Mediet e huaja i kanë kushtuar një shkrim ricklimit të mbeturinave nga komuniteti romë në shtetin e Kosovës.
Shkrimi fillon tregimin e familjes Maksuti. Sapo lind dielli, gjashtë fëmijët së bashku me dy prindërit fillojnë rrugëtimin nëpër çdo pjesë të kryeqytetit për të kërkuar copëza të metalit dhe plastikës nëpër mbeturina. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e ushtrisë që bënë punën e rëndë të riciklimit në Kosovë.
“Ne fillojmë në ora 7 të mëngjesit dhe kërkojmë nëpër kontenjerë tërë ditën”, thotë Bujar Maksuti.
Menaxhimi kuturu i shtetit për mbeturina është një nga rreziqet ambientaliste që po cënon këtë pjesë në kënd të Europës. Hudhja e mbeturainve pa vend ka bërë që të kontaminohet toka.
Gjithsesi kjo temë merr shumë pak vëmendje.
Njejtë të harruar janë edhe kjo kategori e shoqërisë që bëjnë punën kryesore të riciklimit të mbeturinave në Kosovë. Puna e tyre është me pak përfitime, e rrezikshme dhe mosmirënjohëse.
Shumica e këtyre personave që bëjnë këtë punë vijnë nga komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptas që përbëjnë gati 2% të popullësisë në Kosovë që dominohet mbi 90% nga shqiptarët.
Në mungesë të kontratave formale, shto edhe diskriminimin që i bëhet këtij komuniteti në kërkim të punëve, mbledhësit e skrapit shpesh shfrytëzohen nga kompanitë që blejnë atë që këta mbledhin dhe e eskportojnë.

Shumica e këtyre mbledhësve marrin diku 50-100 euro në muaj, një e pesta e rrogës mesatare në Kosovë.
Por një industri që gjeneron rreth 40 milionë euro çdo vit në eksporte, përfitimet e firmave janë shumë më të mëdha sipas NGO. Ata po ashtu shtojnë se disa nga këto përfitime mund të përdoren që të ndihmojnë këto komunitete që të dalin nga varfëria.
-Kurthi i varfërisë-
E ndytë dhe e rrezikshme, kjo punë po ashtu i mabn romët dhe minoritetet tjera të margjinalizuara.
“Të punosh në reciklime nuk është një punë e ndershme… ju punoni së bashku me mbeturina”, thotë Bashkim Ibishi nga BGO Advancing Together, që angazhohet për përfshirje sociale në Kosovë.
“Gjithashtu kjo ushqen paragjykimet ndaj komuniteteve”, thotë ai.
Shumë fëmijë ndihmojnë prindërit e tyre, duke humbur kështu shkollën dhe duke vazhduar ciklin e varfërisë.

Sipas UNICEF’it, 17% e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas punojnë. 60% jetojnë në varfëri të skajshme, dhe së paku një e treta e vajzave nuk përfundojnë edukimin primar.
Reciklimi poashtu rrezikon shëndetin e këtyre personave të cilët nuk kanë pajisjet e duhura që të merren me këtë punë.
Maksutët, që kalojnë një pjesë të madhe të vitit në Shqipëri po vijnë në Kosovë gjatë verës për të punuar, dërgojnë fëmijët më të mëdhenj që të gërmojnë nëpër mbeturina në lokacione tjera, derisa fëmijët më të vegjël i shikojnë dhe mësohen.

“Ne mbajmë fëmijët e vegjël largë që të mos sëmuren”, thotë Maksuti, që përdor një karrocë për të transportuar skrapet.
Sikur shumica e kolegëve të tyre, Maksutët nuk kanë në pronësi ndonjë mjet të motorizuar dhe duhet që të paguajnë një kamion që të transportojnë gjetjet e tyre. Kjo ju kushton atyre gati gjysmën e fitimit.
Në raportin e fundit të vitit 2018, Agjencia për Mbrojtje të Ambientit në Kosovë thotë se sistemi i tanishëm i menaxhmentit të mbeturinëve është i paqëndrueshëm ambientalisht.
Po ashtu thotë se më pak se 60% e shtëpive janë të mbuluara nga koleksioni i mbeturinave, shumë shtëpi thjesht i djegin mbeturinat e tyre apo i hedhin ilegalisht, duke dëmtuar kështu shëndetin njerëzor, ujin, ajrin dhe biodiversitetin.
Shpesh, mbetjet e rrezikshme nuk trajtohen veçant. Kështu ato përbëjnë rrezik për ujërat tokësorë dhe toakt pjellore rreth Kosovës.
“Fatkeqësisht, menaxhmenti i mbeturinave nuk konsiderohet prioritet”, thuhet në raport duke shtuar se fondet e limituara vetëm sa e përkeqësojnë situatën.
Kosova po ashtu reciklon vetëm 5% të mbetjeve në vend se të recikilojë së paku një të tretën, thotë Instituti për Zhvillim.
Albert Kinolli, një deputet romë nga parlamenti i kaluar, thotë që shumë bëjnë këtë punë nga dëshpërimi.
“Romët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të mbijetojnë duke kërkaur nëpër kontenjerë dhe duke mbledhur mbeturina”, ka thënë ai.
“Përpjekjet për të luftuar këtë dukuri janë ndalaur pasi që ra qeveria në verë”, shton Kinolli.
Në ndërkohë, familjet sikur ajo Maksuti vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë duke sjellur vetëm 8 eruo në ditë në shtëpi.
“Tetë euro janë para të mëdha. Ato janë të ardhura të mëdha për mua”, thotë Bujar Maksuti. /AFP/ /Express/




