Alsat 2019-10-02T12:21:36+02:00
Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka filluar gjykimi i katër ish-punonjësve të DSK-së, të cilët dyshohen për keqpërdorim të spec-kasës.
Prokurorja Ivana Trajqeva në fjalët hyrëse tha: “Të akuzuarit kanë shkatërruar provat për paratë e shpenzuara, pa miratimin e drejtorit, ose pa formimin e komisionit për anulimin e procesverbaleve”.
I akuzuari, Petre Peshovski si ish-shef operativ në DSK në fjalët hyrëse të Trajçevës pranoi fajin: “Jam fajtor, kështu më kishin udhëzuar”.
I akuzuari tjetër, Toni Jakimovski tha se ai nuk ndihet fajtor.
“Unë nuk ndjehem fajtor,” tha Jakimovski.
Edhe të akuzuarit e tjerë Stevo Maxhovski dhe Kristina Josifovska gjithashtu thanë se nuk ndihet fajtor.
Katër ish të punësuarit në DSK dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarë.
Të dyshuarit, sipas Prokurorisë si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve. Për këto veprime ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së./Alsat
Loading…



