Emisioni më i shikuar informativ në Kosovë, “Frontal” , këtë javë do të ketë një termin tjetër.
Për shkak të skemës programore, emisioni, nga e hëna deri të premten e ardhshme, do të fillojë nga ora 16:00.
Sot, Frontal do të qëndrojë në qytetin e Lipjanit.
Në debat do të përballen kandidatët për deputetë të subjekteve të ndryshme politike, nga ky qytet.




