Alsat 2019-10-01T09:43:04+02:00 Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë prej gjithsej shtatë aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në dy aksidente trafiku është shkaktuar dëm material. Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup policia përjashtoi 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nëntë shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 19 shoferë para se të pajisen me patentë shoferë, dy shoferë fillestarë dhe 13 automjete të paregjistruara. Janë gjobitur edhe 76 shoferë për parkim jo të…
Author: almakos
Ata nuk janë të krishterë, por ku panë gjendjen e kishës së San Rocco-s në Popoli, nuk mund të shtireshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërmarrë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave…ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Albert Muçën që të merrnin këtë vendim human. ‘Çdo gjë ishte e shkatërruar. Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, “të bëjmë diçka duhet…
Alsat 2019-10-01T09:33:11+02:00 Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, në një intervistë për “360 gradë” në TV Alsat, ka folur për negociatat që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. “Nuk ishte një çështje e lehtë, ndoshta ndonjë palë e tretë e sheh si një çështje të lehtë dhe thonë se nuk keni ndërmarrë ndonjë hap shumë të madh. Por realiteti është se përveç emrit, kishte edhe detaje të tjera që duheshin rregulluar në lidhje me trashëgiminë, marrëdhëniet bilaterale, shumë vështirësi që duheshin kapërcyer, dhe besoj se kemi punuar intensivisht dhe kemi bërë një marrëveshje që i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndërlikuara.…
Autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se kanë vërejtur një tendencë në rritje për ngritjen e laboratorëve të ndryshëm të cilët dyshohet se mund të shërbejnë për të prodhuar apo edhe kultivuar narkotikë.Kohëve të fundit, Policia e Kosovës ka zbuluar, siç thuhet, në fazat fillestare disa laboratorë të cilët dyshohet se mund të kenë pasur si qëllim përpunimin apo edhe kultivimin e bimëve narkotike. Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës, Bahri Shala, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe Kosova nuk është imune ndaj kësaj dukurie negative, e cila ka kohë të…
Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë. Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe institucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis,…
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar ka filluar hetimin ndaj zyrtarit policor që kanosi prindin në Pejë, se do t’ia vras djalin nëse nuk ua sjellë brenda 10 minutave.Polici i cili kërcënoi prindin në Pejë se do t`ia vriste djalin nëse nuk e dorëzon atë në polici, pritet të përballet me sanksione rreth dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kanosjes. Inspektorati Policor i Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ka filluar hetimet ndaj këtij zyrtari të policisë. “Lidhur me rastin që është raportuar të ketë ndodhur në rajonin e Pejës e që është publikuar edhe në media, ju…
Alsat 2019-10-01T08:16:27+02:00 Në fakultetet pranë universiteteve të vendit sot solemnisht do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020. Fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020 tradicionalisht do të shënohet në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, në fakultetet e të cilit me orë të parë akademike do të priten qytetarët e rinj akademik. Rektori i USHCM-së, prof.dr. Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orët e para akademike të studentëve të Fakultetit për art muzikor, dhe në Fakultetin ekonomik, që do të mbahen në hapësirat e këtyre fakulteteve, me çka simbolikisht do t’u dërgojë porosi të gjithë…
Realiteti i hidhur kosovar përkundër premtimeve elektorale për vende të reja të punës.Agim E. Gashi është një prej të diplomuarve në Kosovë që nuk po arrin të gjej punë prej vitesh përkundër premtimeve elektorale të politikanëve për punësim. Ai po përballet me një absurditet pasi shteti i tij nuk po i ofron mundësi mbijetese nga profesioni të cilin e kishte zgjedhur dhe që e do me pasion. Mësuesi i cili kishte kryer studimet 6 vite më parë nuk po arrin ta praktikoj profesionin e tij, shkruan Gazeta Sinjali. Gashi thekson se përkundër kualifikimit, dëshirës dhe vullnetit për të dalë para…
“Edhe ky vit shkollor ka filluar me problemet e vjetra. Pati vonesa të teksteve shkollore në shumë shkolla në tërë Kosovën, pastaj edhe librat kanë gabime teknike. Problemi tjetër është edhe mungesa e teksteve për klasën e 8-të dhe të 9-të”, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Prindërve në Kosovë, Ymret Reshiti. Drejtori i institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë për gazetën se problemet në arsimin parauniversitar janë gjithmonë të pazgjidhura, shkruan sot gazeta Zëri.Është bërë një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor, i cili vlerësohet se është përcjellë me probleme të shumta, sikur edhe në vitet…
Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesit të tij, Fatos Sahiti, nën dyshimet se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.Në Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se Molliqaj e Sahiti janë duke u hetuar për sulm, dhe se në këtë rast edhe pse duhet ende të ndërmerren veprime hetimore pritet të ketë aktakuzë. Kujtim Munishi, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, një ditë pas publikimit të pamjeve nga momenti kur prokuroria dyshon se Abazi është sulmuar, ka thënë për gazetën se…
Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Lisa Magno, tha se Prishtina duhet të tregojë përkushtim të vazhdueshëm në sundimin e ligjit për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik.Në një intervistë me korrespondenten tonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zonja Magno tha se sundimi i ligjit është një ndër faktorët thelbësor për nxitjen e investimeve në vend. Zëri i Amerikës: Tashmë janë bërë 20 vjet që kur USAID ndodhet në Kosovë. Cilat janë disa nga arritjet kryesore të misionit tuaj në Kosovë gjatë kësaj kohe? Lisa Magno: Më lejoni të filloj përgjigjen duke thënë se e gjitha ka…
Krimi i dhunshëm në SHBA ra për të dytin vit radhazi gjatë 2018s, kryesisht si vazhdim i një rënieje prej disa dekadash, njoftoi FBI-ja në raportin e saj vjetor për krimet të publikuar të hënën.Vlerësohet se në 2018-n pati 369 krime të dhunshme për 100 mijë banorë, një rënie prej 3.9 përqind nga viti 2017. Edhe në vitin 2017 krimi i dhunshëm ra, ndonëse në një shkallë më të ulët. Rëniet e këtyre dy viteve vijnë pas një rritjeje prej 8% në 2015 dhe 2016. Ato e sjellin krimin e dhunshëm në një nivel afro 15 përqind më të ulët…

