Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur shumë optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do të ndodhë së shpejtiPacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka premtuar gjatë një tubimi në Prizren se vizat për Kosovarët do të hiqen gjatë muajve të ardhshëm. Ai tha se këtë ia konfirmoi ministri finlandez, me të cilin ishte takuar sot gjatë ditës. “Unë jam i bindur që në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi, ju do të jeni ata që do të barazoheni me rininë e rajonit, ju do…
Author: almakos
Që nga 19 shtatori në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.Ndonëse kanë kaluar 11 ditë që kur të gjithë bashkatdhetarët kanë filluar të votojnë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se këto dy mijë pako kanë arritur deri më datë 27 shtator, pra tetë ditë pasi që ka filluar votimi përmes postës. “Sipas të dhënave të fundit, të datës 27 shtator, kemi pranuar nga jashtë vendit 2 mijë pako me fletëvotime të supozuara”, tregoi Elezi i cili theksoi…
Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, tha se Prishtina duhet të tregojë përkushtim të vazhdueshëm në sundimin e ligjit për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik.Në një intervistë për Zërin e Ameirkës, zonja Magno tha se sundimi i ligjit është një ndër faktorët thelbësor për nxitjen e investimeve në vend. Tashmë janë bërë 20 vjet që kur USAID ndodhet në Kosovë. Cilat janë disa nga arritjet kryesore të misionit tuaj në Kosovë gjatë kësaj kohe? Lisa Magno: Më lejoni të filloj përgjigjen duke thënë se e gjitha ka të bëjë me partneritetin, suksesi që ne…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij mund të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të Italisë si pjesë e përpjekjeve për të luftuar migracionin e parregullt, transmeton AA.“Nëse është e nevojshme, mund të mbrojmë disa zona të kufirit të Italisë’, tha Orban në kongresin e partisë së tij Fidesz. “Keni lejuar hyrjen e migrantëve të parregullt, por ende mund të merrni përsipër të transportoni një numër të konsiderueshëm të migrantëve të parregullt nga Italia në vendet e tyre të lindjes”, shtoi ai. Duke thënë se vendet e Evropës Qendrore po mbrojnë kufijtë e jashtëm të Evropës,…
Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter mbush 95 vjeç më 1 tetor. Ai konsiderohet si presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.Carter i ka kaluar momentet historike duke u angazhuar me të rinjtë ndërsa vazhdon të punojë për të përmbushur objektivat e tij për sa kohë që është gjallë. Pas katër vitesh luftë me sëmundjen e kancerit, e pas katër muajsh nga një rrëzim që i kërkoi terapi të vazhdueshme fizike, ish-Presidenti Jimmy Carter nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje apo dhimbje. Ai qëndron pa ndihmën e askujt dhe i përgjigjet pyetjeve të studentëve në një aktivitet në universitin Emory, ku…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Një grua në Gjakovë u shokua kur pa rezultatet e analizave që i kishte bërë në spitalin rajonal të Gjakovës.Asaj i është thënë se i është kthyer kanceri i gjirit, madje në shkallë shumë të lartë, njofton Klan Kosova. Mirëpo, tjera rezultate mori kur i bëri analizat në një isntitucion tjetër shëndetësor. [embedded content]
Aktivisti humanitar nga Gjermania Manfred Kühle është rikthyer në Drenicë, aty ku para 20 viteve ia kishte shpëtuar jetën Drenit Bajraktarit, kur kishte vetëm pak muaj të jetës së tij.Dreniti si shumë fëmijë të Drenicës në kohën e luftës së UÇK-së kishte lindur në rrethanat e luftës, pa praninë e mjekëve specialist dhe pa asnjë ambient shëndetësor. Në muajt e parë të jetës së tij, për shkak të kushteve të vështira të jetës në male në Grykën së Kishnarkës, ku jetonte familja e tij dhe banorët e kësaj ane, kishte probleme të rënda shëndetësore. Në kohën kur mjekët që ishin…
Alsat 2019-09-30T21:22:47+02:00 Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet, theksuan në takimin e sotëm, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në vendin tonë me ftesë të magazinës me renome “Ekonomist” si një nga folësit kryesorë në Samitin e Ballkanit Perëndimor – “Përforcimi i momentumit të integrimeve evropiane” që do të mbahet nesër në Shkup. Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, në takimin e mbajtur në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të dy bashkëbiseduesit biseduan për përfitimet nga Marrëveshja e…
Shkalla e papunësisë në Gjermani në muajin shtator shkoi në 4,9 %, duke u ulur me 0,2 pikë përqindje, pasi totali i të papunëve u ul me 85 000 persona në muaj, raportoi sot Agjencia Federale e Punësimit (BA).Papunësia sezonale ra në 2,234 milionë persona, 22 000 më pak se në shtator të vitit të kaluar. Shifra e muajit shtator ishte më e ulëta që nga Ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990. Mes shqetësimeve se Gjermania po hyn në një recesion teknik, i ndjekur nga një rënie e lehtë e PBB-së në tremujorin e dytë, BA deklaroi rënie të kërkesës…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Ai ka shkruar se Kosova është krenare që është pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Postimi i plotë Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur të vërtetën që fshihet pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e kaluar, në konsullatën saudite në Stamboll.Gati një vit pas vrasjes së Khashoggit nga agjentë sauditë të nisur nga Riadi, Erdogan tha se Turqia do të dijë se ku është trupi i tij dhe kush e ka autorizuar operacionin, duke sugjeruar se ai është kryer nga agjentë të një “shteti në hije” në Arabinë Saudite. Sunduesi de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, tha në…

