Alsat 2019-09-29T16:09:30+02:00
Ekipe të palombarëve nga shoqata të ndryshme ekologjike, nga fundi i lumit Vardar kanë nxjerrë goma dhe gjësende tjera. Për më pak se dy orë në bregun e lumit nën urën “Goce Dellçev”, janë grumbulluar rreth 50 goma makinash. Nga OJQ “Mos u bëjë mbeturinë”, alarmojnë se vetëdija tek kompetentët për mbrojtjen e ambientit jetësorë në qytet është në nivel shumë të ulët. Në aksionet ekologjike marrin pjesë edhe qytetarë të ndërgjegjshëm, por aktivistët thonë se ata shpesh problemin e adresojnë në vend të gabuar. Aktivistët njoftuan se gomat do të përdoren për nevojat e Kopshtit Zoologjik të Shkupit.
Loading…




