Kreu i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë ka deklaruar se në cdo vend zëri i qytetarëve do të dëgjohej ndërsa këtu Rama nuk pranon verdiktin e popullit.
Ai tha se mandatet u vodhën e megjithatë kryeministri mburret me votat që ka marrë edhe pse këtë e kanë thënë edhe ndërkombëtarë.
“Pa pikë turpi kryeministri del dhe nuk jep dorëheqjen.
Kush je ti që nuk jep dorëheqjen, kush je ti që nuk pranon verdiktin e popullit, nuk e themi ne që zgjedhjet ishin më skandalozet të 30 viteve, por institucionet ndërkombëtare, mburresh me 83 mandate të vjedhura dhe përçmon protestuesit qe kërkojnë liri. Çfarë borxhi i kanë Ramës dhe mediave që përçmojnë prej 48 ditësh protestuesit?
Lajmet fillojnë me Edi Ramën dhe përfundojnë me Taulant Ballën.
Po vijojmë sloganin poshtë komunizmi si në vitet ’90 që u tradhtuam nga klasa politike”, tha ai.



