Author: almakos

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës.Milorad Dodik ka deklaruar se opozita në Serbi, derisa ishte në qeveri, kishte mundësinë të bëjë diçka në lidhje me Kosovën, por nuk e bëri. Ai po ashtu konsideron se Kosova ka qenë temë e humbur derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk u shfaq për ta rikthyer si temën më të rëndësishme të Serbisë. “Kam parë se nuk kishim fare angazhim. Sa herë që duhej të merrnin ndonjë vendim të rëndësishëm, gjithmonë kanë folur të huajt, çka të huajt? Nëse Vuçiq ka bërë diçka,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T09:42:56+02:00 E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe në NATO, ndërsa Sofja nuk duhet që t’i japë shuplaka Shkupit, por ta përkrahë bashkëpunimin në të gjitha fushat, deklaroi ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Sipas tij, nuk duhet që të ketë manipulime me historinë, por në vend të promovimit të patriotizmit të rremë duhet që të përforcohen aktivitetet dhe bashkëpunimi, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut. Plenveliev tha se edhe përkundër disa çështjeve të pazgjidhura, megjithatë, ka një përparim serioz në raportet midis dy vendeve. “I vetmi i cili nuk e ka aprovuar arritjen ishte presidenti Rumen Radev.…

Lexo më Shumë

Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 69 persona kanë vdekur në aksidente trafiku. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur mbi 10 mijë aksidente, si dhe janë shqiptuar afër 300 mijë tiketa trafiku.Rrugët e Kosovës muajt e fundit janë kthyer në ankth për shumë qytetarë të vendit për shkak të aksidenteve të shumta që po ndodhin në to. Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente me fatalitet e ku 69 persona kanë humbur jetën. Në po të njëjtën periudhë kohore në total kanë ndodhur 10.355 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 283.090 tiketa trafiku, shkruan më…

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përpiqet t’i injorojë kërkesat e Kongresit për t’i dëgjuar rrëfimet e zyrtarëve amerikanë lidhur me skandalet diplomatike me liderët e huaj.Të martën, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e refuzoi thirrjen për raportim para komisionit të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të pesë zyrtarëve të këtij departamenti lidhur me përpjekjet e presidentit për ta shtyrë homologun ukrainas ta hetojë rivalin e tij politik. Pompeo i akuzoi demokratët se po përpiqen t’i frikësojnë, kërcënojnë dhe t’i trajtojnë në mënyrë jo të duhur zyrtarët. Sipas tij, këto takime nuk do të realizohen.…

Lexo më Shumë

Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS nga vendet e huaja. Gati asnjë vend nuk do t’i pranojë ata. Kosova ka vepruar ndryshe: Ajo në prill ka pranuar 110 shtetas të vet.Mensur Hoti ndez cigaret një pas një. Në një kafene në Prishtinë, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Kosovë shpjegon se si është zhvilluar operacioni sekret, i natës mes 19 dhe 20 prillit. Hoti ishte përgjegjës për operacionin i fluturimit çarter në Prishtinë. Në bord – 110 shtetas të Kosovës të kthyer nga kalifati terrorist i Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë jetuar kohët…

Lexo më Shumë

Liqeni Akumulues në Mitrovicë nuk po përmban ngjyrën e njëjtë si të liqeneve të tjera.Ai tanimë ka ngjyrë të kuqe. Në një video shihet se ky liqen ka marrë ngjyrë të kuqe nga ujërat e ndotura. Më poshtë mund të gjeni se në çfarë gjendje është shndërruar nga shpërndarja e ujërave të zeza në brendësi të liqenit. Ndryshe, në përgjithësi, gjendja e lumenjëve dhe liqeneve në Kosovë nuk qëndron aq mirë

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T08:46:32+02:00 Propozim-ligji për informata të klasifikuara në lexim të parë sot duhet të shqyrtohet në Komisionin kuvendor për çështje evropiane dhe në Komisionin ligjdhënës-juridik. Propozim-ligji pardje u pranua në Komisionin amë për mbrojtje dhe siguri, ndërsa ministrja Radmilla Shekerinska, në arsyetimin theksoi se ligji do t’u referohet dokumenteve të klasifikuara nacionale, por edhe informatave të klasifikuara të cilat merren nga ana e organizatave ndërkombëtare apo krijim të bashkëpunimit të ndërsjelltë, me theks të veçantë në komunikimin me dokumente të NATO-s, që edhe janë të klasifikuara. “Klasifikimi nuk guxon të jetë bazë për mbulim. Përkundrazi, u jepet siguri dhe mbrojtje…

Lexo më Shumë

Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll, një vrasje, që deri tani ka mbetur pa pasoja. “Jam e zhgënjyer”, thotë e fejuara në intervistë me Deutsche Wellen.Hatixhe Cengiz është e fejuara e gazetarit të vrarë dhe kritikut të qeverisë saudite, Xhamal Kashogi. Më 2 tetor 2018, ditën e vrasjes së tij ajo e shoqëroi atë deri në konsullatën saudite. I fejuari donte vetëm të dorëzonte një dokument për martesën, Hatixhja priste para ndërtesës. Por ai nuk doli më i gjallë nga konsullata: Një komando speciale e ardhur enkas nga Arabia…

Lexo më Shumë

Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020 sot mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Qendrën e Studentëve dhe vendosja e të gjithë studentëve në konvikte.Me këtë rast Qeveria e Kosovës së bashku me Qendrën e Studentëve do të lansojnë fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë. Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000. Qendra e Studentëve edhe në vitin e ri akademik do të operojë me çmime të njëjta që kanë qenë edhe në vitin e kaluar. Studentët do të paguajnë për banim 20…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T08:04:37+02:00 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Finlandës, Peka Havisto po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të së cilës është paraparë sot të realizojë takime me homologun e tij, ministrin Nikolla Dimitrov. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet takim bilateral mes delegacioneve të dy ministrive pas çka është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave Dimitrov dhe Havisto. Vizita mbahet në periudhën kyçe për ardhmërinë evropiane të vendit tonë dhe në kohën kur Finlanda kryeson me Këshillin e BE-së. Fokus i bisedimeve, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së,…

Lexo më Shumë

Shumë herë kjo hapësirë në tokë nuk laget nga shiu gjatë gjithë viti, por ekzistojnë disa zona në shkretëtirën Atacama ku nuk ka rënë shi prej 400 vjetësh.Shkretëtira Atacama shtrihet përgjatë bregdetit të Kilit, në Amerikën e Jugut, pranë Oqeanit Paqësor që është ‘pellgu’ më i madh ujor në botë. Në qytete ka shenja të një lumi i cili mendohet se mund të ketë të paktën 120.000 vite që është tharë. E gjithë shkretëtira, sipas studiuesve dhe historianëve mund të ketë mbi 3 milionë vjet që është e tharë, duke e bërë kështu këtë vend vendin më të thatë në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T07:56:39+02:00 Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, pas arritjes së Gjukanoviqit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të organizojë ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake para “Vilës Vodno”, pas çka është caktuar takim tet-a-tet i dy presidentëve. Sipas programit, vijon mbledhje plenare e delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, e pastaj edhe konferencë e përbashkët për shtyp e…

Lexo më Shumë