Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, ku bëri të ditur se ende nuk ka një draft përfundimtar për ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Sipas Kumbaros, ligji i ri nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i ligjit ekzistues, por rishikim i disa pikave, duke vënë theksin te ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare.
Ministrja e Arsimit u ndal edhe te ecuria e Liceut Francez të Korçës, duke sqaruar se do të jetë i përqëndruar në dijet e teknologjisë dhe shkencës që më pas do të shërbejë si bazë për ”ushqimin” e universiteteve në mbarë vendin me student të këtyre profileve.
Ndër të tjera, ministrja Kumbaro tha se mbetet e domosdoshme ristrukturimi ï programeve të studimit nga çdo fakultet, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të reja për t’u qasur më tej me tregun e punës.



