Author: almakos

Një grua ka raportuar në Policinë e Pejës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer mëRasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Ymer Basha në Pejë, ku ankuesja ka njoftuar në polici se nuk di ku gjendet vajza e saj. “Ankuesja femër K-Rome ka informuar se e bija e saj viktima femër K-Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Në Gjermani është shënuar për herë të parë një rast i virusit të Nilit Perëndimor. Shkencëtarët besojnë se rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale ka ndikuar që mushkonjat të përhapen në pjesën veriore të planetit.Autoritetet shëndetësore gjermane njoftuan për personin e infektuar me këtë virus nga mushkonjat, i cili është rasti i parë në vend. Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi se personi i infektuar me këtë virus është sëmurë më vonë me encefalitis, i cili përfshin ënjtjen e trurit dhe paraqet rrezik për jetë. Virusi i Nilit Perëndimor për herë të parë ishte zbuluar në Ugandë…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes së Sllovakisë, tha se gjatë stërvitjeve është rrëzuar një avion Mig-29, i prodhuar nga sovjetikët. Ministria tha se piloti arriti që të dalë nga avioni pak kohë para rrëzimit.Avioni ushtarak u rrëzua në afërsi të qytetit Nitra, që gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Bratislavës. Ministria e Mbrojtjes tha se piloti është dërguar në spital, duke shtuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas këtij incidenti, Sllovakia vendosi që të ndalojë fluturimin e Mig-29, derisa të përfundojë hetimi lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit më 28 shtator. Më 2018, Sllovakia…

Lexo më Shumë

Togu për kërkim në male, kompania e kërkim-shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar ne fshatin Mushnikovë të Komunës së Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur nga data 26 shtator.Personi i zhdukur është një grua e kombësisë serbe, mosha 69-vjeçe, emri Bozhidarka Gjorgjeviq. Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male.  Operacioni është ndërpre në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes. Operacioni është duke u zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokalë.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-29T11:22:03+02:00 Nisma Qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me palombarë të “Akuatek” nga Ohri, shoqata speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe shoqata “Ribar 2011”, sot do të nxjerrin nga lumi gomat e hedhura të automjeteve. Aksioni fillon në urën “Goce Dellçev” dhe është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator. Nga kjo nismë qytetare i bëjnë apel qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet. Loading…

Lexo më Shumë

Gjykata e Anglisë ka dënuar me burgim të përjetshëm një nënë, e cila akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj në maj të këtij viti.Sarah Barras pranoi krimin në seancën gjyqësore për vrasjen e dy fëmijëve të saj si dhe kishte planifikuar dhe vrasjen e katër fëmijëve të tjerë. Sëbashku me Sarah ishte dënuar dhe një pjesëtar i familjes së saj për moskallëzim të krimit. Vendimi do të hyjë në fuqi në 12 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore nuk u dha detaje mbi vrasjen e vëllezërve në maj. Sipas asaj që raporton The Sun të dy fëmijët…

Lexo më Shumë

Uragani “Lorenzo” e ka arritur shkallën e pestë të forcës së stuhisë përderisa po lëvizte nëpër Oqeanin Atlantik të shtunën në mbrëmje.Kjo stuhi ka krijuar një shtresë të trashë të reve dhe një qendër të fuqishme. Ajo po vlerësohet si një ndër stuhitë më të fuqishme të viteve të fundit. “Stuhia e madhe dhe e fuqishme e kategorisë së pestë, Lorenzo, është bërë uragani më i fuqishëm deri tash në pjesën veriore dhe lindore në Atlantik”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Ky institucion njoftoi se stuhia pritet të dobësohet në mbrëmjen e së dielës. Sidoqoftë, stuhia ende…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2018, janë regjistruar 65 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat, bazohen në shënimet e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku thuhet se gjatë vitit 2018, kanë lindur 9.985 foshnje, prej të cilave 65 nga nënat e moshës jo madhore.Ndërkaq, gjatë këtij viti, në periudhën janar – 26 shtator, kanë lindur 7.176 foshnje, ku prej tyre 26 foshnje nga nënat e moshës jo madhore. Jo rrallë, sociologë dhe psikologë kanë ngritur si temë çështjen e edukatës seksuale si lëndë që do të duhej të përfshihej në shkolla. Por, deri më tani, Qeveria…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-29T10:37:54+02:00 Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OJQ-në “E ardhshme e shëndetshme”, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Parkun e Qytetit organizon shënimin e 29 Shtatorit, Ditës Botërore të Zemrës nën moton “Bëhu Hero i Zemrës, bëj një premtim “. Qëllimi, siç informon Instituti, është për të përkujtuar rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm dhe ekzaminimet e rregullta parandaluese për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme … Qytetarëve të pranishëm do t’i matet sheqeri në gjak dhe kolesteroli, tensioni i gjakut, indeksi i masës trupore të matur me…

Lexo më Shumë

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit të dielën. Në anën tjetër, qeveria njoftoi se kryetarja e qytetit, Carrie lam, do të largohet nga ky vend më 1 tetor, kur shënohet përvjetori i pavarësisë së Kinës.Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në distriktin tregtar erdhën pas një nate të dhunshme dhe protestave të vazhdueshme që filluan muaj më parë në qytetin e kontrolluar nga Kina. Disa dyqane u mbyllën para fillimit të protestës, ndërsa shërbimi i metros gjithashtu njoftoi se do t’i pakësojë linjat e trenave. Protestuesit brohorisnin thirrje kundër Kinës dhe bënë thirrje për plotësimin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-29T10:27:56+02:00 Të paktën dy persona humbën jetën të shtunën pasi vagoni i një treni në parkun e lojërave në Meksiko City u rrëzua në tokë. Dy persona të tjerë u plagosën nga aksidenti në parkun argëtues “La Feria Chapultepec”, thanë zyrtarët vendas. Dëshmitarët okularë thanë se viktimat ranë nga karroca e fundit e rrotulluesit Chimera në park. Parku popullor u mbyll menjëherë pas incidentit, dhe autoritetet tani po hetojnë shkakun e aksidentit. “Kjo tani është në duart e prokurorëve, të cilët tashmë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për një hetim,” tha Miriam Urzua, një zyrtare nga organizata e mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Protestuesit anti-qeveritarë në Serbi dolën në rrugë për herë të 43-të me radhë të shtunën.Ata u mblodhën para Universitetit të Beogradit për shkak të dyshimeve se ministri i financave, Sinisa Mali, ka bërë plagjiaturë me rastin e mbrojtjes së doktoratës. Studentët po kërkojnë qe 12 ditë që të bëhen publike gjetjet e një këshilli universitar në lidhje me rishikimin e doktoratës së ministrit. Në maj të këtij viti, ky këshill kishte vendosur në mënyrë kundërthënëse se teksti i diplomës së ministrit nuk e arrin shkallën e plagjiaturës. Dyshimet për këtë çështje kishin nisur para disa vjetësh, kur një grup ekspertësh…

Lexo më Shumë