, që përfaqësimi gjinor të promovohet në kuotën prej 50%, ashtu sicc përcaktohet…
Alsat 2019-09-28T16:17:41+02:00 Para 15 tetorit pushteti dhe opozita duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Për këtë kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm të takojë liderin e opozitës, Hristijan Mickoski apo edhe t’i motivojë grupet e punës t’i tejkalojnë dallimet. [embedded content] Javën që vjen jam i gatshëm të takohem me liderin e opozitës apo edhe grupet e punës të takohen dhe kryejnë punën e tyre. Para mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pra rreth 15 tetorit është mirë që ta zgjidhim çështjen e Ligjit për Prokurorinë Publike. Asnjëherë nuk është vonë për ta zgjidhur, por nëse…
Alsat 2019-09-28T16:05:49+02:00 Drejtuesit e agjencisë së ushqimit dhe veterinës i bëjnë thirrje pronarëve të qenve që t’i vaksinojnë kundër tërbimit. Në ditën ndërkombëtare kundër tërbimit, Drejtori Atanasov tha kjo sëmundje është shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Sipas tij, komunat deri në vitin 2017 nuk kanë treguar fare interes për të krijuar programe për ballafaqim me qentë endacak. Sipas Atanasov, për momentin ka 14 strehimore qensh ndërkohë që në ndërtim e sipër janë edhe 3 të tjera. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-09-28T16:00:21+02:00 Numri gjithnjë e në rritje i qenve endacake përbën rrezik për banorët e Komunës së Tetovës. Qendra strehimore ka 2 muaj që nuk funksionon për shkak të mungesës së fondeve. Kompania e cila është marrë me strehimin, vaksinimin dhe kastrimin e qenve, thotë se në mungesë të fondeve e ka ndërprerë angazhimin dhe se të gjithë qentë janë lëshuar në rrugë. [embedded content] Ka afër 60 ditë që ka përfunduar tenderi i parë. Na kanë premtuar që muajin e ardhshëm do të hapin tender të ri dhe nëse e fitojmë tenderin do të fillojmë prapë me punë, nëse…
Alsat 2019-09-28T15:55:09+02:00 Nuk ka drejtësi në horizont, por vetëm në letër. Kjo është një nga arsyet pse të rinjtë po ikin nga vendi i tyre. Të anketuar nga Alsat thonë se me vite të tëra asgjë nuk ka ndryshuar në vend. Kështu, duke shikuar se si për çdo ditë “bien” lëndët gjyqësore para drejtësisë, kanë vdekur edhe shpresat e tyre të fundit. Të rinjtë do të largoheshin menjëherë nga vendi. Destinacionet tërheqëse janë Kroacia, Gjermania, Malta, Zvicra, Belgjika dhe vendet skandinave. “ Çdokush mendon të largohet në kërkim të jetës më të mirë. Te jetë më i qetë. Nuk është…
Tubimi i LDK-së në Gjakovë sot ishte pak më ndryshe se tubimet në komunat e tjera. Kjo pasi që në këtë tubim elektoral fjalën e mori dikush që për të votuar LDK-në ka ardhur nga Zvicra, raporton Gazeta Express.Bëhet fjalë për një 80-vjeçar që me prezantimin nga shefi i shtabit zgjedhor në LDK-së, Lutfi Haziri, doli në skenë. “Gjithë bashkatdhetarëve që kanë ardh në besim ne Vjosën sepse me pesë autobusë sun jau blen votën këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka”, tha Haziri, derisa pas tij në skenë doli 80-vjeçari. I njejti tha se veprimtarinë e tij nuk do ta…
Alsat 2019-09-28T15:45:54+02:00 Aktivitete të pakta shënuan javën e barazisë gjinore, sidomos në sferën e politikës ndërkohë që numri i grave në funksionet të larta politike ose publike në vend mbetet relativisht i ulët. Asnjë nga partitë politike ose subjektet në koalicion që përfaqësohen në Kuvend nuk drejtohet nga një grua kurse pamja në kabinetin qeveritar është edhe më maskuliste. [embedded content] Nga 27 anëtarë të kabinetit qeveritar, ku bëjnë pjesë kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, vetëm pesë janë gra dhe ata drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësis, Ministrinë e Punës dhe Politikës…
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka thënë se forcat izraelite e kanë qëlluar për vdekje një të ri palestinez gjatë protestave në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.Zyrtarët palestinezë thanë se personi i vrarë quhej Saher Othman dhe ishte vetëm 20 vjeç. Përpos vrasjes së tij, kjo ministri tha se ushtria izraelite i ka plagosur52 persona, 27 prej të cilëve ishin të plagosur nga armët e zjarrit. Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite i tha agjencisë “Reuters” se trupat e vendosura përgjatë kufirit nuk i kanë përdorur armët e zjarrit. Sipas saj, rreth shtatë mijë palestinezë morën pjesë në protesta…
Alsat 2019-09-28T15:18:13+02:00 Vazhdon golgota e gardianëve të burgjeve që i plotësojnë kushtet për dalje në pension. Pas pesë muajve nga miratimi i Ligjit të ri për shqiptimin e sanksioneve, policët që e kanë arritur moshën për dalje në pension, edhe më tej s’mund ta gëzojnë këtë të drejtë. Në tekstin e Ligjit nuk është vendosur koeficienti me të cilin do të përcaktohet lartësia e pensionit që duhet ta marrin pensionistët e ardhshëm. Premtimet e kompetentëve ishin se menjëherë pas kthimit nga pushimet vjetore, deputetët do t’i votojnë ndryshimet e Ligjit dhe në fillim të këtij muaji, problemi në fjalë do…
Sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën “The Astrophysical Journal”, tri vrima të zeza, të cilat kanë dimensione shumë të mëdha, mund të përplasen me njëra tjetrën, sepse ato ndodhen afër njëra-tjetrës në një sistem ku lidhen galaktikat.Kjo hapësirë është rreth një miliard vite dritë nga Toka. “Ishim duke kërkuar për dyshe të vrimave të zeza dhe arritëm te ky sistem mahnitës përmes teknikës sonë të përzgjedhjes”, tha Ryan Pfeifle nga Universiteti “George Mason” në Virginia. “Kjo është dëshmia më e fuqishme deri tash për një sistem të tillë me tri vrima të zeza”, shtoi ai. Hulumtuesit ishin…
Ka ligje që janë vërtet qesharake, të çuditshme dhe absurde. Ligjet, e thënë thjesht, janë rregulla të formës së shkruar ose jo, që kanë fuqi dhe legjitimitet zbatimi në një shtetMë poshtë ju sjellim 6 ligje absurde të disa shteteve: 1. Ndalohet vdekja në parlament, Mbretëria e Bashkuar Britania e Madhe është e njohur për ligjet dhe taksat qesharake qindravjeçare. Sekretari Jack Straw ka luftuar fort që disa ligje absurde të shfuqizohen dhe një nga prioritetet e tij ishte ligji, sipas të cilit është e paligjshme të vdesësh në parlament. Ky ligj u kritikua ndërkombëtarisht. Aspekti i tij qesharak qëndron…

