Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar për videon që është publikuar më herët ku shfaqet tërësisht incidenti në të cilin ishin përfshirë Dardan Molliqaj, shoqëruesi i tij, Rexhep Hoti dhe Haki Abazi.“Korigjim ëpr mediat e ‘paanshme’. Nuk kanë dalë pamjet e rrahjes mes Molliqajt dhe Abazit, por kanë dalë pamjet që i nxjerrin sheshit si kriminel dhe rrenca Molliqajn dhe Rexhep Hotin”, ka shkruar Bislimi. Ky reagim vjen pas publikimit të videos. Dardan Molliqaj shihet se si ka sulmuar Haki Abazin, përkundër se pas incidentit ai kishte thënë se…
Author: almakos
Zyrtari i PDK’së, Rexhep Hoti, ka reaguar pasi Gazeta Express rikujtoi se ai kishte thënë se nuk e ka parë incidentin mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, e ai shihet në videot që u publikuan sot nja një portal.Hoti, i cili kishte thënë se nuk ka parë asgjë cfarë ka ndodhur mes Dardan Molliqajt të PSD’së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes pas emisionit Pressing, ka shkruar në Facebook pasi u publikua video e rrahjes ku shihet edhe vetë ai. Për Hotin ka reaguar edhe Vetëvendosja, e cila i ka kërkuar PDK’së të distancohet nga zyrtari i saj ‘pasi ka gënjyer…
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u publikua video e rrahjes me Haki Abazin.Në videon e publikuar sot, shihen pamjet e rrahjes që ka ndodhur pas emisionit Pressing tri javë më parë mes Dardan Molliqajt, shoqëruesit të tij dhe Haki Abazit të VV’së. Në video shihet qartë gjithçka, Molliqaj VV’në dhe Televizionin 7 për ‘konspiracion’, ndonëse është e paqartë se për cka e ka fjalën. Ndërkaq ai thotë për kundërshtarin e tij nga VV’ja se e ka sulmuar vetë i paari dhe pastaj ka ikur vrap. Shkrimi i plotë i Molliqajt: Shumë…
Është bërë publike video e rrahjes mes Dardan Molliqaj dhe Haki Abazit.Në të shihet se si shoqëruesi i kandidatit për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, së bashku me këtë të fundit, e sulmojnë kandidatin e Vetëvendosje për deputet. Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar menjëherë pas rrahjes në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. “Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive”, ishte shkraur në faqen zyrtare të këtij subjekti në Facebook. Më pas, VV e kishte quajtur ish-anëtarin e saj, kandidat të AAK’së. “Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga…
Videoja e rrahjes mes Dardan Molliqajt e Haki Abazit, menjëherë pas emisionit Pressing, është publikuar sot, e aty shihet se megjithatë Molliqaj e ka sulmuar fizikisht kandidatin e Vetëvendosjes për deputet, Haki Abazin, ndonëse kishte mohuar një akuzë të tillë publikisht.Menjëherë pas pas emisionit Pressing Zgjedhor Haki Abazi e kishte akuzuar kandidatin për deputet nga koalicioni PSD – AAK, Dardan Molliqajn, se e ka sulmuar fizikisht bashkë me shoqëruesin e tij. Molliqaj ka dalë me një status në Facebook ku kishte thënë se asgjë nuk kishte ndodhur. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte…
Publikohet video ekskluzive e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7.Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali. Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur…
“Unë e kom shty ata, më ka shtri në krevat, kam bërtit dhe kam qa”, kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze 13-vjeçare.Gjatë viteve të fundit në Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për pedofili. Mirëpo, për ta nuk ka ndonjë bazë të të dhënave si mekanizëm mbrojtës për fëmijët, siç e kanë shumë vende perëndimore. Në shtetet perëndimore kanë krijuar regjistra ku shihen kryerësit e këtyre veprave, nga të cilët qytetarët mund të kenë kujdes. Ndërsa në Kosovë ende nuk ka diçka të tillë. Ekspertët krijimin e këtyre dosjeve po e shohin si të domosdoshme.…
Me 37% të votave, Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Austri. Kështu ai përsëri ka shancat më të mira për rikthim në pozitën e Kancelarit të Austrisë vetëm katër muaj pasi që kishte lëshuar këtë pozitë.33 vjeçari, që i takon të djathtës në Austri, kishte rrëzuar vetë qeverinë e kaluar pasi që dy zyrtarë të atij ekzekutivi, që i takonin partisë tjetër në koalicion me Kurzin, ishin zënë në një skandal të njohur tanimë me emrin Ibizagate. Partia në fjalë e së djathtës ekstreme, FPO, ka humbur 10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe…
Ministria e Mbrojtjes së Sllovakisë, tha se gjatë stërvitjeve është rrëzuar një avion Mig-29, i prodhuar nga sovjetikët.Ministria tha se piloti arriti që të dalë nga avioni pak kohë para rrëzimit. Avioni ushtarak u rrëzua në afërsi të qytetit Nitra, që gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Bratislavës. Ministria e Mbrojtjes tha se piloti është dërguar në spital, duke shtuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas këtij incidenti, Sllovakia vendosi që të ndalojë fluturimin e Mig-29, derisa të përfundojë hetimi lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit më 28 shtator. Më 2018, Sllovakia…
Në Fushë-Kosovë janë vjedhur dy vetura vetëm në 10 ditët e fundit, e për këtë Policia i ka arrestuar një burrë e një grua, për të cilët Gazeta Express ka mësuar se janë çift.Cifti të kapur sot dyshohet se kanë vjedhur dy vetura së fundmi, ndërsa emrat e tyre lidhen edhe me shumë vjedhje të tjera. Në Policinë Rajonale të Prishtinës kanë thënë për Expressin se personat e arrestuar përvec që dyshohen për vjedhjen e veturave, ka dyshime shtesë për ta. “Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që…
Boris Johnson u zotua se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë së Madhe edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vetëm qeveria e tij konservatore, mund ta respektojë datën 31 tetor, që është afati i fundit që vendi të largohet nga BE-ja.Johnson dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Por, Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, që kërkon nga kryeministri që Brexit-i (dalja e Britanisë nga BE-ja) të shtyhet, nëse ai nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në samitin e BE-së që do të mbahet më 17…
Hungaria nuk ka plane që të largohet nga Bashkimi Evropian, tha sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.Orban shtoi se anëtarët lindorë dhe perëndimorë të bllokut, duhet të gjejnë një kompromis, lidhur me, siç tha ai, të ardhmen e bllokut. “Ne jemi anëtar të Unionit dhe do të vazhdojmë të jemi anëtar”, tha Orban, gjatë një tubimi të partisë së tij, Fidesz. Si duket, këto komente të Orbanit, janë kundërpërgjigje ndaj kritikave që disa shtete të BE-së i kanë bërë Hungarisë, lidhur me sundimin e ligjit. “Ky është shteti ynë, shtëpia jonë dhe askush, përveç hungarezëve, do të mund të vendosë për…

