Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se ai e meriton një takim me akuzuesin e tij, duke shtuar kundërthëniet në rastin e bisedës telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.“Si çdo amerikan, unë e meritoj një takim me akuzuesin tim, veçanërisht këtë akuzues, i cili e paraqiti një bisedë të përkryer me një liderë të huaj në një mënyrë tërësisht të gabuar dhe mashtruese”, shkroi presidenti Trump në Twitter para se ta sulmonte shefin e Komisionit për Inteligjencë, Adam Schiff. “Gënjeshtrat e tij u bënë ndoshta në mënyrën më qëllimkeqe që është parë ndonjëherë. Ai shkroi dhe…
Author: almakos
Alsat 2019-09-30T10:49:23+02:00 “Paniku i LSDM-së po rritet çdo ditë e më shumë. Karriera politike e Zoran Zaev ka mbaruar. Humbja për LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme është gjithnjë e më e dukshme. Sondazhet tregojnë se besimi tek Zaev dhe qeveria e tij po bie. Tashmë është e qartë se qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë do të formojë VMRO-DPMNE. Për këtë arsye Zaev ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thonë përmes një komunikate për mediat nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do t’i harrojnë krimet e kësaj qeverie, ata nuk do ta harrojnë zhvatjen…
Kanë dalë detaje të reja në vrasjen e një nëne të tre fëmijëve në Vjenë nga një kosovar 32-vjeçar, Valdon D.Siç raporton mediumi “Osterreich 24“, me qëllim që fëmijët e çiftit, djali (2 vjeç) dhe dy vajzat e tij (4 dhe 9 vjeç) të mos e shihnin ngjarjen, Valdon D., pasi e kishte goditur për vdekje me shkop bashkëshorten e tij, kishte marrë fëmijët nga kopshti dhe shkolla dhe kishte shkuar me ta për drekë në një restorant në Vjenë. Pas kësaj, kosovari së bashku me fëmijët e tij kishte shkuar në stacionin policor në lagjen Taubstummengasse të Vjenës. Aty…
Një nxënëse 14 vjeçare ka vdekur pas telefoni i saj shpërtheu nën jastëk ndërsa po flinte.Alua Asetkyzy Abzalbek shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në Bastobe, Kazakistan. Mëngjesin tjetër, ajo u gjet e vdekur në mënyrë tragjike me telefonin që kishte shpërthyer pranë kokës së saj. Telefoni i mençur ishte i futur në një prizë elektrike. Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq në vend gjatë shpërthimit. Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes dhe ky ishte shkaku i vdekjes, thuhet në raportet…
Alsat 2019-09-30T10:12:57+02:00 Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për sot ka caktuar takim konsultativ të kreut shtetëror për raportet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe ftesën që e pret nga BE për fillim të negociatave për anëtarësim. Tema është “Pasqyra e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të rezultateve nga puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore dhe pritja e ftesës deri te RMV për inkuadrim në BE”. Janë ftuar të marrin pjesë kryeministri Bojko Borisov, kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, zëvendëskryeministrja për reforma në gjyqësi dhe ministër…
Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të arrijë një shkallë të paimagjinueshme, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërmerr masa për t’i ndaluar veprimet e dëmshme të Iranit.Ai tha se një luftë e mundshme mes Arabisë Saudite dhe Iranit do ta shkatërronte ekonominë botërore. Deklarata e tij erdhi pas sulmit në stacionet e naftës, për të cilat u fajësua Irani. Në anën tjetër, Irani i ka mohuar akuzat për përfshirje në këto sulme, të cilat ndikuan në zvogëlimin e prodhimit të naftës në nivel botëror për pesë për qind. “Furnizimi me naftë do të…
Alsat 2019-09-30T09:49:53+02:00 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut më 17 tetor do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. “Unë mendoj po. Ja ndoshta për herë të parë kështu me optimizëm do të them se këtë vit ne fillojmë negociata”, ka thënë Osmani në intervistën për TV Kanal 50. Ai e ka ndarë dilemën e tij në opinion nëse propozimi në publik do të jetë dhjetori 2019 për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare ose janari, kur teknikisht do të përgatitet procesi. “Por jam i bindur se marrim datë për fillimin e…
Një vjedhje që ka ndodhur Londër ka bërë bujë të madhe, kjo për faktin se ka ndodhur para syve të pronarit të një Mercedesi që mbetet pa të brenda pak sekondave, kur një burrë i panjohur thjesht futet brenda dhe largohet me shpejtësi.E ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë dhe shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, me qëllim që qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e kësaj veture t’i telefonojnë policisë, transmeton Telegrafi. Gjithqka ndodhi në ambientet e një autolarje, ku punonjësit po pastronin veturën, e një burrë që vazhdimisht sillej aty priti momentin e duhur…
Televizioni gjerman “ZDF”, në kuadër të dokumentareve për organizatat e fuqishme kriminale, ka bërë një raportim edhe për “Mafian shqiptare”.Analiza e veprimeve të kësaj organizate është bërë për së afërmi nga gazetari David Beriain, i cili e ka analizuar nga afër strukturën e kësaj. Ai e përkufizon si “organizatën kriminale më e frikshme në botë”. Veprimet e mafias shqiptare lidhjet me një kod nderi dhe hakmarrje, shkruan ZDF përcjellë Klan Kosova. “Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit “- thekson Bernain. Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin…
Autoritetet i kanë arrestuar së paku dy figura të rëndësishme të protestuesve në kohën kur Hong Kongu po përgatitet për ta shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky përvjetor shënohet të martën.Policia e ka ndaluar mbajtjen e një proteste të madhe, të organizuar nga Fronti Civil për të Drejtat e Njeriut. Sidoqoftë, protestuesit janë zotuar se do të dalin në rrugë më 1 tetor për ta shfaqur zemërimin e tyre lidhur me shkeljen e të drejtave nga pushteti kinez. Të hënën, aktivisti Ventus Lau dhe aktori Gregory Wong u arrestuan nën akuzat lidhur me një incident që…
Pas publikimit të pamjeve të incidentit që ndodhi ditë më parë ne mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti.Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lidhur me këtë rast ai ka dhënë deklaratën e tij në polici dhe se nuk dëshiron të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonjë subjekt politik. Të dashur miq, Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë. Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot…
Alsat 2019-09-30T08:35:45+02:00 Në mbarë vendin sot do të mbaj mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi perëndimorë. Temperatura pritet të arrij deri në 30 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, temperatura do të arrij deri në 28 gradë Celsius. Loading…

