Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Sevdail Robelli, i ftuar në emisionin Pressing të T7 të diskutohet rreth qytetit të Gjilanit, ka premtuar funksionalizimin e një zone ekonomike në mes Gjilanit dhe Vitisë, projekti i ujësjellësit, kanalizimit, unaza e dytë e Gjilanit, stadiumi dhe projektet e tjera që kanë mbetur pa përfunduar.
“Çështje primare për Nismën në Gjilan është ndërtimi dhe funksionalizimi i një zone ekonomike. Ministria ka nisma ka filluar punimet mes Gjilanit dhe Vitisë. Duke pasur parasysh autostradën që jep favore për një zonë ekonomike duke ju mundësuar investitorëve nga diaspora të investojnë në Gjilan” është shprehur Robelli.
Ai tha se përveç ndërtimit të zonës ekonomike, premtoi edhe realizimin e projekteve të ujësjellësit, kanalizimit e të tjera.
“Për nismën është e rëndësishme projektet e ujësjellësit, kanalizimit, unaza e dytë e Gjilanit, stadiumit dhe projektet që kanë mbetur pa përfunduar”, shtoi Robelli.




