Author: almakos

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër  23 vjeçare.Ndërsa sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjeko-ligjorët, për t’u marrë me rastin. Burime nga hetuesia i kanë thënë Gazetës Express se viktima ka një plumb në kokë. “Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me inicialet B.O nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës  19 e 30 në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb…

Lexo më Shumë

Ish-kandidati për deputet nga LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2014, Valon Maloku ka publikuar një fotografi të rrallë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa sa ishte Ministër në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.Isa Mustafa në fotografi shihet me simbolin kombëtar të shqiponjës në pallto në vitin 1994 në Romë të Italisë. “Këtë foto se keni pa kurrë.Interesant shqiponjën në gjoks para Albinave e paska vnu Isa.Ne Romë, Itali, mars 1994, në manifestimin për njohjen e Republikes së Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadori i Shqipërisë në Itali, Pandeli Pasko”, ka shkruar Maloku./GazetaExpress/ [embedded content]

Lexo më Shumë

Qeveria e Serbisë në mënyrë të hapur përkrahë “Listën Serbe” në zgjedhjet e 6 tetorit që do të mbahen në Republikën e Kosovës, ndërkohë pjesën tjetër të komunitetit serbë që do të garojë ndaraz nga partia e Goran Rakiqit e linçon dhe akuzon për tradhti, shkruan Gazeta Express.Lidhur me këtë çështje ka folur sot ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Prishtina dëshiron që të futen në parlament serbët të cilët e kundërshtojnë politikën e Serbisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.  Tutje Daçiq përsëri u ka bërë thirrje serbëve që të votojnë “Listën Serbe”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T11:38:04+02:00 Në shenjë revolte për pagat e ulëta, Sindikata e Pavarur i Policisë sot ka mbajtur protestë, ku morën pjesë rreth 100 makina dhe dhjetëra këmbësorë të cilët për disa minuta kanë shkaktuar kaos në trafik, duke bllokuar udhëkryqin afër Q.T. Mavrovasja. Protestuesit mes tjerash kanë kërkuar, siç thonë ata, kthimin e dinjitetit të pjesëtarëve të policisë, si dhe ndërprerjen e nënçmimit ndaj policëve. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Sipas një libri të ri, presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar që imigrantët të qëllohen me armë në këmbë në mënyrë që të mos mund të ikin.Në librin e shkruar nga dy gazetarë të gazetës “New York Times” thuhet se presidenti ka dhënë udhëzime për përdorimin e metodave ekstreme për ndalimin e imigrantëve, në mënyrë që ata të mos e kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Për më tepër, në këtë libër thuhet se presidenti ka propozuar që të përdoren edhe muret me rrymë dhe kanalet e mbushura me gjarpërinj apo aligatorë. Ndryshe, ndërtimi i murit përgjatë kufirit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T11:11:10+02:00 Mbështetja jonë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka qenë pa kusht – ka një kusht shumë të qartë, ndërsa ai është marrëdhënie të mira fqinjësore, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe shefe e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. “Nuk ekziston mënyrë të synoni të bëheni anëtare e BE-së dhe të keni marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Ai nuk është vetëm kriteri bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha Zaharieva në deklaratë për TV Nova bullgare. Sipas saj, pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e rëndë nga…

Lexo më Shumë

Së paku 25 ushtarë të Malit në Afrikë janë vrarë dhe 60 të tjerë janë zhdukur pasi militantët i sulmuan dy kampe ushtarake në pjesë periferike të këtij shteti.Kampet në qytezat Boulkessy dhe Mondoro, afër kufirit me Burkina Fason, u sulmuan nga militantët të hënën. Qeveria e Malit tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë 15 militantë dhe e kanë marrë nën kontroll zonën, por e kanë humbur një pjesë të madhe të pajisjeve ushtarake. Forcat e Malit tashmë e kanë nisur një operacion të përbashkët me forcat e Burkina Fasos dhe forcat franceze për t’i luftuar militantët. Mali…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-02T10:50:03+02:00 Festivali i 22-të Ndërkombëtar “Ditët e Komedisë” u hap në Qendrën Kulturore Trajko Prokopiev në Kumanovë me shfaqjen “Të huaj” të Teatrit Dramaturgjik të Shkupit. Në dy javët e ardhshme, audienca do të ketë mundësinë të shijojë dymbëdhjetë komedi nga teatrot në vend, nga trupa teatrale të Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë. Këtë vit paraqet risi mundësia që do të kenë spektatorët duke i vlerësuar shfaqjet me notat nga një deri në pesë dhe duke u shpallur në këtë mënyrë edhe shfaqja më e mirë nga publiku. Në ditët në vijim në festival do të shfaqen komedi dhe…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi që ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker qëndroi në Kosovë si dhe mori pjesë në fushatën e PDK-së në Gjilan nga ku tha se e mbështet këtë parti, në Twitter kosovarët kanë filluar një fushatë ku i shkruajnë presidentit amerikan, Donald Trump, duke e pyetur nëse është në dijeni për këtë, raporton Gazeta Express.Një numër i madh i kosovarëve kanë filluar duke postuar në Twitter, një pyetje për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke kërkuar nga i njëjti përgjigje nëse ka informacione se ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker ka qëndruar në Kosovë, duke mbështetur PDK-në në…

Lexo më Shumë

Avokatët e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do ta nisin sot paraqitjen e argumenteve të tyre kundër akuzave për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit ndaj klientit të tyre.Seanca e së mërkurës do të jetë e mbyllur për publikun dhe është rezultat i hetimeve që kanë filluar para tre vjetësh. Ajo po mbahet në një kohë të vështirë për liderin me karrierë të gjatë në pushtet. Netanyahu në të njëjtën kohë po lufton për mbijetesë politike për shkak të rezultatit të ngushtë në zgjedhje. Mbijetesa politike e tij është e lidhur edhe me lirinë e tij personale pasi aleatët e…

Lexo më Shumë

Zyrtarët irakianë kanë njoftuar se së paku dy persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad dhe Nasiriyah.Qindra protestues u mblodhën të martën në sheshin kryesor të kryeqytetit irakian për të protestuar kundër korrupsionit, papunësisë dhe shërbimeve të dobëta publike, përfshirë reduktimet e ashpra të energjisë elektrike dhe mungesës së ujit. Disa protestues mbanin në duar portrete të komandantit të popullarizuar ushtarak, gjeneralit Abdulëahab al-Saadi. Shkarkimi i tij nga pozita e udhëheqësit të Shërbimit Kundër Terrorizmit kishte nxitur reagime dhe kundërthënie të shumta. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, kamionë…

Lexo më Shumë

Një gjykatës federal në Georgia të Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kundër abortit në këtë shtet. Sipas këtij ligji, aborti është i ndaluar që nga java e gjashtë e shtatzënisë.Ligji i nënshkruar nga guvernatori republikan, Brian Kemp, ishte paraparë të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Disa grupe të të drejtave civile dhe mjekë i paditën zyrtarët shtetërorë në qershor në përpjekje për ta bllokuar futjen në fuqi të këtij ligji. Në anën tjetër, zyra e guvernatorit ka thënë se janë duke e shqyrtuar vendimin e gjykatës. Sipas ligjit të ashtuquajtur…

Lexo më Shumë