Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kritikuar komentet e presidentit francez kundër Turqisë, duke e akuzuar atë për hipokrizi.Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi politikën e Turqisë ndaj Sirisë, si dhe lirinë e shprehjes në vend. Duke folur për AA, Çavuşoğlu tha se Macron në të njëjtën ngjarje “tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë mbi lirinë e shprehjes”. “Sa migrantë ka pranuar Macron në vendin e tij? Në vend të kësaj, ai priti terroristët e YPG/PKK-së në Pallatin Elysee”, theksoi Çavuşoğlu.…
Author: almakos
Një kamion është rrokullisur të martën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.Sipas informacioneve, ky kamion është vetaksidentuar. Nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident, shkruan indeksonline. Ende nuk është raportuar për të lënduar. Më poshtë shihni pamjet e kamionit në magjistrale:
Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku është përfshirë edhe reperja Tayna.Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar për Gazetën Express se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ndërkaq në adresë të Expressit ëdhtë dërguar një fotografi ku shihet pamja nga aksidenti në të cilën u përfshi artistja. Hykolli ndryshe ka treguar se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës. Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë…
Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat-i, inflacioni në Eurozonë arriti në nivelet e tij më të ulëta të tre viteve të fundit, 0,9 për qind në shtator kundrejt 1,0 për qind në gusht.Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të inflacionit që pas nëntorit të vitit 2016 (0,6 %). Ky nivel vazhdon të jetë shumë nën objektivin e Bankës Qendrore Europiane, që synon të ruajë një nivel inflacioni pak më të ulët se 2 për qind. Gjatë mbledhjes së saj të shtatorit, BQE paraqiti planin e madh: ulje të normave dhe rimëkëmbjen e shlyerjeve masive të borxhit, për të ndihmuar…
Liv së pari u takua me Billin në vitin 2016 kur ajo ishte studente në kolegj dhe kishte 5,000 dollarë borxh nga kreditë studentore.Pagesa e qirasë ishte e pamundur, thotë ajo, por Bill e ndihmoi atë të administronte më mirë shpenzimet dhe financat e saj. Ata e takonin njëri-tjetrin disa herë në javë, dhe shumë shpejt Bill filloi t’ia paguante Liv-it shkollimin dhe qiranë. Ai e mori atë në udhëtime ekzotike në Evropë dhe Tajlandë. Më vonë ata jetuan bashkë. “Ai më mësoi si t’i bëja taksat, të bleja siguracionin për makinën time dhe me ndihmoi të paguaja kreditë studentore”, thotë…
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale të kompanisë ËPM nga Florida gjatë periudhës kur Mattheë Whitaker, që e vizitoi sot Kosovën, shërbente si amëtuar i bordit të kompanisë.Matthew Whitaker sot ka qëndruar në Kosovë dhe ka marrë pjesë në një tubim elektoral të PDK’së e është quajtur “njeri i Presidentit amerikan Donald Trump”. Ai para një viti ai ishte ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm. Whitaker para se të udhëhiqte Departamentin amerikan të Drejtësisë ishte anëtar bordi i një kompanie që në vitin 2018 po hetohej për kryerjen e veprimtarive kriminale ndaj…
Ky është momenti kur një manovrim i pamenduar nga një shofere në autostradën I-57 në Chicago, Illinois krijoi një sherr të madh mes tre grave.Një grua në një makinë të zezë ia preu rrugën një Hyundai të hirtë duke shkaktuar kështu një zemërim te shoferja, transmeton Gazeta Express. Kështu pas një fjalosje përdoren edhe shkopat e besjbollit. Policia në këtë shtet të SHBA’së ka kërkuar nga dëshmitarët për ndihmë në identifikimin e këtyre shofereve pasi që ato më vonë janë larguar dhe nuk kanë pritur autoritetet të vijnë. Këto janë pamjet: /Express/
Zyrtarët gjermanë kanë filluar gërmimet në kërkim të tuneleve, në tokën ku shtrihej ish-kampi gjerman i përqendrimit, Buchenwald, konfirmuan sot autoritetet.Për vite me radhë ka patur spekulime se objektet e vjedhura nga nazistët mund të jenë fshehur në tunelet e ish-kampit, i cili ndodhej në afërsi të qytetit Weimar në Gjermaninë Lindore. “Nuk kemi pritshmëri specifike”, deklaroi një zëdhënëse e shtetit gjerman. Buchenwald, ishte kampi më i madh i përqendrimit në Gjermani. Gjatë një periudhe tetëvjeçare, ka patur më shumë se 250 000 të burgosur.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve po vazhdojmë me hetimin për procedurën e shkarkimit të Presidentit Donald Trump, duke i dërguar kërkesa ligjore për dokumenta avokatit të tij personal dhe Sekretarit të Shtetit, si edhe me seanca të planifikuara këtë javë me ish-zyrtarë të përfshirë në politikën mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.Ata thonë se zotit Trump kërkoi ndihmën e Presidentit ukrainas për të gjetur informacion inkriminues për rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden. Krerët e Komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Zbulimin dhe Mbikqyrjen i kanë dhënë kohë deri të enjten Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo…
Ish-kreu i së djathtës ekstreme FPO, Heinz-Christian Strache, njoftoi gjatë një konference për shtyp largimin e tij nga jeta politike. Ky njoftim vjen disa muaj pas skandalit për korrupsion, që e detyroi Strache-n të dorëhiqej nga drejtimi i partisë, të cilën e kishte udhëhequr për 14 vjet me radhë.Strache tha se dëshironte të shmangte me çdo kusht përçarjet brenda partisë së tij, në një kohë kur fati i kësaj figure të ekstremit të djathtë u kthye në temë debati. Ish-kreu i FPO-së shtoi, gjithashtu, se e ka vënë në pritje anëtarësimin në parti, derisa emri i tij të pastrohet nga…
Ambasadorët e vendeve të Kuint-it, (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara) përmes një deklarate kanë thënë se nuk përkrahin asnjë kandidat të veçantë, ose parti politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë”, thuhet në deklaratën e ambasadorëve të Kuintit. Zgjedhjet, sipas tyre, janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit. Mirëpo, ata…
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë.‘’Më shumë se 2 000 fermerë kanë hyrë në autostradat e vendit duke pretenduar se nuk janë fajtorë për ndryshimet klimatike’’, sipas Ministrisë holandeze të Transportit. Raportohet se protestuesit shkaktuan bllokim trafiku që arrinte mbi 1 000 kilometra. Në veçanti, protestuesit pretendojnë se janë identifikuar padrejtësisht për emetimet e azotit që ngrohin Tokën, e cila është bërë një temë shumë e debatuar në politikën holandeze. Organizatorët e protestës thanë se presin një pjesëmarrje me më shumë se 10 000 persona në tubimin drejt Hagës.

