Policia e Dundee në Skoci ka publikuar ditën e fundit një video ku tregohet ndihma e një civili për të ndaluar një të dyshuar për vjedhje.Me anë të këtij postimi policia falënderoi çiklistin e Uber që u përfshi në ndjekjen e personit të dyshuar dhe kapjen e tij duke kërkuar kështu që komuniteti të përfshihet më shumë në raste të ngjashme për të ndihmuar policinë. Në video shihet një person me motor duke u ndjekur nga policia nëpër rrugët e qytetit skocez. Nga shpejtësia e madhe i dyshuari për vjedhje humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një makinë…
Author: almakos
Drejtoresha e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë ka pasur disa telashe me veteranët. Sipas kryetarit të Mitrovicës, drejtoresha e gjimnazit kishte presion nga shoqata e veteranëve, për t’i pranuar disa nxënës. Derisa shoqata e veteranëve pranojnë se kanë dorëzuar lista në adresë të drejtoreshës, mirëpo nuk kanë bërë presion ndaj saj.Nxënëit e gjimnazit “Frang Bardhi” nuk e kanë të qartë kush e drejtëon këtë shkollë. Krejt kjo për arsye se një ditë më parë, në Mitrovicë u përhap lajmi se drejtoresha e gjimnazit Zybejde Gogoli-Latifi, kishte dhënë dorëheqje. T7 ka provuar të kontaktoj me të lartcekurën për të sqaruar këtë situatë,…
Simpatizantët e këtij subjekti po e presin orën dymbëdhjetë që të fillojë tubimi që është thirrë nga ky subjekt politik. E me të ardh krerët e këtij subjekti u treguan të dashur me pjesëmarrësit. Nuk vonoi shumë e tubimi filloj.I pari që foli ishtë Radomir Jankoviç, i cili u prezantuar si doktor shkence në Serbi e Rusi. Pas tij foli edhe Dalibor Jevtiç. Ai nuk preferoi ti referohet Kosovës si Republikë. Ky tubim u shoqërua edhe me këngë nacionaliste serbe. E nuk harruan as përmendin emrin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Pas përfundimit të këtij tubimi, kreu i Listës Serbe…
Me grushte e shqelma shihet se janë përplasur dy kandidatët për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, pas emisionit “Pressing” në T7.Në këtë video, Dardan Molliqaj i PSD-së është bashkë me shoqëruesin e tij, i cili përfshihet në këtë rrahje dhe mbajnë e grushtojnë Haki Abazin e Vetëvendosjes. Video e përleshjes fizike ndërmjet tyre u publikua nga portali Sinjali, e pas ngjarjes, Dardan Molliqaj kishte mohuar se ishte përfshirë në përplasje fizike. KTV-ja merr vesh se Prokuroria Themelore e Prishtinës, fare nuk e ka pasur si provë këtë video të përleshjes fizike. Por, atë e ka parë vetëm pas publikimit…
Të paktën 8.289 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve të avionëve ushtarakë rusë që nga viti 2015, kur Moska nisi operacionet ushtarake në Siri, deklarohet nga një grup monitorimi në vend.Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britaninë e Madhe, deklaroi se ndër të vrarët, kryesisht nga avionët ushtarakë rusë, 1.997 janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Rusia, aleat kryesor i presidentit sirian Bashar al-Asad, i nisi sulmet ndaj zonave rebele të opozitës dhe grupeve xhihadiste në fund të shtatorit të vitit 2015. Monitoruesit deklarojnë se avionët ushtarakë rusë kanë vrarë gjithashtu rreth 5.485 rebelë dhe anëtarë të grupeve xhihadiste…
Dhjetëra gazetarë marshuan të hënën në Sarajevë, duke kundërshtuar dhunën ndaj punonjësve të mediave.Marshimi u zhvillua pasi tifozë të dyshuar të futbollit hynë në selinë e Radio Sarajevës më 27 shtator dhe e detyruan stafin të tërheqë një lajm nga ueb-faqja e tij. Rreth 100 protestues u mblodhën fillimisht jashtë zyrave të klubit të futbollit Sarajeva dhe pastaj marshuan nëpër qytet, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për gazetarët dhe ndëshkime më të ashpra për sulmet në media. “Të qenët gazetar në Bosnje është shumë e vështirë dhe po bëhet më e vështirë çdo vit”, tha Faruk Vele, anëtar i…
