Janë arrestuar në Fushë-Kosovë një burrë dhe një grua, që dyshohet se në 10 ditët e fundit kanë vjedhur dy vetura.Policia Rajonale e Prishtinës kanë thënë për Gazetën Express se janë arrestuar dy persona që po dyshohen se kanë kryer vjedhje të veturave në Fushë Kosovë. “Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si…
Author: almakos
Qytetarët që kanë filluar të publikojnë shpallje për shitjen e votës nëpër web faqet e shitblerjeve online, mund të kenë probleme me ligjin. Kjo pasi Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet ndaj tyre dhe këtë të diele është intervistuar personi i parë i cili është identifikuar nga ana e institucioneve, raporton Gazeta ExpressTë premten e kësaj jave, Gazeta Express ka raportuar se disa qytetarë kanë nxjerrë votën e tyre në shitje. Këtë qytetarët po e bëjnë në web faqen e cila përdoret për shitblerje të gjësendeve dhe patundshmërive, MerrJep. Pas kësaj, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet…
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gllamnik të Podujevësm ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, raporton ExpressRasti ka ndodhur pasditen e sotme ku vetura ka goditur çiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një biçikletë (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka marrë lëndime të lehta…
Ishte gushti i vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të Policisë serbe. Në atë turmë ishte një burrë sypatrembur. Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq. Ky imazh, i fiksuar nga fotografi Hazir Reka, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore. Kush është ky burrë në fotografinë ikonike të Kosovës? Cili ishte ky njeri- permendore qe u “ngrutësua” midis dhunës e turmës? Ishte lindur…
Rreth një milion euro është shuma që iu lejohet subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, që të shpenzojnë për fushatën zgjedhore, e cila ka nisur më 25 shtatorPor, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo vlerë mund të jetë disa herë më e lartë, pasi që disa nga subjektet politike, sipas tyre, vazhdimisht e kanë mbajtur të fshehur shumën e shpenzimeve si edhe mënyrën e financimit të fushatës. Sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Shuma e mjeteve buxhetore,…
Sonte, në emisionin Pressing, në televizionin T7, prej orës 21:00, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Ferizaj.Shtabet Zgjedhore të LDK’së, Vetëvendosjes, PDK’së, AAK-PSD’së, NISMA-AKR’së kanë dërguar pesë burra për debat. Ata janë: Adem Salihaj LDK; Dimal Basha VV; Mustafa Grainca PDK; Sedat Ismajli NISMA-AKR dhe Xhavit Zariqi AAK-PSD. Pesë kandidatët që synojnë të bëhen deputetë do të flasin për problemet e qytetit të Ferizajt që lidhen edhe me pushtetin qendror. Emisioni do të udhëhiqet nga Faton Ismajli.
Alsat 2019-09-29T16:09:30+02:00 Ekipe të palombarëve nga shoqata të ndryshme ekologjike, nga fundi i lumit Vardar kanë nxjerrë goma dhe gjësende tjera. Për më pak se dy orë në bregun e lumit nën urën “Goce Dellçev”, janë grumbulluar rreth 50 goma makinash. Nga OJQ “Mos u bëjë mbeturinë”, alarmojnë se vetëdija tek kompetentët për mbrojtjen e ambientit jetësorë në qytet është në nivel shumë të ulët. Në aksionet ekologjike marrin pjesë edhe qytetarë të ndërgjegjshëm, por aktivistët thonë se ata shpesh problemin e adresojnë në vend të gabuar. Aktivistët njoftuan se gomat do të përdoren për nevojat e Kopshtit Zoologjik të…
Mijëra banorë të Meksikës, kryesisht vajza dhe gra, kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Meksikës për të kërkuar legalizim të abortit. Shumë prej protestuesve ishin të veshur me rroba të gjelbra, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për të drejtën e abortit në mbarë Amerikën Latine.Protestat që u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt erdhën pasi rajoni meksikan i Oaksaka-s e miratoi javën e kaluar projektligjin për legalizimin e abortit. Ky ishte vetëm rajoni i dytë pas kryeqytetit që e lejoi kryerjen e kësaj procedure mjekësore. Presidenti i Meksikës, ndres Manuel Lopez Obrador,…
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, ka thënë se opinioni publik tashmë është në anën e zhvillimit të hetimeve ndaj presidentit Donald Trump. Deklarata e saj erdhi pas publikimit të të dhënave të reja për bisedat e kreut të Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij ukrainas.Pelosi këtë javë doli në përkrahje të hetimeve pas dyshimeve se presidenti amerikan kishte kërkuar favor politik nga kryetari i Ukrainës për ta ndihmuar atë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Kryetarja e njërit prej institucioneve më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara edhe më parë kishte bërë…
Alsat 2019-09-29T15:15:48+02:00 Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të prijnë në listën e sëmundjeve të rrezikshme. Në botë, 17.9 milionë njerëz vdesin çdo vit nga këto sëmundje ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës. Prej tyre, në numër më të madh janë gratë krahasuar me burrat. Me rastin e ditës botërore të zemrës, nga Instituti I shëndetit publik apeluan për kontrolle të rregullta për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme. Është karakteristike se po ndryshon kufiri I moshës së vdekjes nga këto sëmundje. Për…
Papa Françesku ka kritikuar, atë që e quajti, “kulturë të rehatisë”, e cila sipas Atit të Shenjtë çon në indiferencë përballë problemit të migracionit dhe krizës me refugjatë.Këto komente Françesku i bëri sot gjatë një meshe të mbajtur për Ditën Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve. Ai tha se “ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj tragjedisë të varfërisë, izolimit, përbuzjes dhe diskriminimit të përjetuar nga ata që nuk i përkasin ‘grupit tonë’”, shkruan rel. Papa tha se armët që nxisin luftëra shpesh prodhohen dhe shiten në rajone të tjera “që nuk kanë më pas vullnet të pranojnë refugjatët që gjenerohen…
Alsat 2019-09-29T15:02:39+02:00 Para datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja tani kërkon marrëveshje mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Në takimin eventual Zoran Zaev-Hristijan Mickoski, opozita kërkon që bisedimet të zhvillohen në përfshirjen e parimeve në ligj dhe jo mbrojtjen e individëve. Të bisedohet dhe sillet ligj i cili do të mund ta kthente drejtësinë në Maqedoni. Nga ajo që pamë në takimin e fundit ishte se Zaev kishte për qëllim të mbronte zgjidhje personale, kuadro me emra dhe mbiemra të cilët do të dëshironte të ishin në krye të Prokurorisë dhe t’i mbrojë të gjithë të punësuarit me nepotizëm në…

