Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës për lajmet e rreme të cilat po qarkullojnë kundër kandidates së kësaj partie, Vjosa Osmanit. E ky kallëzim penal, ka të bëj me një faqe e cila e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.Sipas njoftimit, kjo faqe ka shpifur në internet duke pretenduar se LDK po i paguan me nga 10 euro pjesmarrësit në tubimet elektorale të partisë. LDK i ka bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera që ta hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme dhe denigruese. Njoftimi i plotë: Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë…
Author: almakos
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Ka shkuar në 30 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që e goditi provincën lindore të Maluku-t në Indonezi. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, ndërsa bëhet e ditur se mijëra persona po vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e strehimit.Tërmeti me magnitudë prej 6.5 shkallësh të Rihterit e goditi pjesën lindore të Indonezisë të enjten, me ç’rast i dëmtoi qindra shtëpi, ndërtesa publike dhe infrastrukturën, përfshirë urën kryesore në qytetin Ambon. Zyrtarët fillimisht kishin raportuar se tërmeti i ka shkaktuar 20 viktima, ndërsa besohet se shumica e njerëzve kanë vdekur nga shembja…
Vëllai i Ahmet Krasniqi, Behxheti ka thënë se në PDK ka kaluar vetëm një anëtar i tyre, e jo e gjithë Familja Krasniqi. Madje, ka thënë se në Partinë e Kadri Veselit s’ka shkuar as Familja e Aziz Zhilivodës.Ky reagim i tij erdhi pasi PDK njoftoi se Familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për Kryeministër. Megjithëkëtë, Bexhet Krasniqi ka thënë se meqë Kosova ndodhet në krizë ekonomike e morale mund të ndodhin edhe shpifje të tilla për qëllime politike. Reagimi i plotë i Behxhet Krasniqit Sqarim: Me rastin e aderimit te Aziz…
Një nga truprojet kryesore të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, është vrarë në atë që autoritetet e quajnë mosmarrëveshje personale. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi, por nuk u dhanë shumë hollësi për incidentin që e ka tronditur mbretërinë.Shumë njerëz shprehën ngushëllime në rrjetet sociale për truprojën Abdulaziz al-Fagham. Shumë prej ngushëllimeve ishin të shoqëruara me fotografitë e tij kur ishte duke punuar. Në njërën prej fotografive shihej truproja e ndjerë duke e ndihmuar mbretin për t’i lidhur lidhëset e këpucëve. Nuk dihen rrethanat e këtij incidenti. Ndonëse zyrtarë të ndryshëm shtetërorë…
Alsat 2019-09-29T13:14:39+02:00 Koncesionarët me plazhet në Ohër kërkojnë zgjidhjen urgjente të kësaj çështje dhe tejkalimin e status kuo-së në të cilën ndodhen. Nga Komuna thonë se marrëveshjet e qirasë kanë skaduar dhe se koncesionerëve dy vjet më parë iu dhanë vendime për rrënimin e objekteve dhe rikthimin e plazheve në gjendjen e tyre të mëparshme. Situata do të zgjidhet së shpejti. Ne nuk kemi asnjë bazë mbi të cilën mund të arkëtojmë ne. Ne nuk mund të marrim vendim për të ndaluar veprimtarisë në plazhet. E vetmja gjë që mund të bëj është të veproj ndaj vendimit, që u mor…
Alsat 2019-09-29T13:10:28+02:00 A do të pritet pesë minuta në 12 minuta për ta azhurnuar Listën e Votuesve ?Pikërisht për numrin e votuesve të regjistruar në listë gjithmonë dyshimet ngritën para zgjedhjeve. Më të zakonshmet janë se ka midis 100.000 dhe 200.000 votues fantazmë, të cilët në një sistem zgjedhor proporcional mund të ndikojnë se kush do të fitojë. Gjykatësja Mirjana Lazarovska Trajkovska, si pjesë e projektit “Mbrojtje juridike e të drejtave të votuesve” të Institutit për Kërkime Politike, theksoi se tani është koha e duhur, një vit para zgjedhjeve, që shteti të hartojë mekanizma me të cilët të gjithë qytetarët…
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac.Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota. Presidenti Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.
Alsat 2019-09-29T13:04:07+02:00 Qarkullimi me vetura private në mungesë të transportit publik në Tetovë do të jetë një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit. Arianit Xhaferi nga Eko Guerila thotë se sipas analizave të bëra, rreth 20% e ndotjes enorme të ajrit në Fushën e Pollogut vjen si pasojë gazrave që emitojnë veturat. Qyteti i Shkupit ka porositur autobusët më modern dhe më ekologjik që janë në treg, ndërkohë që Komuna e Tetovës nuk është në gjendje, së paku 6 vitet e fundit që ne kemi punë me këto aktivitete, që të sigurojë 8 autobusë. Kjo është asgjë tjetër përpos…
Partitë politike nuk kanë respektuar Ligjin për Barazi Gjinore për përfaqësim të barabartë 50 përqind me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Të gjitha subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje kanë përmbushur vetëm kuotën prej 30 përqind të përfaqësimit të grave në listat për kandidate për deputete, por jo duke respektuar Ligjin për Barazi Gjinore i cili kërkon përfaqësim 50 përqind për secilën gjini.Për mos respektim të këtij ligji, ditë më parë Institucioni i Avokatit të Popullit e ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mospërfaqësim të barabartë të grave në listat zgjedhore. Madje Avokati i Popullit i…
Alsat 2019-09-29T12:44:58+02:00 Partitë politike në pushtet synojnë angazhim të mëtejshëm në drejtim të rritjes së përfaqësimit të grave në skenën politike. Në kohën kur po diskutohet për reforma të mundshme në modelin zgjedhor, LSDM-ja deklaron se një prej angazhimeve të saj do të jetë edhe ndryshimi i ligjeve me qëllim të sigurimit të përfaqësimit 50-50 në listat e kandidatëve për deputetë. Partia e Zoran Zaevit në kryesinë ekzekutive ka 9 gra nga gjithsej 17 anëtarë. Ne si parti politike absolutisht angazhohemi për të drejta të barabarta për gjinitë në të gjitha fushat. E kemi udhëhequr procesin e rritjes së përqindjes…
Një grua ka raportuar në Policinë e Pejës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Ymer Basha në Pejë, ku ankuesja ka njoftuar në polici se nuk di ku gjendet vajza e saj.“Ankuesja femër K-Rome ka informuar se e bija e saj viktima femër K-Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

