Author: almakos

KEDS njofton se do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende.KEDS nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar konsumatorët se ndërprerjet e rrymës do të bëhen për shkak të punimeve në rrjet, përcjell lajmi.net. Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet 01.10.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran. Arsyeja: Pastrim traseje dhe revizion i linjës. Gjilani 1. Nga TS…

Lexo më Shumë

Me vetëm një kërkesë të thjeshtë, secili qytetar mund të blejë në barnatore, Ranital apo Ranitidine ose Zantac. Ku ilaç i ka tre emra si dhe përdoret nga qytetarët, të cilët ndiejnë dhembje të stomakut si dhe të lukthit kryesisht. I njëjti në të shumtën e rasteve merret nga ana e kosovarëve pa recetë të mjekut. Por, përdorimi i tij mund tash e tutje mund të çojë në pasoja të rrezikshme për shëndetin. Madje në disa shtete të Evropës, Ranitidini, në formë tablete doza 150 mg ose 300 mg, është hequr tërësisht nga përdorimi. Por, nga AKPPM – Agjencia e Kosovës…

Lexo më Shumë

Nëna kishte shkuar për të pirë me një mik të saj dhe në veturë ku temperaturat kishin qenë tejet të larta kishte lënë vajzën e saj dy vjeçare.Kur ishte kthyer pas pesë orëve, nëna kishte parë se vajza e saj kishte vdekur. June Love Agosto ishte e mbyllur në makinë nën një batanije në temperaturë të lartë për rreth pesë orë, të shtunën. Nëna e saj e la ngrohjen e veturës ndezur dhe mbajti xhamat e mbyllur ndërsa shkoi dhe u ul në automjetin e një miku të saj duke pirë alkool në Torrance, California. Kur u kthye në veturën…

Lexo më Shumë

Udhëheqës të kaluar dhe të tanishëm botërorë u mblodhën të hënën në Paris për të ndjekur funeralin e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.Ceremoninë pranë vendit të varrit të Napoleonit e udhëhoqi presidenti francez, Emmanuel Macron. Himnin kombëtar “La Marseillaise” e performoi një grup ushtarak, ndërsa Chirac u varros në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016. Në mesin e pjesëmarrësve të huaj në ceremoni ishin: presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë. Chirac vdiq më 26 shtator…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T15:49:47+02:00 Rreth dhjetë ditë, para arrestimit dhe ndalimit të saj, Katica Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht me urdhër të Vilma Ruskoskës. Prokuroria e Krimit të Organizuar ka shënime zyrtare, me kë ka realizuar takime Janeva, ku ka shkuar dhe nëse derisa ka qenë e ndjekur, është takuar me të dyshuarit tjerë në “Reket”. Boki 13 dhe Zoran Kiçeec janë ndjekur fizikisht për më shumë se një muaj. Avokatët iu shmangën komentimit të provave nga masat e veçanta hetimore që i panë. Të mërkurën, do të takohen me Katica Janevën për t’u dhënë atyre udhëzime se si të drejtojnë…

Lexo më Shumë

Nga muaji nëntor i këtij viti, mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, do të fillojnë të marrin kompensimin ligjor, thonë zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.Vlera e konvertuar në valutën euro për kontributin e tyre në mësimdhënie gjatë viteve të 90-ta nis nga 19 deri në 95 euro, varësisht nga koha sa kanë punuar. Kjo shumë atyre iu ndahet në bazë të Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në 1999, i cili…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T15:49:20+02:00 Pavarësisht diskutimeve të shumta që mund të ketë në shoqëri, qytetarët nuk e ndryshojnë mendimin se vendit i nevojitet demokratizim urgjent. Kështu kanë konstatuar nga Instituti për Politikë Evropiane (IPE) pas realizimit të projektit i cili kiushte për qëllim të zbuloj se sa ndikim kanë debatet publike informuese në ndryshimin e mendimit të qytetarëve. Gjatë projektit qytetarët kanë vlerësuar se pavarësia e gjyqësorit është shumë e rëndësishme dhe se nevojat për demokratizim janë të nevojshme, derisa drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarsaka, shprehet se qëndrimet e qytetarëve në lidhje me njohjen e ligjeve, standardet e BE-së…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T15:37:01+02:00 Shteti ndan vetëm rreth 950 denarë në muaj për një të burgosur. Ushqimi që të afërmit detyrohen ta sjellin, prishet. Myku, lagështia dhe insektet janë përditshmëri në qelitë, ndërsa përleshjet fizike nuk pushojnë. Kjo është jeta pas grilave, sipas monitorimit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i zbatuar sivjet në dhjetë burgje në të gjithë vendin. Nuk është vizituar vetëm burgu në Manastir meqë është duke u rinovuar. Nga Komiteti bëjnë të ditur se burgjet nuk kanë një mjek të përhershëm, e as që punohet në risocializimin e të burgosurve. Ajo që ne propozojmë është…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, saktësisht në fshatin Kaqanollë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Express.Rastin për Express e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës. “Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasoj e mos përshtatjes se shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës drejtuesi humb kontrollin ndaj veturës dhe del nga rruga, si pasojë lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjeret të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne spitalin Rajonal ne Mitrovicë”, kanë thënë nga Policia.

Lexo më Shumë

European Union and Macedonia. The concept of relationship between EU and Macedonia. Alsat 2019-09-30T15:33:55+02:00 Bashkimi Evropian, me shumë gjasë, do të autorizojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë muajit që vjen, me shpresën se procesi do ta afrojë Ballkanin më afër perëndimit, informon media amerikane Blumberg. Po e njëjta medie njofton se ka parë vendimin por se ai mund të pasojë ndryshime. Duke marrë parasysh progresin me reformat,” ministrat e BE-së të cilët do të takohen në Luksemburg më 15 tetot do të vendosin të hapin negociatat për anëtarësim me qeveritë e Tiranës dhe të Shkupit,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T15:27:11+02:00 Dy javë para Këshillit të ministrave të BE-së ku Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, Bullgaria ka dalë me “linjat e saja të kuqe”. Pas takimit me krerët shtetëror bullgar për politikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Rumen Radev shprehet se nevojitet aksion urgjent për ndërtimin e qëndrimit kombëtar për raportet me Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE. Radev shton se në takim, Qeveria është obliguar të formulojë kritere të qarta që Shkupi duhet patjetër t’i përmbush, para se të fillojë procesi negociator me BE-në. Fokus i veçantë duhet të…

Lexo më Shumë

Një debat i tensionuar në emisionin “Pressing Zgjedhor” të televizionit T7, në mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD’së, është përcjellë edhe me një incident fizik pas emisionit, në hollin e objektit ku mbahen xhirimet, shkruan Gazeta Express. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa me rastin dhe zbardhjen e situatës po merren tashmë edhe autoritetet kosovare. Ndërkohë pas plotë 18 ditësh në mediat kosovare është publikuar edhe videoja origjinale e përplasjes fizike në mes të dy politikanëve që këto zgjedhje ia mësyjnë ulëses në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ajo që mbetet ende mister…

Lexo më Shumë