Alsat 2019-10-01T15:35:38+02:00
Kontejnerët janë të vegël për sasinë e mbeturinave. Afër tyre, nuk mungojnë as mobiliet e vjetra, të cilat disa banorë të Shkupit i heqin nga shtëpia, por nuk brengosen nëse përfundojnë në rrugë. Qytetarët thonë se autoritetet nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar mbeturinat, kurse nga institucionet përkatëse thonë se mungon vetëdija qytetare për të mos ndotur ambientin. Nga Qyteti i Shkupit, gjatë promovimit të disa kontejnerëve me madhësi të dyfishtë, kërkuan mobilizimin e të dyja palëve që të ruajnë ambientin. Kryetari Petre Shilegov, promovoi.
“Në këtë proces duhet të marrim pjesë të gjithë së bashku. Edhe ne si institucione por edhe qytetarët që e duan qytetin e tyre të pastër. Do të vazhdojmë fushatën për menaxhimin e mbeturinave, por edhe do të përforcojmë inspektimet, që do të thotë më shumë gjoba për të pandërgjegjshmit.”
Nga “Higjiena Komunale” thonë se këta kamion të mëdhenj, përveç bulevardeve nuk do të mund të qarkullojnë nëpër rrugët tjera të ngushta. Drejtori i kësaj ndërmarrje Abdusamed Shabani thotë se më lehtë është të vetëdijesohet faktori njeri sesa të investohet në makineri.
Nëpër disa lokacione nuk mund besoj për shkak rrugëve të ngushta, por në rrugët kryesore nuk besoj se do të kemi problem gjatë vendosjes së kontejnerëve. Ne si ‘Higjienë Komunale’ gjatë këtij viti por edhe vitit të kaluar kemi punuar në ngritjen e vetëdijes sidomos nëpër shkollat fillore, të mesme dhe institucionet tjera arsimore me të vetmin qëllim që të ngreme vetëdijen e qytetarëve që të kujdesen më tepër për pastërtinë në Qytetin e Shkupit- tha Abdusamed Shabani, Drejtor i NP “Higjiena Komunale”.
Furnizim publik përfshiu 4 kamionë me rimorkio, 22 makineri për pastrimin e hapësirave publike, 540 kontejnerë, prej të cilëve 30 janë për selektimin e mbeturinave dhe 950 shporta mbeturinash. Ky investim kushtoi 1.5 milion euro.
Adnan Qaili
Loading…




