Alsat 2019-09-28T19:29:16+02:00 Ka përfunduar takimi mes drejtuesve të pushtetit qendror dhe lokal me banorë e Idrizovës për zgjidhjes e problemit me mësimin në gjuhën shqipe. Banorët kanë marrë premtimin për ndërtimin e një shkolle të re për të gjithë nxënësit. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe kreu i komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski njoftuan se takimet do të vazhdojnë ditëve në vijim me qëllim që sa më parë të gjendet zgjidhje edhe për 11 nxënësit të cilët aktualisht nuk vijojnë mësimin në asnjë shkollë. [embedded content] Loading…
Author: almakos
Katër partive u janë shqiptuar gjoba, në vetëm katër ditë fushate nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.Lista Serbe, Nisma Socialdemokrate, koalicioni AAK-PSD dhe LDK-ja, janë partitë të cilat u dënuan, që në ditët e para të fushtës. Sipas PZAP-së, gjatë viteve të mëhershme partitë i kanë paguar ato gjoba janë shqiptuar. Është dita e katërt e fushatës zgjedhore. Për këto ditë, katër parti politike janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa Lista Serbe është dënuar me 30 mijë euro gjobë, 2 mijë e 500 euro Nisma Socialdemokrate, Koalicioni AAK-PSD me 6 mijë euro dhe LDK-ja me 11…
Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, që do të zhvillohet të hënën.”Presidenti rus Vladimir Putin, ai italian Sergio Mattarella dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë ndër ata që pritet të marrin pjesë”, tha sot Elizeja. Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjithashtu njoftuan se do të jenë të pranishëm. ”Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder pritet gjithashtu”, sipas Elizesë. Në vitin 2003, Chirac mbështeti Schroeder në luftën e tij kundër planeve të ish-presidentit amerikan George W. Bush për pushtimin e Irakut. E…
Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, nga një tubim me qytetarë në Pejë i ka kthyer përgjigje kryetari të LDK’së, Isa Mustafës, i cili sot gjatë ditës e quajti si një politikan të dështuar.Kjo polemikë mes Mustafës e Veselit ka filluar pas deklaratave të këtij të fundit, i cili tha se një koalicion në mes të LDK’së dhe Vetëvendosjes do të jetë koalicion i izolimit dhe ngecjes në luftën kundër korrupsionit. Veseli në reagimin e tij i ka përmendur Mustafës dosjet të cilat Lëvizja Vetëvendosje ia pat dorëzuar në Prokurori. “Nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion…
Një ngjarje e rëndë ndodhi në një cirk në Angli, ku një akrobat u pengua gjatë numrit të tij dhe humbi jetën.Khalid, një interpretues nga Maroku, 27-vjeç, ndërsa po performonte numrin e quajtur “rrota e vdekjes”, sapo kishte hipur në kafazin metalik që rrotullohet, si pjesë e aktit final, kur humbi kontrollin dhe ra, ku u përplas edhe me një pengesë metalike. Të pranishmit menduan se e gjitha ishte pjesë e numrit derisa disa akrobatë të tjerë i shkuan atij në ndihmë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Të pranishmit në cirk treguan se e gjithë…
Në janar të këtij viti, 27-vjeçari Egzon Kryeziu nga Prishtina kishte marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident rrugor që kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.Pas nëntë muajsh luftë me jetën, Kryeziu ka vdekur në një prej spitaleve të Stambollit në orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit, shkruan Gazeta Express. Sipas njoftimit të familjes trupi i pajetë i Egzonit do të varroset nesër më 29 shator në varrezat e Dragodanit (Prishtinë) në kohën kur falet namazi i drekës. [embedded content]
Të premten paradite në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shkruan sda.ch.Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj, (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje “nxjerrjen e dhjamit” përmes injektimit. Mjekja ofronte edhe ndërhyrje tjera si fryrje të buzëve dhe të ngjashme. Nga hetimet që ka zhvilluar Policia Kantonale, ka lindur dyshimi se mjekja në fjalë po ofronte shërbime në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me rastin e kontrollimit të bërë,…
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, gjatë një vizite që ka pasur në Mal të Zi, ka thënë se është i bindur që presidenti malazias, Milo Gjukanoviq, do ta tërheq njohjen për Republikën e Kosovës.Sipas tij nëse do ta merrte një vendim të tillë Gjukanoviq do të kthehej në rrugë të drejtë. “Jam i bindur se Gjukanoviq do ta tërheq njohjen për shtetin e rremë të Kosovës dhe do të kthehet tek vlerat e vërteta”, ka thënë Irinej, shkruan N1. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë disa ceremonive kishtare në Budva, organizime në të cilat nuk kishte marrë…
Një bashkatdhetar që jeton në Zvicër, ka gjetur 500 euro.Ismet Dakaj, ishte nisur për pushime në Kosovë, ndërkaq në Aeroportin e Bazelit kishte gjetur një zarf me mbishkrimin “Dades”. Ai, ka vendosur të ia kthej personit që i kanë humbur paratë. Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka apeluar për të gjithë ata që kanë informata për personin e parave ta lajmërojnë atë. “Unë Ismet Dakaj mbrëmë duke ardh në pushime në Kosovë kam gjetur këtë zarf me mbishkrimi Dadës, në të ishin 500 euro, fluturimi është bërë nga Baseli për në Prishtinë, ju lutem kush keni…
Prokurorët thanë se Frank Naas ka qenë i dënuar tre herë për përdhunime që datojnë nga viti 1985Policia gjermane tha se një burrë i moshës 52-vjeçare, i dyshuar për vrasjen e dy grave, është arrestuar pas ndjekjes dy ditore në të cilën ishin përfshirë 200 policë, një helikopter, qen nuhatës dhe dronë, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëvendës shefi i policisë në Goettingen, Gerd Lewin sot deklaroi se policët kapën burrin, të identifikuar si Frank Naas, në një restorant për ushqime të shpejta në qytetin e Gjermanisë qendrore të premten vonë. Lewin tha se i arrestuari dyshohet për vrasjen e një…
Alsat 2019-09-28T16:33:41+02:00 Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e aleancës. Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë…
Një aksident ka ndodhur në fshatin Gllobar (Tërstenik) të Drenasit në mes të një traktori dhe një makine.I lënduar nga ky aksident ka mbetur shoferi i cili ka qenë duke e drejtuar traktorin. Si pasojë e përplasjes traktori është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. ”Rreth orës 13 e 35 ka ndodhur një aksident në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