Kompania ajrore “Adria Airways” ka njoftuar se zyrtarisht ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi.Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit. Tani gjykata në Slloveni ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania ka njoftuar se do të anulojë të gjitha fluturimet. Lidhur me rastin, ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Zdravko Pocivalsek, ka…
Alsat 2019-09-30T18:32:04+02:00 Zjarri ka kapluar një kamion 20 tonësh. Kamioni ishte i ngarkuar me gaz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rosoman-Kavadar. Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve ka parandaluar një katastrofë të madhe. “Kamioni ka qenë në lëvizje, shoferi kërkoi ndihmë. Ne arritëm në vendngjarje për tre deri në katër minuta dhe u përgjigjën në kohën e duhur ndërsa parandaluam pasoja dhe dëme të mëdha”, tha Aleksandër Çadamov, komandant i Departamentit të zjarrfikësve në territorin e Kavadarit. Loading…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e shkarkoi nga detyra sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit të Mbrojtjes.Lajmi u bë i ditur nga dekreti i publikuar të hënën në ueb-faqen e presidentit. Oleksandr Danylyuk ka ofruar dorëheqjen përpara se Zelenskiy të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar, për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha zyra e Zelenskiyt më 27 shtator. Danylyuk, më vonë, e konfirmoi dorëheqjen. Ai dhe zyra e presidentit nuk dhanë arsye për vendimin. Nuk është e qartë nëse ai lidhet me bisedën telefonike që Zelenskiy ka…
Alsat 2019-09-30T18:10:46+02:00 Është ngritur padi penale ndaj një vajzë nga Gurgurnica Tetovës pasi e njëjta ka krijuar profile të rrejshme në rrjetet sociale me të dhëna të një personi tjetër dhe ka postuar fotografi me përmbajtje komprometuese. “SPB-Tetovë ka ngritur kallëzime penale kundër H.A. (20) nga fshati Gurgurnicë për shkak të dyshimit se e njëjta ka abuzuar me të dhëna personale. Gjatë muajit qershor të vitit 2016, ajo ka krijuar profile të rejshme në Instagram dhe Snapchat me të dhëna të personit V.K. (31) nga Tetova prej ku ka postuar fotografi komprometuese të V.K.”, thonë nga MPB. Loading…
Prokuroria Speciale e Kosovës është duke u marrë me deklaratat e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, e cila së fundmi ka deklaruar se i është ofruar një video në të cilën ka qenë e regjistruar vrasja e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviq, i cili u ekzekutua në veri të Mitrovicës. Hetuesit kosovarë së shpejti pritet që ta thërrasin për të dhënë deklaratë ish-deputeten serbe. Ani se në intervistimin e parë që ia patën bërë hetuesit kosovarë Trajkoviç nuk kishte deklaruar se ia kishin ofruar një video të tillë.Gentiana HASANI Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja…
Avokatët e një informatori – ankesa e të cilit nxiti nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump – thanë se fjalët e Trumpit po e rrezikojnë klientin e tyre.Qëkur është zbuluar transkriptimi i bisedës së tij telefonike me presidentin e Ukrainës, javën e kaluar, Trump ka kërkuar që informatori anonim të bëhet publik. Letra nga ekipi ligjor i informatorit – në të cilin avokatët i kushtojnë vëmendje gjuhës së Trumpit – iu dërgua ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Joseph Maguire. “Ngjarjet e javës së kaluar i kanë ngritur shqetësimet tona se identiteti i klientit…

