Alsat 2019-10-01T15:44:54+02:00
Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulc nuk beson se BE-ja do të inkurajohet dhe do të caktojë një datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Ai thotë se askush nuk mund të japë një garanci të tillë. Kërkoi nga BE-ja të jetë më e guximshme, të mos luajë lojëra taktike që aktualisht e karakterizojnë Bashkimin Evropian.
Ne kemi nevojë për stabilizimin e rajonit, kemi nevojë për zgjerim të BE-së, duhet të fillojmë këto negociata para-pranuese, por për të qenë i sinqertë nuk jam i sigurt, unë jap këshillat dhe sugjerimet e mia këtu, pasi në vend të hapave të guximshëm në Bruksel, dhe veçanërisht në Këshillin Evropian, jo aq shumë në Parlament, jo në Komision, por në Këshillin ku kemi udhëheqës dhe krerët e shteteve dhe qeverive, ne shohim probleme taktike ose tërheqje që nuk mund të zgjidhin problemet. Nuk është ajo që na duhet, sepse në fund të fundit kemi nevojë për hapa të guximshëm, si të këtyre dy kryeministrave- pohoi Martin Shulc.
Ish-diplomati amerikan, Ves Miçell deklaroi se SHBA-të duhet të jenë më prezent në Ballkanin Perëndimor për përforcimin e politikës së tyre. Në të kundërtën, këtë do ta shfrytëzonte Rusia dhe Kina. Tendencat gjeopolitike janë të qarta- shprehet më tej Miçell.
Tashmë 16 vite kaluan që kur BE i premtoi këtij rajoni se do të filloj të afrohet drejt Unionit dhe tani presim që kjo të realizohet. Nëse shtetet konsiderojnë që nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së, asgjë s’mund ta plotësojë këtë boshllëk. Pa marrë parasysh a do të drejtohen kah Rusia apo Kina apo sërish do të krijohen kriza etnike. Shtetet e Ballkanit duhet të kuptojnë se nëse qëllimisht e pengojnë rrudhën e fqinjëve tanë drejt Unionit, e pengojnë rrugën e vet. Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës në njëfarë farë mënyre bëhen zinxhir. Rusia dëshiron që rajoni të destabilizohet kurse Kina dëshiron që ky rajon të varet prej tyre- tha Veç Miçell- ish-diplomat amerikan.
Dy nënshkruesit e marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras vlerësojnë se ajo marrëveshje ishte “letër” e fuqishme në dorë pasi e zgjidhën kontestin 27 vjeçar.
Për mua është një tregues që kjo Marrëveshje do ta arrijë qëllimin përfundimtar mes dy popujve fqinje, në mënyrë plotësuese kjo Marrëveshje është një katalizator i ndryshimeve, pasi dëshmon për një proces të ri transformimi në Ballkan. Nëse mund të kemi transformime, mendje dhe shpirt të hapur në këto hapësira, atëherë mund ta përdorni këtë qasje në shumë vende të tjera të botës ku ka probleme të pamundura- deklaroi Zoran Zaev – Kryeministri i Maqedonisë.
Edhe Ciprasi është në të njëjtin mendim. Nuk pendohet për pozicionin e humbur të kryeministrit, pasi Marrëveshja e Prespës e ka bërë Greqinë lider në rajon.
Marrëveshja tashmë është në fuqi. Sigurisht që ka çështje që janë duke pritur, sidomos heqja e simboleve greke dhe marrëveshja për ndryshimin e teksteve shkollore. Megjithatë, presim përparim në këtë drejtim.1-11-23 Të gjithë e dimë se tashmë është ndërmarrë hapi më i rëndësishëm sepse vendet tona nuk janë më kundërshtarë, popujt tonë do të fillojnë të shohin përfitimet e plota të kësaj Marrëveshje shumë shpejt- tha Aleksis Cipras, ish-Kryeministër i Greqisë.
Pjesëmarrësit në Samit pajtohen me atë që Marrëveshja e Prespës e tregon rrugën për të gjitha qeveritë e rajonit për të ecur përpara.
Vesna Vellkova
Loading…




