Alsat 2019-10-01T18:44:42+02:00
Me akuzat për proces të komprometuar dhe partiak, deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajço Dimkov ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar me rol vëzhgues në Komisionin për përzgjedhjen e të punësuarve në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Ai për vendimin e tij njofton me shkrim kryeministrin Zoran Zaev.
Përshtypja ime është se i gjithë procesi ishte farsë, gjejgësisht kishte për qëllim të mbulojë vendimet e marra paraprakisht për kuadrot që do të hynin në ASK. Sipas meje, kishte disa momente kyçe në bazë të të cilave është bërë përzgjedhja e këtillë dhe nuk është vepruar sipas ligjit për ASK-në. Nuk është realizuar testi i integritetit dhe nuk është vepruar sipas informacioneve nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe konliktit të interesave gjatë punësimit. Gjithashtu, për arsye të paqarta nuk është realizuar as testi i paraparë i poligrafit- deklaroi Trajço Dimkov, deputet VMRO-DPMNE.
Së fundmi, mediat kanë publikuar dyshime mbi punësime partiake në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Sipas zërave të pakonfirmuara nga ASK-ja, përzgjedhja e të punësuarve në këtë agjenci vazhdon, edhe pse drejtori Viktor Dimovski javë më parë deklaroi se përzgjegjedhja kishte përfunduar. Mediat hedhin dyshime edhe për punësime të personave me shtetësi të dyfishtë dhe të atyre me lidhje të ngushta familjare, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar me ligjin për ASK-në. Në njoftimin për fillimin me punë të ASK-së, drejtori i saj Viktor Dimovski deklaroi se të gjitha ata të cilët i plotësuan kriteret prej mbi 40% kaluan me punë në Agjencinë për Siguri Kombëtare.
Parregullsitë eventuale në konsolidimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, gjejgësisht kompletimin e kuadrit, nuk i komenton ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Ai thotë se ASK-ja është institucion i pavarur dhe për të duhet të përgjigjet drejtori.
Unë nuk kam njohuri se si ka shkuar procesi i selektimit sepse nuk kam qenë pjesë e atij procesi. Aty ka pasur përfaqësues edhe të DSK-së, drejtori i ri, kishte përfaqësues të shumicës parlamentare dhe opozitës. Sa e di unë, të gjithë e kanë nënshkruar procesverbalin për përgjeshjen e realizuar. Më shumë informacione se cilër persona dhe si janë përzgjedhur do të mund të merrni nga drejtori- pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Alsat, gjatë procesit të përzgjedhjes së të punësuarve nga ish DSK-ja dhe kalimin e tyre në ASK, kishte kontaktuar me anëtarët e komisionit të selektimit por ata kishin mohuar të flasin duke i konsideruar informacionet të klasifikuara. Personat që nuk i kanë kaluar filtrat e përzgjedhjes dhe që janë rreth 300 në numër, do të mbesin të punësuar në MPB.
Ne tashmë jemi në përgatitje të sistematizimit me qëllim që të marrin vendim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përveç atyre tek të cilët është vërtetuar rrezik sigurie. Ata duhet ta lëshojnë MPB-në dhe të punësohen nëpër institucione të tjera që do t’u afrohen- theksoi Oliver Spasovski.
Kreu i Komisionit parlamentar për vëzhgimin e zbatimit të përgjimeve Emil Dimitriev, ditë më parë, pas vizitës së parë në ASK, nuk komentoi zërat për parregullësitë e mundshme rreth kompletimit të kuadrit të institucionit. Por, Dimitriev tha se disa parregullsi janë vërejtur gjatë kontrollit të urdhërave për masën e përgjimit.
Fatlume Dervishi
Loading…



