Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezër shqiptarë, të cilët u përleshën me mjete të forta jashtë ambienteve të një diskoje. Ngjarja e tupshme ka ndodhur në qytetin italian të Brescias.
Siç raportojnë mediat fqinje, gjithçka ndodhu rreth orës 2 të mëngjesit, ku një prej vëllezërve shqiptarë, pas një debati të ashpër me fjalë, qëlloi me mjete të mprehta një 30-vjeçar italian.
Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë nën akuzë për sulm me dashje me thikë, ndaj 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se sherri kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë me gjasë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai më i vogël, shqiptari 22-vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi.
Më pas policia bëri ndalimin e dy shqiptarëve të cilët u shoqëruan për në ambientet e policisë.




