Tajlanda mund të jetë vendi i ardhshëm i Azisë juglindore që e ndërron kryeqytetin pasi kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha la të kuptohet se një gjë e till mund të bëhet realitet gjatë mandatit të tij.I frymëzuar nga shtetet fqinje, Birmania dhe Indonezia, kryeministri tajlandez tha se ndërrimi i kryeqytetit mund t’i ndihmojë Bankokut që t’i përballojë sfidat urbane, të cilat po rriten çdo ditë e më shumë. Njësoj si Xhakarta e Indonezisë, Bankoku po përballet me mbingarkesë, ndotje të ajrit, rritje të nivelit të detit dhe tollovi të mëdha në trafikun rrugor. Gjatë fjalimit në një konferencë, gjenerali…
Author: almakos
Në lule të rinisë, i riu nga Kosova, Egzon Kryeziu, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë.Ai ishte i fejuar. Përmes një mesazhi të shkurtër ngushëllimi, në lamtumirën e Egzon Kryeziut, e fejuara e tij ka gjetur këtë mënyrë për të shprehur dhimbjen e madhe. Egzon Kryeziu u varros dje, i cili ndërroi jetë të shtunën në Stamboll ku shkoi për të mjekuar plagët, nga një aksident që pësoi pak muaj më parë. Egzon Kryeziu ishte i fejuar me Erblina Kamerolli. Në ditën e varrimit, ajo përmes një postimi të bërë në “story”, Instagram, ka publikuar një fotografi të Egzonit,…
Në nderim të ish-president të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve.Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00. Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota. Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë…
Të premten paradite në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shkruan sda.ch.Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj, (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje “nxjerrjen e dhjamit” përmes injektimit. Mjekja ofronte edhe ndërhyrje tjera si fryrje të buzëve dhe të ngjashme. Nga hetimet që ka zhvilluar Policia Kantonale, ka lindur dyshimi se mjekja në fjalë po ofronte shërbime në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me rastin e kontrollimit të bërë,…
Forcat ajrore të Turqisë të dielën raportuan të kenë rrëzuar në tokë një dron të paidentifikuar në kufirin e saj me Sirinë.Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pasi dyshohet se shkeli hapësirën ajrore turke gjashtë herë, tha ministria e mbrojtjes. Sipas raportimeve, mjeti ajror pa pilot (UAV) arriti në perëndim të qytetit kufitar Kilis, në Turqinë juglindore, rreth 70 kilometra (43 milje) në veri të Alepos në Siri. 28 Eylül 2019 tarihinde Suriye sınırında hava sahamızı 6 kez ihlal eden ve kime ait olduğu henüz belirlenemeyen İnsansız Hava Aracı (İHA), İncirlik’ten kalkan iki adet F-16 uçağımız…
Kosova nuk ka dosje të pedofilëve, pavarësisht se janë dhjetëra raste të tilla.Gjatë viteve të fundit në Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për pedofili. Mirëpo, për ta nuk ka ndonjë bazë të të dhënave si mekanizëm mbrojtës për fëmijët, siç e kanë shumë vende perëndimore. Viktimë e dhunës seksuale është edhe një 13 vjecare e cila ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga një person 10 vjet më i madh. Ekspertët, krijimin e këtyre dosjeve po e shohin si të domosdoshme, raporton Klan Kosova. “Më ka shty në krevat dhe unë tani unë e kam shty, atëherë kam…
Sikurse mësuesit, infermierët, nënat, torturuesit – nën sundimin e grupit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL, i njohur gjithashtu si ISIS) – edhe gratë luanin role të rëndësishme në organizatë, disa si pjesëmarrëse me dëshirë, të tjera si viktima të detyruara.Kështu, përmes një serie dëshmish të rralla, gratë nga Siria dhe Iraku kanë ndarë atë që ishte jeta e përditshme nën grupin e armatosur. Rrëfimet e tyre zbulojnë një organizatë që është brutale dhe pa kompromis, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi. Gratë merreshin me punët e tyre ndërsa policia fetare patrullonte rrugët, duke kërkuar njerëz që thyen kodet…
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së.Dikush i vodhi 11 telefona të pacientëve. Ka një muaj që Greta Kaqinari cdo ditë shkonë në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK. Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së dielës mori një telefonatë shqetësuese. Kaqinari thotë se telefoni i të shoqit u vodh rreth orës 23:00 të së shtunës, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq, sipas informatave që ka ajo, nëpër dhoma të ndryshme të klinikave të QKUK-së u vodhën gjithsejtë 11 celularë. [embedded content]
Ka shkuar në 30 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që e goditi provincën lindore të Maluku-t në Indonezi. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, ndërsa bëhet e ditur se mijëra persona po vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e strehimit.Tërmeti me magnitudë prej 6.5 shkallësh të Rihterit e goditi pjesën lindore të Indonezisë të enjten, me ç’rast i dëmtoi qindra shtëpi, ndërtesa publike dhe infrastrukturën, përfshirë urën kryesore në qytetin Ambon. Zyrtarët fillimisht kishin raportuar se tërmeti i ka shkaktuar 20 viktima, ndërsa besohet se shumica e njerëzve kanë vdekur nga shembja…
Truproja e mbretit saudit Salman u qëllua dhe u vra në një përballje personale, njoftuan media shtetërore e Arabisë Saudite.Gjeneral Abdulaziz al-Fagham u vra në qytetin portual të Jeddah, ku qeveria lëviz gjatë muajve të verës, njoftoi televizioni al-Ekhbariya. Agjensia shtetërore SPA tha se al-Fagham u vra pasi vizitoi shtëpinw e njw miku. Ai u qëllua atje nga një person tjetër, i cili gjithashtu plagosi dy të tjerë. Sulmuesi u vra më vonë në një përleshje me forcat e sigurisë, ku pesë anëtarë të kwtyre tw fundit u plagosën, njoftoi SPA, pa specifikuar detaje të tjera. Gazeta e përditshme Okaz…
Mediet e huaja i kanë kushtuar një shkrim ricklimit të mbeturinave nga komuniteti romë në shtetin e Kosovës.Shkrimi fillon tregimin e familjes Maksuti. Sapo lind dielli, gjashtë fëmijët së bashku me dy prindërit fillojnë rrugëtimin nëpër çdo pjesë të kryeqytetit për të kërkuar copëza të metalit dhe plastikës nëpër mbeturina. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e ushtrisë që bënë punën e rëndë të riciklimit në Kosovë. “Ne fillojmë në ora 7 të mëngjesit dhe kërkojmë nëpër kontenjerë tërë ditën”, thotë Bujar Maksuti. Menaxhimi kuturu i shtetit për mbeturina është një nga rreziqet ambientaliste që po cënon këtë pjesë…
Pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, ky i fundit ka reaguar duke treguar përsëri se pas incidentit Abazi ka respektuar procedurat duke pritur policinë dhe duke deklaruar në staconin e policisë në Fushë-Kosovë.Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes tha se procedurat tjera i takojnë institucioneve përgjegjëse si policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi ata që e përkrahën dhe besuan në institucionet e drejtësisë. Krejt në fund tha se përgjigjja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk durojnë dijen është kandidati…

