Author: almakos

Lëvizja Vetëvendosje po akuzon koalicionin NISMA-AKR se ka filluar të shpërndajë pako ushqimore për përfitim votash. Disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale shihen pako ushqimore në një lokacion në lagjen Ulpiana në Prishtinë ku janë parë edhe fletëvotime për të votuar koalicionin NISMA-AKR-PD me kandidatë për deputetë. Gazeta Express ka kontaktuar zyrtarë të NISMA-s dhe AKR-së për të marrë një deklaratë nga ta. Zyrtarë nga AKR kanë mohuar që janë duke shpërndarë ushqim për vota ndërsa nga partia NISMA nuk janë përgjigjur, shkruan Gazeta Express.Kur kanë mbetur edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve, partitë politike janë mobilizuar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj në vizitë në Serbi për dy ditë njoftoi sot Ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgic. Në Neë York ku ishte si pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic kishte thënë se Erdogan i gëzohet mikpritjes tradicionale serbe.Ambasadori i Turqisë, Tanju Bilgic, njoftoi sot për vizitën e presidentit turk deri sa ishte në takim me Këshillin Nacional Boshnjak në Sanxhak. Nënkryetari i Këshillit Boshnjak, Fuad Bacicanin tha pas takimit me Ambasadorin turk se pas takimit ku ishin prezent dhe përfaqësuesit e agjencisë TIKA, se Erdogan…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-28T12:59:28+02:00 Në margjinën e seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Kamais Zinai nënshkruan një Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Dimitrov, siç njoftojnë nga MPJ, nënshkroi gjithashtu një protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike edhe me homologun e tij armen, Zohrab Mnacakanjan. “Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Tunizisë do të vendosen në dialog politik dhe në krijimin e mundësive për intensifikimin e këmbimit ekonomik dhe kulturore, si de të bashkëpunimit në planin multilateral, citohet në njoftimin e MPJ-së. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike…

Lexo më Shumë

A ka garë armatimi mes shteteve të Ballkanit apo vetëm po modernizojnë kapacitete ushtarake, apo po përshtaten shtetet anëtare po i përshtaten NATO standardeve.Serbia bleu 30 tanke moderne ruse E72, kroatët harxhuan 30 milionë vetëm për remont të fluturakeve, hungarezët zotuan 500 milionë euro në raketa e helikopterë, rumunët me sistem balistike “Patriot”, Bullgaria bleu 8 aeroplanë luftarak amerikanë F16. Përveç tankeve moderne ruse Serbia bleu edhe 6 aeroplanë luftarak rus MiG që arritën në Serbi në fund të gushtit. Duke ju falënderuar politikës gjoja se neutrale ushtarake të Serbisë këta po blejnë armatim në ‘perëndim’ e ‘lindje’. Deri në…

Lexo më Shumë

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi më 28 shkurt të vitit 1998, në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të KosovësGjatë kësaj lufte u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’së e të tjerët qytetarë të thjeshtë si dhe ishin të zhdukur rreth 5 mijë njerëz. Në tërë Kosovën kishte luftë ashtu si edhe në territorin e Suharekës, konkretisht në fshatrat Duhël, Bllacë, Budakovë, Maqitevë ku ishin zhvilluar luftime të ashpra të UÇK’së me forcat serbe. Njëra ndër aksionet më…

Lexo më Shumë

Një infermiere është sulmuar fizikisht në Fushë Kosovë deri sa ishte duke e kryer punën.Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. “Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 27.09.2019-19:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa kishte  kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke  tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare–infermiere”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’.

Lexo më Shumë

Një takimi i Komisionit Ligjor në kuvendin e Gjeorgjisë është kthyer në kaos pasi një deputete vendosi ta marrë drejtësinë në duart e saj, duke e goditur në fytyrë një koleg të saj. Ajo e bëri këtë veprim pasi u ndie e fyer nga komentet e deputetit.Deputetja Eka Beselia tha se ishte e detyruar ta përdorë dhunën në seancën e së enjtes pasi kolegu i saj, Vano Zardiashvili, bëri komente lidhur me moralin e saj pas publikimit të një videoje për jetën e ligjvënëses. Beselia, njëra nga deputetet e pakta në kuvendin e mbizotëruar nga burrat, tha para gazetarëve se…

Lexo më Shumë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente.Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 27 të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale. Policia po ashtu gjatë kësaj të premte ka shqiptuar 1 mijë e 508 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Ndërkaq, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar edhe 19 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Një person në fshatin Zebincë të Novobërdës, ka rrezikuar jetën e zyrtarëve të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP), pasi këta të fundi ja konfiskuan drunjtëPolicia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar në Zebincë, i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK’së. Sipas raportit 24 orësh thuhet se ky veprim i të dyshuarit ka ardhur pasi që zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi kishte tentuar të sulmojë fizikisht infermieren, shkruan Gazeta Express.I dyshuari mashkull K/Shqiptar deri sa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër K/Shqiptare-infermiere. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Express/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-28T11:03:53+02:00 Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar në Bllacë është arrestuar një shtetas i Kosovës nën dyshimin se ka falsifikuar numrin serik të makinës. “Më 27.09.2019 ora 16:00 në vendkalimin kufitar në Bllacë është privuar nga liria B.SH. (65) nga Kosova, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “falsifikim të dokumentit” dhe “përdorim të dokumentit të rremë”. Ai dyshohet se ka falsifikuar numrin serik të një veture të markës Golf me targa të Kosovës. B.SH. është dorëzuar në Stacionin Policor të Çairit për procedura të mëtejshme”-thonë nga MPB.…

Lexo më Shumë

Joann Cunningham nga Shtetet e Bashkuara po akuzohet për vrasjen e djalit të vet 5 vjeç. Ajo gjatë një interviste në burg tha se kurrë nuk do ta lëndonte atë. Trupi i vogëlushit u gjet i varrosur në një fushë pranë shtëpisë tri ditë pasi prindërit e kishin shpallur të zhdukur.Ajo dhe burri i saj u arrestuan në muajin maj pasi trupi i djalit të tyre u gjet i varrosur në një fushë në Illinois të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nëntë ditë para se të varrosej. Çifti u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave…

Lexo më Shumë