Zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit, sot nuk i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës.Joviqi, që shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë. Në një deklaratë për televizionin serb në Kosovë, “Most”, Joviqi ka thënë se sot është dashur të vizitojë fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor.…
Author: almakos
Në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thonë se aktualisht janë deponuar 48 ankesa të qytetarëve. Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Bujar Sadiku, thotë se në vazhdimësi përmes telefonit dhe faqes online të Agjencisë pranohen ankesa nga qytetarët. Sadiku thotë se përderisa pranohen ankesa nga qytetarët atëherë veç se janë të njoftuar për të drejtat e tyre, po ka kohë që nuk janë bërë anketa në terren rreth njohurive të përgjithshme të qytetarëve. “Deri tani kemi pranuar 48 ankesa, shumica e këtyre kanë të bëjnë me marketingun, ku qytetarët ankohen online në platformën tonë. Japin arsyet apo…
Të dielën ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Mbajtja e tyre erdhi pas prishjes së koalicionit qeveritar për shkak të një video-skandali, ku një zyrtar i lartë dëgjohej duke premtuar dhënie kontratash për një oligark rus.Sipas rezultatit të sondazheve, shumicën e votave pritet t’i fitojë Partia Popullore e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Sidoqoftë, pritet që ai të mos mund të marrë mbi 50 për qind të votave dhe do të ketë nevojë të hyjë në koalicion me një parti tjetër për ta formuar qeverinë. Pjesë serioze e garës janë edhe partia e së djathtës ekstreme, “Liria”,…
I njohur si ndër motivuesit më të njohur në botë, për kategorinë e njerëzve me nevoja të veçanta, Janis McDavid, i cili kishte lindur pa duar dhe këmbë , tregon se vendimin më të rëndësishëm që ka marrë dhe që ia ka ndryshuar jetën, është momenti kur e ka pranuar vetën ashti siç është.Në një bisedë për Telegrafin, McDavid nga Gjermania, i cili jeton në Berlin, ka theksuar se nuk duhet të mendojmë për gjerat negative që na rrethojnë, por për ato përparësi që i kemi dhe na ofron jeta, ashtu siç jemi. Meqë humanizmi ka mbërritur majat e botës,…
Një koleksion i veturave luksoze, i sekuestruar nga zëvendëspresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të vendoset në shitje përmes ankandit në Zvicër. Pritet që veturat të shiten për një çmim të përgjithshëm prej 18.5 milionë frangave zvicerane.“Ky është një rast i veçantë. Është koleksion privat i super-veturave, të cilat kanë shumë pak kilometra të kaluara”, tha Philip Kantor nga kompania e ankandeve “Bonhams”. Në mesin e veturave që do të shiten në një klub golfi në Gjenevë të dielën janë shtatë vetura “Ferrari”, tri vetura “Lamborghini”, pesë vetura “Bentley”, një veturë “Maserati” dhe një veturë “McLaren”. Veturat që…
Të paktën 36 njerëz kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë lënduar në pjesën lindore të Kinës kur një autobus i mbushur me njerëz, të cilit i ishte shfryrë goma, u përplas me një kamion.Në autobus ndodheshin 69 njerëz, që ishte kapaciteti i tij maksimal, kur u përplas me një kamion mallrash në provincën lindore, Jiangsu, të shtunën në mëngjes. Kështu njoftoi byroja e sigurisë publike në Yixing. Byroja për siguri publike njoftoi përmes një deklarate se, bazuar në hetimet fillestare, aksidenti i tmerrshëm ndodhi për shkak të një gome të shfryrë në pjesën e përparme të autobusit. Përpos personave…
Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, që do të zhvillohet të hënën.”Presidenti rus Vladimir Putin, ai italian Sergio Mattarella dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë ndër ata që pritet të marrin pjesë”, tha sot Elizeja. Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjithashtu njoftuan se do të jenë të pranishëm. ”Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder pritet gjithashtu”, sipas Elizesë. Në vitin 2003, Chirac mbështeti Schroeder në luftën e tij kundër planeve të ish-presidentit amerikan George W. Bush për pushtimin e Irakut. E…
Ngjarjet që do ta karakterizojnë 29 shtatorin e këtij viti mund t’i lexoni më poshtë:Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale – cenim i sigurisë juridike”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00) Kryetari i PEK-së, Milaim Zeka së bashku me kandidatët për deputetë vizitojnë fshatrat Abri, Murgë, Plluzhinë dhe Likovc. (Nga ora 10:00) LDK mban konventën e arsimit. (Hotel “Emerald”, ora 11:00) Partia FJALA hap fushatën zgjedhore në Prizren. (Shadërvan, ora 11:00) Koalicioni AAK-PSD mban konferencë. (Zyra qendrore e AAK-së, ora 12:00) Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Therandës. (Gjimnazi “Jeta e Re”, ora…
Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore e mijëra personave, përfundoi në përleshje këtë të shtune në mbrëmje, ndërsa policia përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan me molotovë e gurë.Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për tëshënuar përvjetorin e pestë të asaj që njihet si “Lëvizjae Ombrellave”, një lëvizje që dështoi, por që hodhi bazatpër protestat masive që kanë përfshirë aktualisht qendrën nanciare. Të shtunën dhjetëra mijëra vetë u dyndën në një park jashtë parlamentit të qytetit, që ishte vendngjarja e protestave të vitit 2014. Por një turmë e vogël aktivistësh të…
Irani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, pasi ministrit të Jashtëm iranian – i cili është në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – i është ndaluar që të vizitojë një diplomat iranian, i cili është i hospitalizuar në Nju Jork.Departamenti amerikan i Shtetit tha se do ta lejojë ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, që të vizitojë ambasadorin iranian në OKB, Majid Takht Ravanchi, nëse Teherani liron një prej shumë qytetarëve amerikanë “që i ka ndaluar padrejtësisht”. Ravanchi, i cili është i sëmurë me kancer, po trajtohet në një spital në…
Ligjet janë bërë për t’u respektuar nga të gjithë, por ka dhe ato që janë vërtet qesharake, të çuditshme apo edhe absurde.Në Britani është e jashtëligjshme të vdesësh në parlament! Konsiderohet akt tradhtie të ngjisësh një pullë poste të përmbysur që e tregon monarkun britanik me kokë poshtë. Në Skoci, nëse dikush troket në derën tënde sepse kërkon të përdorë banjën, ligji të detyron t’ia hapësh! Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të urinojë ku të dojë, përfshirë këtu helmetën e një polici. Në Alabama, është e paligjshme t’i kesh sytë të lidhura gjatë drejtimit të mjetit. Në…
Proteksionizmi mund të provokojë një recesion global, tha kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi në foltoren e OKB-së duke siguruar se vendi i tij do të qëndronte i vendosur në negociatat tregtare me SHBA.“Tarifat doganore dhe provokimi i mosmarrëveshjeve tregtare, të cilat po prishin lidhjet industriale dhe ato të furnizimit global, minojnë sistemin tregtar shumëpalësh dhe rendin global ekonomik e tregtar”, deklaroi ai. ”Madje, mund ta zhysin botën edhe në recesion”, u shpreh Wang duke aluduar për politikën tregtare amerikane.

