Pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, ky i fundit ka reaguar duke treguar përsëri se pas incidentit Abazi ka respektuar procedurat duke pritur policinë dhe duke deklaruar në staconin e policisë në Fushë-Kosovë.
Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes tha se procedurat tjera i takojnë institucioneve përgjegjëse si policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës.
Ai gjithashtu falënderoi ata që e përkrahën dhe besuan në institucionet e drejtësisë.
Krejt në fund tha se përgjigjja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk durojnë dijen është kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.




