Kandidati për deputet nga Partia Fjala, Avni Çakmaku, thotë se nuk do t’i përkrahë komunitetin LGBT nëse zgjedhjet, pasi që ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore e jo për ndihmë të intitucioneveÇakmaku vjen nga komuna e Prishtinës dhe tha se kjo qyteti i tij ka nevoja të shumta. “Infrastruktura e komunës së Prishtinës është degraduar, ndërtimet pa asnjë kriter e kanë pruar në një gjendje katastrofale si dhe shëndetësia primare e cila me të vërtetë pa pasur disa investime “ tha ai për Kallxo.com Në pyetje se cili grup i diskriminuar do ta ndjejë më së shumti përkrahjen e tij…
Author: almakos
Alsat 2019-10-01T13:46:10+02:00 Shoqata e gazetarëve sot promovoi doracakun për siguri, etikë të punës së kameramanëve në mediume. Doracaku në fjalë përmban udhëzime dhe rekomandime profesionale për punën e kameramanëve dhe informata për publikun rreth rolit dhe përgjegjësisë së këtij profesioni. Marina Tuneva nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me këtë rast tha se profesioni i kameramanëve është shumë më tepër sesa vendosja e kamerës dhe regjistrimi. Sipas saj ky doracak do të sqarojë standardet ekzistuese ligjore dhe etike për punën e kameramanëve. “Sfida profesionale e kameramanëve nuk ka të bëjë me atë që të vlerësojnë se ku fillon dhe…
Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rrejshme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit. Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprak penal të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për…
Alsat 2019-10-01T13:23:55+02:00 Gjykata e Apelit sot edhe zyrtarisht ka sjellë vendim që Katica Janeva të mbetet në burgun e Shutkës. Gjykata ka marrë informatë nga Prokuroria se hetimi ka përfunduar, por megjithatë gjykatësit e Apelit të udhëhequr nga faktet që edhe më tej ekziston rreziku nga arratisja, edhe kanë sjell vendim që Janeva të mbetet në burgun hetues të Shutkës. Loading…
Arbenita Smaili nga Prishtina ka më tepër se një vit që është diagnostikuar me tumor në gjuhë, fyt dhe nofull.Deri sot ajo ka bërë radiokimioterapi, por asaj i duhet të vazhdojë me kimioterapi edhe për një periudhë të gjatë kohore, e cila nuk gjendet në Kosovë. Këtë terapi asaj i duhet ta vazhdojë në Shkup, e të cilat kanë çmim shumë të lartë dhe të papërballueshëm për familjen. Ajo gjithashtu merr edhe ushqimin special, që nuk gjendet në Kosovë bashkë me shumë medikamente e që kanë çmim të lartë. Arbenitës i duhet ndihmë, ndërsa për çdo informatë kontaktoni në +38349199105…
Alsat 2019-10-01T13:12:08+02:00 Universiteti i Evropës Juglindore bëri sot pritjen tradicionale të studentëve të vitit të parë si dhe fillimin e vitit të ri akademik. Gjatë paraqitjes së tij përpara studentëve rektori i këtij Universiteti potencoi se në kohën kur gjithçka është e digjitalizuar, metoda e ndjekjes së studimeve në klasë nga ana e profesorëve mbetet si më efikasja, duke lutur studentët që pavarësisht mangësive elektronike, të shfrytëzojnë metodat tradicionale të studimit. Ju jeni gjeneratë digjitale, që nga aplikimi online, përgjigje për pranueshmërinë tuaj e keni marrë në mënyrë elektronike, oraret filloni t’i bëni në mënyrë elektronike, vetë i bëni zgjidhjet…
Në testin e shkollës së mesme në Palm Beach të Amerikës,është shtruar pyetja si në vijim: Presidenti i 45-të, 2017, Republikan, Idiot!Dhe përgjigja e pyetjes me zgjedhje të shumëfishtë ishte Donald Trump, gjë që irritoi një nga prindërit. Një studente në Shkollën e Mesme Watson B. Dancan në Palm Beach fotografoi testin, të cilin babai i saj, një mbështetës i Trumpit, e postoi në Twitter, shkruan Fox News Ai shkroi: “Kjo ishte pyetja e parashtruar në testin e sotëm për vajzën time në shkollë të mesme. Jam i zemëruar. Do të bëj tollovi tek drejtori. Indoktrinimi nuk do të vazhdojë”.…
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar protestat e 1 tetorit të vitit 1997, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj ka shkruar se në atë vit, mijëra student të UP-së, dhe profesorë protestuan rrugëve të Prishtinës. Limaj tha se këto protesta i kanë paraprirë luftës së UÇK-së. “Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave”, ka shkruar Limaj./Express/ [embedded content]
Alsat 2019-10-01T12:47:11+02:00 Besoj se lajmi i mirë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian do të ndikojë pozitivisht në tërë rajonin dhe BE-në dhe se do të bëhet i njohur përparimi i reformave në zgjidhjen e problemeve. Rajoni është ndërruar, synon dhe krijon kushte për zhvillim të mëtutjeshëm dhe integrim, theksoi kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Samitit të “Ekonomist”, që mbahet sot në Shkup. Lajmi i mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi do të jetë lajm i mirë edhe për Bashkimin Evropian sepse ne kemi entuzizëm për rolin e rëndësishëm që e luan BE-ja si aktor global…
Policia në kryeqytetin e Nigerisë Lagos ka shpëtuar 19 vajza të cilat ishin të rrëmbyera, të përdhunuara dhe të detyruara të lindin, në mënyrë që rrëmbyesit më pas t’i shesin bebet.Përfaqësuesi i policisë për medie në Lagos, Bala Elkana ka thënë se në lokacionin e njëjtë janë gjetur edhe katër bebe të cilat menjëherë pas lindjes janë marrë nga nënat, transmeton AP. Sipas fjalëve të tij, vajzat janë kryesisht nga lindja e vendit, dhe janë mashtruar ashtu që i është premtuar se në Lagos do t’iu sigurohen punë me fitime të mira. Policia ka arrestuar dy burra, të cilët dyshohen…
Rreth 6,7 për qind e popullatës në Kosovë janë persona të moshuar dhe të njëjtit përballen me kushte jo të mira jetese e qasje të kufizuar në shërbimet shëndetësore.Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar me moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore”. Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se në mënyrë tradicionale po shënohet kjo ditë, me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të gjendjes së popullatës së moshuar ne Kosovë. “Objektivat e kësaj dite janë që të ndihmojmë, të ngrisim vetëdijësimin dhe parandalimin e pabarazisë, të shqyrtohen mundësitë për mësimin gjatë gjithë jetës dhe të…
Alsat 2019-10-01T12:18:41+02:00 Një 32-vjeçar banor i fshatit Slupçan të komunës së Likovës ka përfunduar në paraburgim, pasi para dy dite sulmoi një punonjës të policisë, i cili u përpoq ta arrestonte. “I dyshuari më datë 29.09.2019 duke përdorur armë të rrezikshme ka sulmuar fizikisht dhe ka plagosur një polic. Polici ishte në përbërje të patrullës së motorëve, dhe ishte drejtuar për të lokalizuar dhe ndaluar të dyshuarin. Në momentin kur policët lokalizuan dhe vepruan drejt kapje së të dyshuarit, ai sulmoi policinë me një shufër metalike dhe i shkaktoi plagë në pjesën e barkut. Për të siguruar kushte për zhvillimin…

