Alsat 2019-10-01T18:44:42+02:00 Me akuzat për proces të komprometuar dhe partiak, deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajço Dimkov ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar me rol vëzhgues në Komisionin për përzgjedhjen e të punësuarve në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Ai për vendimin e tij njofton me shkrim kryeministrin Zoran Zaev. [embedded content] Përshtypja ime është se i gjithë procesi ishte farsë, gjejgësisht kishte për qëllim të mbulojë vendimet e marra paraprakisht për kuadrot që do të hynin në ASK. Sipas meje, kishte disa momente kyçe në bazë të të cilave është bërë përzgjedhja e këtillë dhe nuk është vepruar sipas…
Author: almakos
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e ka përkrahur deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk e përkrahin asnjë parti politike dhe asnjë kandidat për kryeministër.Në tubimin e PDK’së sot ka marrë pjesë një zyrtar amerikan, i cili është quajtur në disa media si ‘njëri i Trumpit’ që po përkrah Kadri Veselin për kryeministër. Ambasada amerikane doli me njoftim se Qeveria Amerikane nuk përkrah asnjë parti politike dhe kësaj deklarata i bashkëngjitet edhe misioni diplomatik gjerman në Kosovë, shkruan Gazeta Express. “Duket e vështirë për disa që ta kuptojnë që ne qëndrojmë në pozitat tonë dhe…
Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor.Autoritetet thanë se dyshojnë për 11 persona të zhdukur. 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të. Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë. Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi. Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje,…
Në veri të Kosovës, janë vendosur pllakatet, kryesisht të Listës Serbe, njërës prej katër subjekteve politike serbe, të cilat më 6 tetor do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit. Në Leposaviq mund të vërehen mbetjet e pllakateve të shqyera të Partisë së Serbëve të Kosovës, ndërkaq që asnjë lloj materiali zgjedhor i Partisë së Pavarur Liberale dhe koalicionit “Liria” nuk shihen.Tubimet parazgjedhore në këtë pjesë të Kosovës i mban vetëm Lista Serbe, e cila është e vetmja që ka mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar për zgjedhjet që pritet të mbahen në Kosovë. Fushata parazgjedhore në veri të Kosovës,…
Pas më shumë se tetë viteve, 43-vjecarja nga Prizreni, Hana Bytyqi ka parë për herë të parë fëmijët e saj të cilët ia kishte rrëmbyer ish-burri. E njejta për këtë rast kishte lajmëruar autoritetet në Gjermani e Kosovë. Gazeta Express sjell rrëfiminGazeta Express Për tetë vite, sa ia kishte rrëmbyer dy fëmijët ish-bashkëshortes së tij, Bekë Gashi po jetonte pa asnjë problem së bashku me djalin dhe vajzën në Komunën e Pejës. Pavarësisht se i njëjti po kërkohej nga autoritetet e Kosovës e Gjermanisë, u deshën 8 vite që të gjendej vendndodhja e tij. Gashi kishte tërë këto vite, që…
Policia e Hong Kongut ka qëlluar një protestues me armë për herë të parë në katër muaj që po mbahen demonstrata.Dhjetëra mijëra persona marshuan në Hong Kong, për të kundërshtuar një projektligj, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor. Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim. Protestat u thirrën në një “ditë kombëtare pikëllimi”, në të cilën tre mijë njerëz u bashkuan në rrugët e qytetit, nëpër gjashtë zona, për të përhapur ende zemërimin e publikut ndaj Pekinit, raporton…
Në 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për vitin 2018 kanë importuar 3.73 milionë tonelata kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.Në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, Eurostat tregon se këto vende kanë importuar 12 për qind më shumë kafe se sa një dekadë më herët, përcjell Telegrafi. Pjesa më e madhe e kafesë së importuar në vitin 2018 ishte nga Brazili me 901 mijë tonelata dhe Vietnami me 770 mijë tonelata, pasuar nga Hondurasi me 228 mijë tonelata, Kolumbia me 173 mijë tonelata, Uganda me 161 mijë tonelata, India me 157 mijë tonelata, Peru me…
Alsat 2019-10-01T16:00:53+02:00 10.354 studentë janë ulur sot për herë të parë në amfiteatrot e universiteteve shtetërore në vend. Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, universiteti më numrin më të lartë të studentëve të regjistruar është “Shën Kiril dhe Metodi”. Numri i studentëve për vitin akademik 2019/20205612 studentë të regjistruar në Universitetin “ Shën Kiril dhe Metodi”1600 studentë të regjistruar në Universitetin e Tetovës1311 studentë të regjistruar në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip1137 studentë të regjistruar në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir619 studentë të regjistruar në Universitetin “ Nënë Tereza”- Shkup75 studentë të regjistruar në Universitetin…
Në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euroNjëzet e tetë shtete të Bashkimit Evropian (BE) kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA). Eurostat publikoi të dhënat e importimit të kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafes, 1 Tetorit. Sipas kësaj, në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe,…
Alsat 2019-10-01T15:44:54+02:00 Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulc nuk beson se BE-ja do të inkurajohet dhe do të caktojë një datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Ai thotë se askush nuk mund të japë një garanci të tillë. Kërkoi nga BE-ja të jetë më e guximshme, të mos luajë lojëra taktike që aktualisht e karakterizojnë Bashkimin Evropian. Ne kemi nevojë për stabilizimin e rajonit, kemi nevojë për zgjerim të BE-së, duhet të fillojmë këto negociata para-pranuese, por për të qenë i sinqertë nuk jam i sigurt, unë jap këshillat dhe sugjerimet e mia këtu, pasi në vend të hapave…
Alsat 2019-10-01T15:41:09+02:00 Ndryshimet klimatike nuk paraqesin shqetësim jo vetëm qytetarët por edhe për autoritetet në vend. Nga Instituti i gjelbër, thonë se përveç që shoqëria dhe institucionet nuk diskutojnë për këtë çështje, mungojnë edhe hetimet gjithëpërfshirëse për ndikimin e ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut. Ana Petrova nga Ministria e Ambientit, duke mos folur për masa konkrete të Qeverisë për luftën kundër ndryshimeve klimatike, shton se punohet në zbatimin e Kontributeve të cilat dalin nga Marrëveshja e Parisit. Nga ratifikimi i marrëveshjes së Parisit ne seriozisht punojmë në zbatimin e kontributeve nacionale për ndryshimet klimatike . Edhe këto kontribute nacionale…
Alsat 2019-10-01T15:35:38+02:00 Kontejnerët janë të vegël për sasinë e mbeturinave. Afër tyre, nuk mungojnë as mobiliet e vjetra, të cilat disa banorë të Shkupit i heqin nga shtëpia, por nuk brengosen nëse përfundojnë në rrugë. Qytetarët thonë se autoritetet nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar mbeturinat, kurse nga institucionet përkatëse thonë se mungon vetëdija qytetare për të mos ndotur ambientin. Nga Qyteti i Shkupit, gjatë promovimit të disa kontejnerëve me madhësi të dyfishtë, kërkuan mobilizimin e të dyja palëve që të ruajnë ambientin. Kryetari Petre Shilegov, promovoi. “Në këtë proces duhet të marrim pjesë të gjithë së bashku.…

