Rreth 20 kangurë janë mbytur në Australi nga një person i dyshuar, i cili besohet se i ka goditur qëllimisht kafshët e gjora dhe ka ikur. Lajmin e bëri të ditur policia australiane.
Banorët e Turas në rajonin “New South Wales”, u zgjuan në mëngjes dhe në rrugë panë trupat e kafshëve të ngordhura.
Hetuesit policorë thanë se vrasja e kafshëve është shkaktuar nga disa veprime të keqtrajtimit.
“Policia beson se rreth 20 kangurë janë ndjekur nga një veturë rreth orës 10 e 30 minuta të mbrëmjes”, tha një zëdhënës.
Disa kangurë ishin të lënduar rëndë, por ende nuk kishin ngordhur.
“Njerëzit ishin të tmerruar. Kur i morëm kafshët dhe i vendosëm në kamion, kjo pamje ishte zemërthyese”, tha një vullnetar i Shërbimit për Shpëtimin e Kafshëve.
Dyshohet se sulmuesi i kafshëve ka vendosur drita të mëdha në veturë për t’ua pamundësuar shikimin kafshëve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.




