Në dy dekada, numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri, ka ardhur në rënie. Shifrat, i bëri publike, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sipas një raporti të policisë për kriminalitetin, duke krahasuar vrasjet nga 2005-a deri më sot, në gjashtë mujorët e parë të viteve.
Nga mesatarisht 49 vrasje në vitet 2005–2014, për dekadën e fundit, 2015-2026, shënohet një mesatare me 23.4 raste. Në gjashtë mujorin e parë të 2026-ës, janë shënuar vetëm 18 vrasje.
Sipas ministrit, Shqipëria ka arritur nivelin më të ulët historik të vrasjeve si rezultat i reformave, forcimit të policisë dhe investimeve në siguri.
Kurrsesi që kjo nuk është rastësi, por rezultat i reformave të qeverisë shqiptare, përfshi mbështetjen dhe rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, investimeve që ne kemi bërë dhe vendosmërisë për të mos u zmbrapsur në luftën me kriminalitetin,” thekson ai.
Lamallari thotë në një reagim, se edhe projekti “Smart City” do të ndikojë në uljen e kriminalitetin në vend, pasi do të rrisë fuqinë parandaluese.
“Përmes teknologjisë, inovacionit dhe forcimit të institucioneve të zbatimit të ligjit, po krijojmë standarde sigurie të denja për një vend anëtar të familjes europiane, sikundër Shqipëria do të jetë brenda vitit 2030,” përfundon postimin, ministri i Punëve të Brendshme.



