Alsat 2019-10-01T13:12:08+02:00
Universiteti i Evropës Juglindore bëri sot pritjen tradicionale të studentëve të vitit të parë si dhe fillimin e vitit të ri akademik. Gjatë paraqitjes së tij përpara studentëve rektori i këtij Universiteti potencoi se në kohën kur gjithçka është e digjitalizuar, metoda e ndjekjes së studimeve në klasë nga ana e profesorëve mbetet si më efikasja, duke lutur studentët që pavarësisht mangësive elektronike, të shfrytëzojnë metodat tradicionale të studimit.
Ju jeni gjeneratë digjitale, që nga aplikimi online, përgjigje për pranueshmërinë tuaj e keni marrë në mënyrë elektronike, oraret filloni t’i bëni në mënyrë elektronike, vetë i bëni zgjidhjet më të mira, platformat e mësimeve dhe gjitha leksionet i keni në platformën google klassum. Një institucion më digjital se kaq nuk gjeni dot. Por mos e lëshoni shansin që të jeni të rregullt në klasë, jo vetëm fizikisht port të jeni të sigurt se të parët që e kalojnë provimin më lehtë dhe më mirë janë ata të cilët kanë qenë të rregullt. Prandaj ju lutem mbushni klasat, keni mundësi sipas rregullores të keni shmangie deri 30% , do merret në konsideratë, por më shumë se 30% mungesa do ballafaqoheni me problem”-pohoi Abdylmenaf Bexheti, rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.
Loading…




