Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan të premten përsëriti paralajmërimin e tij për mundësinë e një lufte bërthamore me vendin fqinj Indinë, për shkak të krizës së gjatë në rajonin e diskutueshëm Xhamu dhe Kashmir.Paralajmërimet e Khan-it që bëri jehonë gjatë adresimit të tij të shumëpritur në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) në New York, erdhën disa orë pas presionit të presidentit të SHBA-së ndaj New Delhit për të hequr bllokadën disa javëshe në rajonin e diskutueshëm. Tensionet në mes të dy vendeve fqinje aziatike me armë bërthamore u përshkallëzuan disa javë më parë…
Author: almakos
Me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV. Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor. Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër. Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se sheh përparime të dukshme që nga viti 1989, ndërkohë që paralajmëroi se diferencat mes ish-Lindjes dhe Gjermanisë Perëndimore duhet ende të zhduken.”Ka shumë arritje në tre dekadat që nga rënia e Murit të Berlinit”, tha Merkel, disa ditë përpara Ditës së Unitetit Gjerman, më 3 tetor. Festa kombëtare feston ribashkimin e Gjermanisë në 1990. ”Sidoqoftë, mbetet shumë për të bërë”, tha ajo. ”Për shembull, fuqia ekonomike e shteteve të reja federale në lindje në kohën e ribashkimit qëndroi në 43% të shteteve perëndimore gjermane. Ky raport është rritur në 75%”, theksoi Merkel. “Pra, ishte…
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka reaguar ndaj pretendimeve për korrupsion të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.Kadriu gjatë debatit i thotë Hysenit se ai është shumë i ri për ta akuzuar atë për korrupsion. “Sa vjet ke, aq kompania ime ekziston. Pra që 26 vjet” tha ai duke iu referuar moshës së Alban Hysenit. Ai shtoi se kompania e tij ka punësuar 35 persona. “Jam krenar që arrij t’i mbaj 35 punëtorë, 35 familje. Për mua sot patriot është dikush që hap vende pune” tha Kadriu. Tutje…
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Sevdail Robelli, i ftuar në emisionin Pressing të T7 të diskutohet rreth qytetit të Gjilanit, ka premtuar funksionalizimin e një zone ekonomike në mes Gjilanit dhe Vitisë, projekti i ujësjellësit, kanalizimit, unaza e dytë e Gjilanit, stadiumi dhe projektet e tjera që kanë mbetur pa përfunduar.“Çështje primare për Nismën në Gjilan është ndërtimi dhe funksionalizimi i një zone ekonomike. Ministria ka nisma ka filluar punimet mes Gjilanit dhe Vitisë. Duke pasur parasysh autostradën që jep favore për një zonë ekonomike duke ju mundësuar investitorëve nga diaspora të investojnë në Gjilan” është shprehur…
Një skenë tipike për filma është regjistruar në Britani. Pamjet e publikuara tregojnë se si policia thyen xhamat e një ‘Audi’ luksoz dhe nxjerr me dhunë shoferin nga makina.Arrestimi i bujshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Langston” në Loughton. 4 persona janë arrestuar për shkak të shpejtësisë së lartë. Por, teksa shoferi po përpiqej të largohej, policia i bën gjëmën.
Ka një kohë që Ligji për Zyrtarët Publikë ka hyrë në fuqi, por ky lajm duket të mos ketë mbërritur nëpër disa institucione.E radhës ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme, që i është referuar ligjit tashmë të shfuqizuar, atij për Shërbimin Civil, në konkursin e shpallur më 14 shtator. Në këtë konkurs të jashtëm, janë gjithsej 13 pozita për zyrtarë në departamente të ndryshme, raporton KTV. Ligji për Zyrtarët Publikë është i aplikueshëm nga 11 shtatori, e po atë ditë, edhe Zyra e Kryeministrit ka shpallur konkurs të brendshëm, për pozitën drejtor të zyrës për Buxhet dhe Financa. Gjithashtu…
Industria e birrës në Gjermani ka shënuar një rritje pas një gushti të vakët, falë Oktoberfest që po zhvillohet në të gjithë vendin këtë muaj.Ekspertët e industrisë janë shprehur optimist për kërkesën në rritje të birrës në kategorinë e çmimeve më të larta, si dhe ato pa alkool. Vetëm në gusht, birraritë gjermane pësuan një rënie të dyfishtë në shitje. “Shoqata e shitësve me shumicë të pijeve gjermane (GFGH) i ka bërë jehonë komenteve të përfaqësuesit kryesor të birrës gjermane Veltins, “Duke parë shtatorin, prodhimi po fillon të përmirësohet sërish”, deklaroi drejtori i GFGH, Dirk Reinsberg. Pjesa më e madhe…
Bujqit e Kosovës ende nuk kanë kanë marrë pagesat për vitin 2018, kërkojnë që ato të realizohen këtë tetor, raporton T7Kanë kaluar disa muaj nga fushata e korrje shirjeve. E bujqit në vend ende nuk kanë lëvruar tokën e as nuk kanë mbjellur grurin. Kjo për shkak se ata ende nuk kanë marrë pagesat për subvencione e grante që nga viti i kaluar. Xhemshir Krasniqi, bujk nga Drenasi, thotë se nuk planifikojnë të mbjellin grurë për shkak të këtyre vonesave. E përfaqësues të Federatës Sindikale të Bujqve sqarojnë pse tetori është afati i fundit që të realizohen këto pagesa. Në…
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot pasdite ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi projekt buxheti komunal.Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka miratuar me plotësime dhe ndryshime, projekt buxhetin komunal, të propozuar nga Kryetari Komunës. Projekt buxheti komunal, 2020-2022, me theks të veçantë për vitin 2020, ka kaluar në disa procese të shqyrtimit dhe diskutimeve publike, ku fillimisht qeveria komunale, i ka mbajtur dëgjimet publike me qytetarë dhe e ka dërguar në Kuvendin e Komunës për shqyrtim.…
Presidenti Donald Trump bëri histori javën që lamë pas, por jo ashtu sikurse kishte shpresuar. Ai është tashmë presidenti i katërt amerikan që bëhet objekt i një hetimi për fillimin e procedurave të shkarkimit. Ky është një proces kushtetues me të cilin Kongresi mund të largojë presidentin nga detyra.Historia tregon se procedurat e lidhura me të, janë të komplikuara e të rrezikshme ndaj dhe rezultati përfundimtar apo pasojat shpesh janë të vështira të parashikohen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë hollësi. Donald Trump tashmë është plotësisht i angazhuar për të shpëtuar presidencën e tij. “Atë që…
Një alpinist francez, Alain Robert i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit, raporton “TheGuardian”.Sipas dëshmitarëve, alpinistit iu deshën rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të quajtur “Skyper” në bankën qëndrore të qytetit. “Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane. Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila. Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë…

