Alsat 2019-10-02T14:58:20+02:00 Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka prezantuar hapësirat e reja për punë të shërbimit konsullor pranë kësaj ambasade. Sipas Dedaj, ambientet e reja do të ju mundësojnë punë më efikase me palët dhe të njëjtat do të jenë të hapura çdo ditë punë nga ora 9 deri në orën 17. Shërbimi konsullor i ofron ndihmë shtetasve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve të natyrës konsullore. Gjithashtu, ky shërbim ofron edhe viza për shtetas të vendeve të ndryshme të botës, të cilëve u nevojitet pajisja me vizë hyrëse në Kosovë. Ne jemi po ashtu pranë…
Author: almakos
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ka shqiptuar dënim prej një viti burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Atdhe AzemiDënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh. Paraprakisht, Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, e ka aprovuar marrëveshjen për pranim të fajësisë, që i akuzuari Azemi e ka lidhur me Prokurorinë Themelore në Gjilan, më 16 shkurt 2018. Gjykatësi i rastit, Nexhat Aliu, pasi e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ka thënë se aktgjykimi të akuzuarit do t’i…
Në koordinim me SPB-Shkup, Departamenti për siguri në trafikun rrugor dhe N.P. “Parkingjet e Qytetit” kanë larguar makinat e parkuara në mënyrë të paligjshme që po bllokonin hyrjen në Çarshinë e Shkupit. The post “Merimanga” pastron hyrjen në Çarshinë e Shkupit appeared first on ALSAT-M.
Bartësi i listës së koalicionit “Liria”, subjekt ky politik garues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka shpallur kandidaturën për kryeministër të vendit. Siç thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kjo kandidaturë do të jetë test për demokracinë në Kosovë, por edhe për vetë atë si politikan. Rashiq thotë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet dhe të nisë dialogu ndërmjet dy vendeve. Por, sipas tij, nismëtar të këtij dialogu duhet të jenë vetë serbët…
Si adoleshente, Vjosa Osmani i dëgjonte në heshtje mbledhjet tradicionale të burrave në odën e familjes përderisa ata bënin plane politike. Dy dekada më vonë, ajo mund të bëhet gruaja e parë që e udhëheq Kosovën, shkruajnë mediat franceze, raporton Gazeta Express.Nëse partia e qendrës së djathtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, fiton zgjedhjet e gjashtë tetorit, presidenti Hashim Thaçi, do të duhet t’i besojë juristes 38-vjeçare detyrën për krijimin e një koalicioni. Nëse kjo do të përfundojë me sukses, ajo do të bëhet kryeministre. Ky do të jetë revolucion, pasi që Kosova ka shumë vite që drejtohet nga të partive…
Ka përfunduar edhe obduksioni i trupit të pa jetë të 23-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës. Instituti i Mjekësisë Ligjore para pak çastesh ka kthyer trupin e viktimës në shtëpinë e saj, ndërkohë hetuesia është duke e trajtuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, shkruan Gazeta Express.Lidhur me këtë rast organet e hetuesisë për Express kanë dhënë detaje, duke treguar se bëhët fjalë për një femër me inicialet B.O, e cila është gjetur e vdekur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së saj rreth orës 19 e 30. “Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me…
Jeff Bezos, pronari i Washington Post, ndoqi një ngjarje në konsullatën Saudite në Stamboll të mërkurën, e cila është mbajtur për gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggi.Siç shkruan Business Insider, Khashoggi, një kritik i princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, u vra në 2 tetor 2018, nga agjentët sauditë pasi hyri në konsullatë për të mbledhur dokumente martese. Dhe Bezos, i filmuar nga analisti politik dhe gazetari Yusuf Erim, u pa duke dalë nga një makinë e zezë dhe duke hyrë aty, e cila është shitur në dhe nuk është më një konsull saudit. pic.twitter.com/MQApsILgI3 — Yusuf Erim (@YusufErim79) October…
Një përleshje e dhunshme mes tre grave, e shkaktuar nga një manovrim i gabuar në një autostradë në SHBA ka bërë mjaft bujë në mediat e huaja.Pamjet tronditëse të bëra virale në rrjet tregojnë një grua me një makinë të zezë që i pret rrugën një automjeti tip Hyundai, gjë e cila shkaktoi “tërbimin” e shoferes. Siç shihet dhe në video, drejtuesja e mjetit Hyundai del nga makina me një shkop bejsbolli në dorë dhe i vërsulet shoferes së makinës së zezë. Më pas del edhe pasagjerja në mjetin Hyundai, e cila sipas dëshmitarëve besohet se ishte vajza e gruas,…
Mediet e afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë publikuar lajmin kinse një grup i shqiptarëve planifikon sulm kundër popullatës serbe të veriut, dhe se për këtë sulm janë siguruar edhe armë.Por, burimet e arbresh.info brenda institucioneve të sigurisë e mohojnë një gjë të tillë. “Disa arka me armë të humbura më parë në kazermën ‘Adem Jashari’ afër Fushë Kosovës, ka frikë se ato armë dhe municioni ka përfunduar në duart e grupit B13, e cila planifikon të nis një seri sulmesh kundër serbeve në veriun e Kosovës”, shkruan srbijadanas.com. Por, zyrtarë brenda institucioneve të sigurisë thonë për arbresh.info se…
Alsat 2019-10-02T12:43:46+02:00 Marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat ndajnë të kaluarën e përbashkët dhe synojnë drejt të ardhmes së përbashkët përmes integrimit në institucionet euroatlantike janë në fokusin e bisedimeve midis shefave të dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq. Pendarovski sot në kabinetin presidencial në Vilën Vodno në një ceremoni të lartë shtetërore dhe ushtarake e priti Gjukanoviqin, i cili qëndron për vizitë dyditore në vend. Vizita e presidentit malazez është njëherësh edhe vizita e parë zyrtare e një presidenti të huaj të Maqedonisë së Veriut në mandatin e presidentit Pendarovski. Loading…
Gjatë ditës së djeshme me ankesa të shumta u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar në Kosovë.Të moshuarit patën ankesat e tyre rreth pensioneve të ulëta që po marrin e po ashtu edhe rreth kushteve të tjera me të cilat po ballafaqohen në vend. Ndonëse me dekada të tëra i ka shërbyer arsimit Nebahate Lleshi, e cila tashmë është në pension, është harruar nga shteti të cilit i kontribuoi me vite. Pleqërinë, ashtu si edhe shumë pensionistë të tjerë, ajo nuk mund ta gëzojë siç duhet, për shkak se pensionin që merr është i pamjaftueshëm për të, kurse edhe…
Alsat 2019-10-02T12:21:36+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka filluar gjykimi i katër ish-punonjësve të DSK-së, të cilët dyshohen për keqpërdorim të spec-kasës. Prokurorja Ivana Trajqeva në fjalët hyrëse tha: “Të akuzuarit kanë shkatërruar provat për paratë e shpenzuara, pa miratimin e drejtorit, ose pa formimin e komisionit për anulimin e procesverbaleve”. I akuzuari, Petre Peshovski si ish-shef operativ në DSK në fjalët hyrëse të Trajçevës pranoi fajin: “Jam fajtor, kështu më kishin udhëzuar”. I akuzuari tjetër, Toni Jakimovski tha se ai nuk ndihet fajtor. “Unë nuk ndjehem fajtor,” tha Jakimovski. Edhe të akuzuarit e tjerë Stevo Maxhovski dhe Kristina…

