Author: almakos

Alsat 2019-09-30T15:06:53+02:00 Komuna e Tetovës ka miratuar nevojën për themelimin e ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo është hera e dytë që këshilltarët e kësaj komune votojnë për formimin e kësaj ndërmarrje e cila po premtohet vite me radhë, megjithatë nuk ka afate të parapara se kur pritet pesë autobusët urban të jenë në qarkullim. Furnizimi i autobusëve mundësohet nga projekti i fituar prej 72 milion denarësh. Pas miratimit të këtyre akteve duhet të presim në afat prej tetë ditësh që të verifikohen në fletoren zyrtare të Komunës dhe të marrin plotfuqishmëri juridike dhe menjëherë ne do t’i adresojmë deri te…

Lexo më Shumë

Policia pakistaneze ka njoftuar se së paku dy njerëz janë vrarë gjatë të shtënave mes forcave kufitare të Indisë dhe Pakistanit në orët e vona të së dielës në rajonin e kontestuar të Kashmirit.Raportohet se ushtarët indianë kanë gjuajtur me armë përgjatë Vijës së Kontrollit, e cila në fakt është kufi mes rajonit të Himalajeve, të administruar nga India, me rajonin Kotli, të kontrolluar nga Pakistani. “Së paku dy njerëz janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë hedhjes së predhave nga forcat indiane”, tha Mihammad Qasim, zyrtar i policisë lokale. Thuhet se personat e vrarë janë një grua…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T14:53:09+02:00 Aktakuza e organizatorëve të sulmit të 27 prillit në Kuvend është ende e pavlerësuar, pasi që janë përjashtuar gjyqtarët kompetent të Gjykatës Themelore Shkup 1. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev tha se avokatët e të akuzuarve kanë bllokuar procesin e vlerësimit të aktakuzës, ku në të gjitha seancat e vlerësimit, avokatët kërkuan përjashtimin e disa prej gjyqtarëve në Këshillin penal. Sipas tij, arsyetimi ishte që akuza ka lidhshmëri me gjykimin e mëparshëm për lëndën 27 Prilli. Për Kacarskën dhe gjykatësit e tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në vlerësimin e aktakuzës dhe në këtë moment nga 9…

Lexo më Shumë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Admovere do të mblidhen me 1 tetor te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.Përmes një postimi në Facebook në faqen e ORCA’së është bërë e ditur se mbledhja mbledhja para shtëpisë së familjes Shoshi në rrugën e quajtur “1 Tetori”, fillon në orën 12:00 dhe do të përfundojë te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe të ndihmuar dhe të përcjellë nga Policia e Kosovës. “Ky marsh…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T14:45:30+02:00 Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend mbetet i bllokuar. Enti për Revizion Shtetëror mbetet pa drejtor, ndërsa Radiotelevizioni i Maqedonisë pa Këshillin programor dhe Agjencia për shërbime mediatike pa këshill. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se puna e komisionit është bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit mes anëtarëve të komisionit. Xhaferi i bën thirrje deputetëve që të heqin dorë nga politikat ditore me qëllim që institucionet shtetërore të mos bllokohen. Kontribuojnë në harxhime shtesë dhe punë pa rezultat. Gati dy vite vendi nuk ka revizor kryesor, më tepër se gjashtë muaj nuk ka udhëheqës të…

Lexo më Shumë

Xhihadistët e kanë sulmuar një bazë ushtarake të forcave amerikane në Somali. Banorët lokalë kanë thënë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh në aeroportin “Baledogle”, në pjesën jugore të rajonit Shabelle.Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi “Al Shabab”. Ata e përdorën një veturë bombë për ta shkatërruar portën hyrëse, ndërsa më pas i futën luftëtarët brenda bazës. Sidoqoftë, zyrtarët ushtarakë thanë se militantët janë detyruar të largohen. “Pas thyerjes së perimetrit të bazës së mbrojtur me shumë forca, luftëtarët janë futur në kompleksin ushtarak dhe kanë zhvilluar luftime të ashpra”, thuhet në deklaratën e grupit të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T14:26:50+02:00 As spitalet e as barnatoret më nuk do të vërshohen nga turmat e njerëzve në fillim të muajit, pasi që nga e marta hiqen kuotat e barnave në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se ilaçet në listën pozitive do të mund të gjenden në farmaci gjatë gjithë muajit. Sipas kompetentëve, pacientët tani e tutje ilaçet do mund t’i marrin vetëm përmes sistemit elektronik që do të vendoset nëpër të gjithë barnatoret, për çka pacientët do të jenë të obliguar që me vete të kenë letërnjoftime. Qytetarët sipas nevojave të tyre shëndetësore, do mund të…

Lexo më Shumë

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes që më 15 tetor.Zyrtarë të kësaj kompanie thanë se gjithçka është gati dhe premtojnë se cilësia e ngrohjes do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të sezonit të ngrohjes dhe shpresojë se furnizimi do të jetë cilësor, i tha dje Radio Kosovës zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka. “Ndërmarrja publike “Termokos” është përgatitur dhe ka zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme në terren, që të jemi të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Teksas ku një vajzë 9-vjeçare është kafshuar në fytyrë nga një labrador.Allison përfundoi në spital me 127 të qepura në faqe dhe buzë, ku labradori krejt pa shkak i nguli dhëmbët Mamaja e saj thotë që nuk ka parë ndonjëherë gjë më të tmerrshme dhe që vajza e saj të mos ndihet keq ka hequr çdo pasqyrë nga shtëpia. E vogla ishte në shtëpinë e tezes së saj në një fermë kur ndodhi sulmi i frikshëm.

Lexo më Shumë

Emisioni më i shikuar informativ në Kosovë, “Frontal” , këtë javë do të ketë një termin tjetër.Për shkak të skemës programore, emisioni, nga e hëna deri të premten e ardhshme, do të fillojë nga ora 16:00. Sot, Frontal do të qëndrojë  në qytetin e Lipjanit. Në debat do të përballen kandidatët për deputetë të subjekteve të ndryshme politike, nga ky qytet.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-30T13:39:44+02:00 15 tetori pritet të jetë një datë pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Agjencia amerikane e lajmeve, Blumberg, raporton se dy vendet do të çelin negociatat për anëtarësimin me BE-në në bazë të një projektdeklaratë të ministrave evropianë. “Duke marrë parasysh progresin e arritur me reformat, BE vendos të hapë negociatat për anëtarësim me qeveritë e Tiranës dhe Shkupit,” njofton Blumberg. Sipas prestigjozes amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka. Qeveritë perëndimore vijojnë të kenë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.O. dhe A.O. për shkak të veprës penale Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 268 par. 1 lidhur me par.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve F.O. dhe A.O iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të…

Lexo më Shumë