Një tjetër akuzë ka ardhur për ish-kryeministrin e njohur të Italisë, Silvio Berlusconi.Prokuroria e Firenzes ka ngritur një akt-akuzë për Brelusconi-n për tentativë vrasjeje. Sipas la Republika Berlusconi ka tentuar të vrasë gazetarin Maurizio Costanzo i cili në datën 14 maj të vitit 1993 i shpëtoi një shpërthimi me bombë në Romë. “Midis krimeve të pretenduara nga prokuroria e Firences ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi është edhe sulmin e dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo, i cili më 14 maj 1993, shpëton nga shpërthimi i një makine me bombë në Romë”- shkruan La Republica. Ish-kryeministri italian akuzohet për disa krime të rënda,…
Author: almakos
Anija e shpëtimit të Frontex që ishte një prej tre anijeve që mbërriti e para në vendin e tragjedisë, mundi të shpëtonte 12 prej 19 personave që ranë në det pasi varka me të cilin ishin nisur nga brigjet turke drejt atyre greke u përmbys nga pesha e madhe pranë ujërave të ishullit Oinouses në detin Egje.Por shtatë të tjerët ,prej të cilëve ,një foshnje disa muajshe, katër femije deri në 11 vjeç dhe dy gra kanë gjetur vdekjen. Ishin të gjithë pjestarë të dy familjeve intelektuale, prej të cilëve disa profesorë dhe dy gjykatës nga Turqia që u larguan…
Mbahet Kursi për Administratoret e Sportit për Federatën e Ragbit të Kosovës dhe Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës. (Hotel “Sirius”, nga ora 09:00 deri në ora 18:00)Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i zhdukjes së dy drejtorëve”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, ora 11:00) Koalicioni AAK-PSD mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të AAK-së, ora 11:00) Partia FJALA mban tubim në Podujevë. (Sheshin “Ali Ajeti”, ora 11:00) Vetëvendosje mban tubim në Pdujevë. (Sheshin “Ali Ajeti”, ora 12:00) Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të…
Më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Prishtinën, kryeqyteti ende nuk e ka policinë komunale.Procedurat për themelimin e saj kanë mbetur peng i një udhëzimi administrativ, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka hartuar. Por, përgatitja e udhëzimit që përcakton formën e krijimit të policisë komunale dhe mënyrën e funksionimit të saj, sipas kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hasur në rezistencë të MPB-së dhe Policisë. Ahmeti thotë kryeqyteti nuk po kërkon kompetenca në zinxhirin komandues të Policisë, por vetëm patrullim nëpër lagje, në komunikacion dhe asistencë më të shpejtë ndaj…
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Kujtim Gashi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Gashi ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vendin tonë. Është tanimë e ditur se të gjitha partitë po aludojnë se do të mposhtin korrupsionin dhe nepotizmin që ka ngulfatur institucionet. Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, thotë se asnjë parti nuk mund t’i i luftojë dhe për këtë ka një fakt interesant. “Partitë tjera po flasin shumë për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, por ato…
Arabia Saudite nga e premtja ka njoftuar se do t’i hapë dyert për turistët ndërkombëtarë. Ky vendim që shihet edhe si historik për vendin, vjen pas reformave të vazhdueshme drejt ndryshimit të ekonomisë.Por kjo nuk vlen për të gjithë. Në fakt, viza turistike për në Arabinë Saudite mund të marrin vetëm qytetarët e 49 shteteve të botës. E 40 shtete janë tashmë nga Evropa. Por, për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka viza turistike. Ende nuk dihet se cilat janë kriteret që një shtet të kualifikohet si vend, qytetarët e të cilit mund të aplikojnë për viza turistike. Në…
Një surprizë e hidhur ia ka prishur shëtitjen në Romë dy turisteve japoneze.Kur kanë marrë në dorë faturën për dy pjata shpageta me fruta deti, nuk u kanë besuar syve: ajo shënonte 429 euro e 80 centë! Turistet e denoncuan episodin e pakëndshëm që u bë shumë shpejt viral në mediat sociale. Pronari i lokalit të ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian pretendon se çmimet ishin transparente dhe menyja, sipas tij, e qartë që në fillim. Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm shpageta por edhe peshk. “Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë,…
Austriakët do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën, me 29 shtator për të vendosur për përbërjen e parlamentit të ri.Në këto zgjedhje të cilat mbahen të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake e të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri. Për njërën nga 183 ulëset në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si dhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë). Drita Cacaj: Nëse nuk dilni në votime, mos u ankoni pastaj! Kandidatet…
Nëse zgjidhet, presidenti i Rrënjëve Shqiptare do të jetë anëtari i dytë në historinë e komunitetit në dhomën e ulët të legjislativit në Albany.Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ. Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306. Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit. Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin…
Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar në Viti ka thënë se ndryshimi kurrë s’ka qenë më afër.“Ka diçka ndryshe në këto zgjedhje – këdo që e takon nuk të thotë që ju do të fitoni, por: ne do të fitojmë. Kemi vendosur bashkë, kemi vetëvendosur, do të vetëvendosim me 6 tetor për të gjithë Kosovën”, ka thënë Kurti. “Këtë ndryshim gjithmonë e kemi synuar, sepse zgjedhjet nuk janë as për partitë as për liderët, por për juve. Lëvizja është e juaja, Qeveria e juaja, Kosova është e juaja. Ndryshimi që ne duam është ndryshimi…
Më shumë se 2 dekada më parë, i dehur, Nikolai Gromov pati një zënkë me gruan e tij Lyubov Petrovna duke e sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena. Kur i doli pija dhe u rikthye në shtëpi, ai nuk gjeti asnjeri. Mendoi se kishte kryer një krim të tmerrshëm.Në fakt, nënë e bijë kishin shkuar në spital për ndihmë mjekësore e më pas ishin zhvendosur në një adresë të re. Por Nikolai besoi se i kishte vrarë, ndaj dhe u zhduk në rajonin rus të Taiga, ku policia nuk do të mund ta gjente kurrë. Në Qershor të…
Një familje ka qëndruar për 9 muaj në aeroportin e Koresë së Jugut pasi atyre ju refuzua vendimi për azil.Ata u larguan nga shteti i Angolas pasi ishin persekutuar nga autoritetet për prejardhjen e tyre nga Kongo. Zyrtarët e emigrimit në aeroportin e Koresë së Jugut e refuzuan kërkesën e familjes për azil pasi pretendonin se ata kanë arsye ekonomike. Por, në një intervistë babai i familjes shprehu arsyet e largimit nga Angola. Ai punonte si taksist dhe gjatë punës ai kishte përplasur një makinë policie. Autoritetet e arrestuan dhe gjatë ditëve që ai ishte i izoluar, babai pretendon se…

