Author: almakos

Alsat 2019-09-30T13:31:49+02:00 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se sot do t’i vazhdojnë negociatat me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK). “Me SASHK-un sot do të kemi takim të përbashkët, negociatat do të vazhdojnë në mënyrën më të mirë, më konstruktive, jam i kënaqur prej bashkëpunimit të deritanishëm. Rritje të dukshme të pagave kemi thënë se do të ketë, por prej kur dhe sa do të jetë përqindja kjo varet prej mundësive dhe prej shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe parametrave që i kemi”, tha Ademi në vizitën e sotme të Qendrës për vlerësim funksional dhe…

Lexo më Shumë

Kili u godit nga një tërmet i fortë i magnitudës 6.8, një nivel i mjaftueshëm ky i forcës së goditjes aq sa për të shkaktuar panik mes popullatës.Por një video e regjistruar në një metro atje, tregon sesi njerëzit ruajnë në mënyrë të habitshme qetësinë, e madje nuk lëvizin fare nga vendi. Tërmeti u ndje në tre rajone të vendit, duke nisur nga kryeqyteti Santiago. Epiqendra e tij ishte 71 kilometra larg Constitucionit, në oqeanin Paqësor. Kili shtrihet në të ashtëquajturën “Unaza e Zjarrit” në Paqësor dhe ka një histori të gjatë tërmetesh vdekjeprurëse, përfshirë atë të vitit 2010 që…

Lexo më Shumë

Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezër shqiptarë, të cilët u përleshën me mjete të forta jashtë ambienteve të një diskoje. Ngjarja e tupshme ka ndodhur në qytetin italian të Brescias.Siç raportojnë mediat fqinje, gjithçka ndodhu rreth orës 2 të mëngjesit, ku një prej vëllezërve shqiptarë, pas një debati të ashpër me fjalë, qëlloi me mjete të mprehta një 30-vjeçar italian. Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë nën akuzë për sulm me dashje me thikë, ndaj 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se sherri kishte nisur…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shkruan sda.ch.Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj, (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje “nxjerrjen e dhjamit” përmes injektimit. Mjekja ofronte edhe ndërhyrje tjera si fryrje të buzëve dhe të ngjashme. Nga hetimet që ka zhvilluar Policia Kantonale, ka lindur dyshimi se mjekja në fjalë po ofronte shërbime në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me rastin e kontrollimit të bërë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T12:39:06+02:00 Ish kryeministri grek dhe lider i Syrizës, Aleksis Cipras sot arrin në Shkup, ndërsa në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Zorasn Zaev, kumtojnë nga partia opozitare greke. Ciprasi nesër do të marrë pjesë në Samitin e “Ekonomist” , “Përforcim i momentumit për integrim evropian”, kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërsa në panel të posaçëm diskutimi, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe Martin Shulc do të debatojë për atë “Cilat janë hapat e ardhshëm për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor”. Kryetari i Syrizës, mbrëmë mbajti fjalim në fund të festivalit treditorë “Sputnik” të organizuar nga rinia e…

Lexo më Shumë

Rreth 20 kangurë janë mbytur në Australi nga një person i dyshuar, i cili besohet se i ka goditur qëllimisht kafshët e gjora dhe ka ikur. Lajmin e bëri të ditur policia australiane.Banorët e Turas në rajonin “New South Wales”, u zgjuan në mëngjes dhe në rrugë panë trupat e kafshëve të ngordhura. Hetuesit policorë thanë se vrasja e kafshëve është shkaktuar nga disa veprime të keqtrajtimit. “Policia beson se rreth 20 kangurë janë ndjekur nga një veturë rreth orës 10 e 30 minuta të mbrëmjes”, tha një zëdhënës. Disa kangurë ishin të lënduar rëndë, por ende nuk kishin ngordhur.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T12:29:25+02:00 Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pranë qeverisë tha se ai është i gatshëm për takimin e radhës me kryetarin e opozitës Hristjan Mickoski. Ai theksoi se grupet e punës po punojnë për të arritur këtë takim dhe se ai beson se edhe kryetari i opozitës është i gatshëm për këtë takim. Zaev tha se shumë çështje janë lënë pezull kohët e fundi, nga fati i Prokurorisë Publike deri te euro integrimet, prandaj ky takim është i domosdoshëm në këtë fazë ku ndodhet vendi. Loading…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, bën të ditur Policia e KosovësRasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka plagosur me armë zjarri viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e më pas është liruar. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Një vajzë katërvjeçare e lumtur dhe e shëndetshme që shkoi në shtrat në gjendje shumë të mirë, u zgjua të nesërmen e paralizuar.Isla Hughes, kishte pësuar një goditje në mes të natës duke e lënë atë të paaftë të fliste ose të lëvizte anën e djathtë të trupit të saj. Katërvjeçarja nga Upton, kishte kaluar një ditë më parë duke lozur në shtëpinë e gjyshes së saj në kopshtin e pasmë pa asnjë paralajmërim për fatkeqësinë që do të vinte. Por, kur mamaja e saj, Helen Hughes, shkoi për ta zgjuar atë, ajo e gjeti vajzën të mpirë. Ajo menjëherë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T11:53:51+02:00 “Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme, kur duhet të marrin vendime të mëdha për të ardhmen e tyre dhe për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione kyçe shtetërore. Marrëveshjet e fshehta ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë zhgënjyer tejmase shqiptarët, kjo vjen si rezultat i politikanëve të korruptuar, keqpërdorues të detyrave zyrtare, të kapur nga pushteti, duke treguar se s’kanë interes për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti ngrenë shqetësimin për uljen e përqindjes së shqiptarëve në institucionet shtetërore. “Marrëveshja e arritur ndërmjet…

Lexo më Shumë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca ndaj 14 të akuzuarve për dallaveret me viza italiane, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.Në këtë rast, të akuzuar janë edhe ish-deputeti Ukë Rugova dhe ish-ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ku pas veçimit të procedurës ndaj tyre, ata janë duke u gjykuar veçmas me tre të akuzuar të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Seanca e së hënës, ka dështuar të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T11:33:36+02:00 Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Orhan Ramadani, në një konferencë për shtyp në prani edhe të kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministritë të Shëndetësisë, Venko Filipçe prezantoi mënyrën e re të marrjes së barnave. Sipas Ramadanit, heqja e kuotave të barnave nëpër barnatore dhe të sistemit të ri elektronik për marrjen e barnave paraqet një përfitim të shumëfishtë për qytetarët, mjekët, farmacistët dhe punonjësit mjekësor. Disa nga përfitimet me mënyrën e re janë: Qytetarët nga sot e tutje mund të marrin barnat në cilëndo barnatore që kanë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, për çdo ditë dhe për çdo…

Lexo më Shumë